Shokon shkencëtarja serbe: Tregon gjenocidin ndaj shqiptarëve

Arfenilla

Themelues i Forumit
Dubravka Stojanoviq

Serbia.jpg


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar.

Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit ‘shiptari’, që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.

Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijiç, Vaso اubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljević dhe të tjerët.

Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët. Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve. Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piroqanc me këtë rast kishte deklaruar për këtë: ‘Nëse do t’i lejonim të qëndërojnë këtu, do të na krijojnë probleme’.

Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.
Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.

Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. ‘E drejta e Shqipërisë’.
 
Titulli: Shokon shkencëtarja serbe: Tregon gjenocidin ndaj shqiptarëve

A genocidin shqiptar denoncoi kjo a genocidin serb?
Se tani edhe te debuar...edhe urzupator sikur nuk shkon
 
Titulli: Shokon shkencëtarja serbe: Tregon gjenocidin ndaj shqiptarëve

A genocidin shqiptar denoncoi kjo a genocidin serb?
Se tani edhe te debuar...edhe urzupator sikur nuk shkon

KJo tregon se si eshte mesuar nga serbet te thuhet cdo her, se shqiptaret ishin uzurpator te vendit te tyre te ashtuqujtur Kosove.
 
Titulli: Shokon shkencëtarja serbe: Tregon gjenocidin ndaj shqiptarëve

Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.
 
Titulli: Shokon shkencëtarja serbe: Tregon gjenocidin ndaj shqiptarëve

Jo por kur i tregon Edi Rama disa thone te ulim koken, duhet ta hane e pastaj te ngopen keta...

Sa per Serbine po shikoj se i ka zbutur tonet sepse ai "Dushmani" qe behej fjale para disa ditesh per historine e Akropolit nga arkivat serbe me siguri eshte zbuluar se sa per shqiptaret "ulim koken" dine vetem...
E pa edhe Serbia se vetem me shqiptaret shpeton nga izolimi qe i ka bere vetes dhe sikur e ulka zerin por pa njohjen e Pavaresise se Kosoves nga Serbia si thike pas shpine duket kjo ulje zeri...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top