Shpërfillja europiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan
Nga BBC
3 Nëntor 2019 | 14 : 26
Ishte ekuivalentja e ofertës për një shtrëngim duarsh, e më pas, shpërfilljes, shkruan Guy Delauney i BBC mbi refuzimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ai që luajti rolin e krye-shefit antagonist: Macron tha “JO“ kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dritës jeshile për negocjatat me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria fqinjë, u la edhe ajo jashtë, thekson ai. Injorimi I BE-së dërgoi një mesazh të zymtë anekënd Ballkanit, duke mbërritur deri tek vendet me pritshmëri anëtarësimi si Kosova e Bosnja, apo edhe Serbia e Mali i Zi që janë angazhuar prej vitesh me negociatat.
Vetoja franceze nuk e la saktësisht liderin e Maqedonisë së Veriut të shtrirë në tokë e të dërrmuar, por ajo praktikisht qe një tallje me pohimet e tij se ndryshimi i emrit të vendit do t`i hapte rrugën anëtarësimit.
Për 27 vjet, Greqia e kishte refuzuar emrin “Maqedoni” për shkak të rajonit të saj me të njëjtin emërtim. Mosmarrëveshja përfundoi vetëm në janar pas një pakti të siguruar më shumë vështirësi. Refuzimi tani është një goditje e rëndë sidomos për të rinjtë atje, sepse zbraps aspiratat e një brezi të tërë. Qeveria në Shkup e pagoi haraçin: nuk do ta mbyllë mandatin 5 vjeçar, por në prill, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Shpërfillja europianshtyn Rusinë nga ana tjetër të shohë mundësi të reja në rajon.
Lideri i partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës ka sugjeruar heqjen e Ministrisë së Integrimeve Europiane, kujton BBC. Serbia gjithashtu I është afruar marrëveshjes së tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian të mbizotëruar nga Rusia (EAEU) pa u shqetësuar shumë për pasojat. Moska, që e ka zakon të trazojë ujërat, e ka ftuar dhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me EAEU – një sugjerim i hedhur menjëherë poshtë nga Zaev.Të gjitha partitë politike të Maqedonisë së Veriut insistojnë se ato mbeten të përqendruara për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE.
Dhe konfirmimi i anëtarësimit në Nato, i cili duhet të kryhet brenda muajve të ardhshëm, do të jetë një ngushëllim domethënës. Por negociatat e pranimit në BE supozohej të siguronin strukturën për ta çuar Maqedoninë e Veriut nën sundimin e ligjit, vazhdon BBC, dhe për sa kohë që Emmanuel Macron mbetet në krye të Francës, vështirë të thuhet sesi mund të fillojnë ato bisedime.
©Copyright Gazeta SHQIP
T