Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpأ«rthen Mesila Doda: Bashkim Shqipأ«ri-Kosovأ« qأ« “Iliridaâ€‌ tأ« shpallأ« pavarأ«sinأ«. Iv

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka bërë një deklaratë të fortë sot gjatë seancës së Kuvendit, kur tha se Ilirida (Maqedonia e sotme) duhet të shpallë pavarësinë, ndërsa Shqipëria e Kosova të bashkërendojnë veprimet për të ndihmuar mbajtjen e referendumit nga shqiptarët e Iliridës, për të shpallur mëvetësinë e tyre.

Doda ka qenë e ashpër edhe me presidentin maqedonas, George Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë liderin e opozitës Zoran Zaev si kryeministrin e ri të Maqedonisë. Sipas saj, Shqipëria dhe Kosova duhet ta shpallë atë të padëshirueshëm, pasi është një albanofob.


Mesila Doda në Kuvend: Të shpallet pavarësia e... by newsal



Më poshtë fjala e plotë e mbajtur në Kuvend nga Mesila Doda:

Të nderuara zonja deputete, zotërinj deputetë,

Sot ky Kuvend do duhej të ishte i mbledhur i gjithi bashkë me një qëndrim unik dhe një çështje themelore; اështja e shqiptarëve të Maqedonisë.Presidenti George Ivanov sot ka nënshkruar zyrtarisht fundin e Republikës së Maqedonisë, këtij shteti të sajuar në zyra burokratësh e që është e vështirë ta quash edhe eksperiment, pasi është eksperiment i konceptuar keq dhe i realizuar edhe më keq. Paradoksalisht, Presidenti albanofob refuzoi qeverinë e Zoran Zaev, vetëm e vetëm sepse kjo platformë qeverisëse shpallte gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, kusht ky i parashikuar qysh në krye të herës në Marrveshjen e Ohrit dhe kurrë e zbatuar.

Të nderuar kolegë,

Kemi qenë së bashku në këtë sallë, kur kam kërkuar ndërhyrjen urgjente të shtetit shqiptar për të siguruar të drejtat e shqiptarve të Maqedonisë, të asaj krahine që sot, nga kjo sallë po e quaj me emrin e saj të vërtetë Ilirida.Shqiptarët e Iliridës kanë duruar masakra, vrasje, djegie shtëpish, bombardime ditën për diell nga shteti eksperimental, i cili do duhej teorikisht t’i mbronte. Kanë duruar diskriminimin, dhunën dhe përbuzjen dhe përsëri kanë dashur bashkëjetesën, sepse kanë zgjedhur që të jëtojnë edhe me të ndryshmin e tyre. Në vend të këtij qëndrimi më shumë se njerëzor, sot kanë marrë shuplakën e Ivanovit që shpalli armiqësinë me 800 mijë shqiptarë të Iliridës.Sot, ata kanë vetëm dy rrugë: ose Presidenti Ivanov jep dorëheqjen si ekstremist i dhunshëm me qëndrime shoviniste antikushtetues, ose forcat politike të shqiptarëve duhet të mblidhen të gjitha bashkë dhe të shpallin mëvetësinë e Iliridës.

Shqiptarët atje janë sot të lënë në varfëri, injorancë dhe mundohen të trajtohen si ekstremistë islamikë. Kësaj fytyre të keqe, ne sot duhet t’i kundërvëmë drejtësinë, qytetarinë dhe bashkimin me një kauzë të vetme.Kjo që ju them sot nuk është thirrje nacionaliste, është kërkesë e Kushtetutës sonë që të interesohemi për të drejtat e bashkombasve tanë kudo, ku ata jetojnë. E nëse i kanë lënë të jetojnë në një shtet që nuk i konsideron, që nuk i trajton si qytetarë dinjitozë, atëherë ata nuk meritojnë të lihen vetëm në fatin e tyre tragjik.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës duhet të kërkojnë urgjentisht mbledhjen e përbashkët të tryezës së forcave politike dhe të ndihmojnë vëllezërit e tyre që sot ndodhen në zgrip, prej goditjes më të ashpër që i ka ardhur nga kreu i shtetit, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj kancelarive botërore e që sot për Shkupin nuk kanë më asnjë domethënie.

Pikërisht, për këtë arsye sot do duhet të veprojmë kombëtarisht. Shkelim Kushtetutën tonë, nëse i lëmë vetëm shqiptarët e Iliridës. Do jemi dyfish të dënuar, nëse nuk përgjigjemi në mënyrë të menjëhershme dhe me po aq forcë sa aktet diskriminuese e fyese të një Presidenti që vret shtetin e vet.Gjeorgje Ivanov duhet të shpallet person “non grata” në gjithë hapësirën shqiptare.

Shteti shqiptar dhe ai i Kosovës të bashkërendojnë veprimet për të ndihmuar mbajtjen e referendumit nga shqiptarët e Iliridës, për të shpallur mëvetësinë e tyre.Ne jemi një komb! Askush nuk na e fal më të lëshojmë territore për të mbajtur pushtete.PDIU i bën thirrje gjithë forcave politike të bashkohen në një qëndrim të vetëm në mbështetje të shqiptarëve të Iliridës dhe vendimit që ata do të marrin për të ardhmen e tyre.ShqiperiaIme - ShqiperiaIme Media
maxresdefault_3.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back