Shpërthen Manjani: Ministrat e Ramës kanë fjetur me dashnore në hotelin e Klement ..

Guest2

Antarë i Respektuar
ylli-manjani4-e1447704620416_2-483x350.jpg

Largimi i Manjanit e fut koalicionin qeverisës në një situatë krejt tjetër pak muaj para zgjedhjeve kur akoma të dyja partitë nuk e kanë rikonfirmuar vazhdimin e koalicionit edhe për zgjedhjet e 18 qershorit. Por ndërsa marrëdhëniet e tyre tensionohen, vetë Ylli Manjani sqaron të vërtetën për shkarkimin e tij, ndërsa thotë se edhe kësaj here e mori vesh nga mediat.


Në konferencën e lajmëruar fill pasi Rama firmosi urdhrin e shkarkimit, Manjani foli për përplasjet që kishte pasur me kryeministrin dhe akuzoi rëndë disa ministra të kabinetit të tij se kanë përdorur hotelin e Klement Balilit për të fjetur me dashnoret.

“Në Santa Quaranta ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Këto që po i them i dinë shumë mirë, dhe janë të dokumentuara nga shërbimet patrnere”.

Gjatë fjalës së tij, Manjani sqaroi se kryeministri Rama ka 6 muaj, që i bën presion Metës për “kokën” e tij.

“Që prej verës së kaluar kryeministri ka harxhuar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion. Jo mua, se mua s’më ka kërkuar deri në këtë çast asgjë. Por kryetarit të Kuvendit për mua, që të më shkarkonte, se unë flas pa leje në media. Pa i marrë lejë Fugës. Nuk është se kam ndonjë gjë me kryeministrin, se nuk është personale. Nuk dua ta bëj personale, por parimore. Po fole pa lejen e Fugës, ky është reagimi i kryeministrit”,- tha ai.

Akuzat e tij bëhen edhe më të forta kur thotë se, që ta kesh mirë me Ramën, duhet t’i japësh “ok” koncesioneve që ai të propozon dhe flet për një rast që e ka refuzuar.

“Po ndenjte urtë, po bëre ndonjë tender, ndonjë koncesion, je në rregull. Ne kemi debatuar në Qeveri, edhe për shkak të nuhatjes time profesionale, për disa praktika që unë i kam gjykuar si korruptive.
Ka një debat për një vendim që erdhi nga Ministria e Energjisë për të dhënë me koncesion ndriçimin e rrugëve, e kundërshtova, se ishte korruptive. Por qeveria e kaloi me dhunë, një ditë që unë nuk isha në mbledhje qeverie. Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja, dhe mos harrojmë e u rrah një biznesmen dhe u përzu nga Shqipëria. Kam marrë disa nisma për këtë çështje, por refuzohen në mënyrë të tmerrshme, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që është një nëpunës, nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë. Këto kanë qenë pak a shumë debatet. Por kryesorja ka qenë, pse flet në media”,- sqaroi Manjani.

Ai thotë më tej se deklarata e tij për kanabisin dhe për Balilin ka shtuar edhe presionin ndaj tij, që u finalizua sot me shkarkim.

“U shtua presioni mbi mua, ditën kur kam bërë deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë krejtësisht inkonjito, dhe si qytetar i shqetësuar për përhapjen e fenomenit, dhe nuk kisha asnjë paragjykim. Por kryeministri u indinjua, dhe detyroi dy ministra të flisnin ndaj meje. Nuk kam gjë, me ta, me ministrat, se ata janë gati të shkelin syrin, por jo të flasin hapur. Sot u bë largimi im. Unë e di pse. Pse fola për arrestimin e Balilit. Po kështu, ndodh se në “Santa Quaranta” ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Këto që po i them i dinë shumë mirë, dhe janë të dokumentuara nga shërbimet partnere. Kam marrë përgëzime nga vendet partnere për akuzat për situatën me kanabisin.
Nuk është krim të flasësh. Po në qeverinë gjermane sa herë flasin ministrat rrugëve. Po do flasë se ministri është personalitet politik, nuk është zëdhënës shtypi”,- vijoi Manjani.

“Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar, do ndihesha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. Unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi, dhe as përgjegjësitë për bizneset e paligjshme në kushtet e trafikut. Nuk e kam problem t’i denoncoj edhe sikur kjo të jetë disa ime e fundit në politikë. I jam mirënjohës LSI për angazhimin tim të deritanishëm. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje. Unë nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur. Kam thënë vetëm të arrestohet Klement Balili, po ndërsa unë thosha këtë, krerët e policisë hanin e pinin në “Santa Quaranta”. Unë e di që do isha ministër me jetëgjatë, po të mbyllja gojën e të bëja ato që më kërkonin. Por s’ma lejonte ndërgjegjja ta bëja këtu. Mua më solli mandati i LSI, dhe unë do të bëja detyrën time. Dhënia e informacionit është përgjegjësi publike. Duhet të japë informacion për çdo veprim, për ta bërë transparent”,- shtoi ai.
(ma.ar/el.sp/BalkanWeb)
 
Titulli: Shpërthen Manjani: Ministrat e Ramës kanë fjetur me dashnore në hotelin e Kl

Po mire c'ishte e nevojshme ky detaj? Kujt i hyn ne xhep se me ke ashtuqet njeri apo tjetri?
Pa pike lidhje ....dmth kjo ishte arsyeja pse u shkarkua?
Ath ne vije llogjike i bie qe "deputetet" i bene gropen vetes me dashje?
 
Back
Top