Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet

Intervista/ Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet


Deputeti socialist, Parid Cara, kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke e cilësuar atë palaço, arrogant dhe në shkelje të ligjit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nisur nga shkarkimi i drejtorit të Sigurimeve Shëndetësore Tropojë, Cara shprehet se mënyra se si ministri Beqaj po vepron, po krijon kosto për të gjithë qeverinë.

Duke e veçuar incidentin e Lindita Nikollës nga veprimi i Ilir Beqajt, deputeti socialist e cilëson të shëmtuar gjestin e studentes që i hodhi salcë ministres së Arsimit. “Në të kundërt, vezët, salcën dhe domatet i meritonte plotësisht ministri Beqaj”, shprehet Cara.

Pse kërkoni dorëheqjen e ministrit Beqaj pas një përgjimi të publikuar në televizion, ku ai shkarkon me telefon një prej vartësve të tij në Tropojë?

Në këto tre vjet qeverisje të koalicionit të majtë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka qenë ndër më të kritikuarit dhe të akuzuarit nga radhët e ministrave. Ai është përfolur për tendera abuzivë që kapin miliona euro. Unë mendoj që ky ministër është një nga më të dështuarit dhe nuk ka asnjë lidhje me performancën e mirë të kabinetit në tërësi. Për rastin në fjalë, nuk ka shumë për të thënë. Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar Kryeministri si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji. Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop”, duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Ajo që më bezdis në këtë histori është fakti që qeveria dhe kjo maxhorancë po mban kostot e papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së këtij ministri.

Ju thoni që Rama nuk duhet të marrë koston e sjelljes së Beqajt, ndërkohë që vetë Rama e ka vlerësuar. Për çfarë kostoje flisni ju?

Unë mendoj që Rama si Kryeministër i kësaj qeverie e ka për detyrë ta mbrojë ministrin e tij se, në fund të fundit, është ai që e ka zgjedhur për ta bërë ministër. Por këtu qëndron problemi, që ky palaço nuk duhet ta vendosë Ramën në këtë pozitë të vështirë, por duhet të largohet menjëherë nga ai pozicion.

Po për sa i përket rastit të Nikollës, keni të njëjtin vlerësim si për Beqajn?

Në vlerësimin tim, rasti i ministres Nikolla nuk ka asnjë lidhje me atë të Ilir Beqajt. Lindita Nikolla është një nga ministret më të vlerësuara të këtij kabineti qeveritar dhe reforma në arsim, ku secili merr atë që meriton, është meritë kryesisht e saj. Si në çdo rast tjetër, për çdo reformë që ndërmerr Qeveria, ka të pakënaqur. Ishte i shëmtuar gjesti i asaj vajze që, duke përfituar nga fakti që ministrja nuk e kishte mendjen, i hodhi salcë në kokë. Në të kundërt, vezët, salcën dhe domatet i meritonte plotësisht ministri Beqaj.

***

Deputeti i PS: Beqaj arrogant, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet

Deputeti i PS-së, Parid Cara është i pari deputet ndër socialistët, që duke e quajtur aktin e Ministrit të Shëndetësisë për pushimin e vartësit në Tropojë pse nuk shkoi në mbledhje partie, kosto të panevojshme për Ramën dhe maxhorancën qeverisëse, thekson se Beqaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

Në një postim në profilin e tij në FB, Cara shkruan se “Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji”.

Sipas tij, “Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri”.

Postimi i Parid Carës

Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.

Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.

Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik.

*********
*********


Flet i riu që qëlloi Beqajn me vezë: Nuk ndalojmë deri sa të ikë.


Panorama
 
Titulli: Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet

Mendoj qe jemi popull shume i perkedhelur qe kerkojme ilace te pa skaduara dhe trajtim dinjitoz ne Spitale.

Te rilindesh, duhet te vdesesh, Beqja po e zbaton me perpikmeri "Rilindjen"!

Darius
 
Titulli: Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet

mos na permend spitalet dhe mjeksin ne shqiperi... turp i botes e thertore ne vend te misionar apo jetezgjates apo lehtesum dhimjesh..... ne burg te gjith ajo kategori e kalbur e mykur qe ka humbur ddinjitetit .. te qenit human e mbi te gjitha njerzor... ne ket pike sjam shqiptare e sdo pajtohem kurr me asnje istitucion aq te degjeneruar ...me falni por sju perkas as me perkisni...
 
Titulli: Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet

Ho me lale? Ju mbyten maloket dhe ne rilindje eee?
 
Titulli: Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet

mos na permend spitalet dhe mjeksin ne shqiperi... turp i botes e thertore ne vend te misionar apo jetezgjates apo lehtesum dhimjesh..... ne burg te gjith ajo kategori e kalbur e mykur qe ka humbur ddinjitetit .. te qenit human e mbi te gjitha njerzor... ne ket pike sjam shqiptare e sdo pajtohem kurr me asnje istitucion aq te degjeneruar ...me falni por sju perkas as me perkisni...

Hallexinjte dhe njerezit pa te ardhura te mjaftueshme, detyrohen te perfundojne ne nje sistem spitalor publik mjerran.

Sistemi spitalor publik vuan jo vetem nga mungesa e kushteve e ilaceve e aparaturave moderne por edhe nga korrupsioni galopant.

Pas sistemit gjyqesor ne vend qe eshte me i korruptuari, ai mjekesor vjen i dyti ne listen e korrupsionit.

Darius
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top