Shkup, seancë maratonë për qeverinë e re

eGo0sTyle

System Engineer
maqedoni-Parlamenti-300x199.jpg


SHKUP- Parlamenti maqedonas mban sot seancen maratone per zgjedhjen e Qeverisë, prezantuar nga i mandatuari Nikolla Gruevski.
Ne rendin e dites kane shenuar emrat per diskutim mbi 100 deputete nga 123 qe numëron Parlamenti, qe do te beje qe seanca të zhvillohet për dy ditë me radhë. Paraprakisht fjalime lidhur me qeverisjen e re do të kenë shefat e grupeve parlamentare.
Në takimin e djeshëm koordinues midis shefave të grupeve parlamentare është dakorduar që seanca sot të zgjasë deri në orën 20.00, ndërsa përfundimi i saj të jetë deri nesër para mesnate.
Programi i ri i Qeverisë bazohet në tri sfera: zhvillim ekonomik, integrim në BE dhe NATO si dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa janë paraparë edhe pjesë të platformës zgjedhore edhe të BDI-së.
Qeveria e koalicionit përbëhet nga VMRO-DPMNE me partitë e vogla si dhe BDI, e cila do të ketë dy zëvendëskryeministra (Teuta Arifi për evrointegrime dhe Musa Xhaferi për Marrëveshjen e Ohrit), si dhe pesë ministri: Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes, Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë, Abdilaqim Ademi – ministër i Ambientit Jetësor, Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë, Nevzat Bejta – ministër i Pushtetit Lokal.
Pas kësaj seance ku do të zgjidhet kabineti i ri qeveritar i përbërë nga VMRO-DPMNE dhe BDI, të premten deri tek Parlamenti do të dorëzohen dhe votohen propozimet për zëvendësministra.
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, që zgjidhet si kryeministri i gjashtë pas pavarësimit të vendit, për herë të tretë i është dhënë mandati për formimin e Qeverisë, kësaj radhe për të dytën herë me partinë shqiptare BDI.


Burimi : Panorama.
 
Back
Top