Ado
FISEBILIL-LAH
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 5,209
-
- Reagimet e mara
- 225
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Prishtinë/Republic Of Kosova...
Shkupi e Prishtina merren vesh për kufirin
Maqedonia dhe Kosova kanë përfunduar me sukses bisedimet lidhur me arritjen e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare. Nënshkrimi i saj pritet të bëhet këto ditë nga kryeministrat e të dy vendeve, Nikolla Gruevski e Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfirmuar për BBC-në zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi: "Ditët e fundit takimet kanë qenë më intensive dhe është arritur marrëveshja e cila do t'i definojë çështjet juridike dhe teknike për përcaktimin e vijës kufitare. Me këtë do të përmbyllet edhe konstesti i fundit, nëse mund të quhet, mes dy vendeve", tha zyrtari i lartë qeverinë në Shkup.
Ademi shprehu shpresën se pas kësaj Maqedonia e Kosova do të vendosin marrëdhëniet e shumëpritura diplomatike, ndërkohë që me këtë pritet të thellohet bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme. /BBC/