Katër persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një gjeneratori në përiferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Lundër pranë një cisterne nafte duke përhapur panik edhe tek banorët e kësaj zone.
Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spial për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë të cilat kane arritur të vënë në kontroll situatën. /albeu.com/