Shkup, Riker: Momenti për zgjidhjen e emrit

eGo0sTyle

System Engineer
riker-300x199.jpg

SHKUP- “Maqedonia gjendet në udhëkryq mes të kaluarës dhe të ardhmes. Tashme është momenti kur lidershipi duhet te njoh “mundësinë e hapur” dhe te zgjidhe kontestin e emrit”. Keshtu eshte shprehur ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker.
Ai i sugjeron elitat politike t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të punojnë për një të ‘nesërme më të mirë’ për qytetarët e Maqedonisë, të cilët i dhanë verdiktin për të sjellë vendime për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe për më shumë prosperitet.
“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të cilat u realizuar shumë mirë, ne besojmë se tani është koha për t’i dhënë fund negociatave me Greqinë, që po zhvillohen përmes Kombeve të Bashkuara”- ka thene ai, cituar sot nga agjencia INA.
Sipas tij, ka shumë spekulime lidhur me mendimin e diplomatëve për çështjen e kontestit të emrit.
“E di se ka shumë spekulime për atë se çka mendojmë për këtë çështje që para tre viteve kur erdha këtu në Maqedoni. Të gjithë e dimë se në Maqedoni ka spekulime dhe shumë njerëzve u intereson se kush me kënd pinë kafe dhe çka mendojnë diplomatët për këtë çështje. Por mos bini pre e këtyre spekulimeve dhe atyre që thonë se e dinë mendimin tim. Porosia jonë rreth çështjes së emrit është e qartë, ashtu sikur edhe për çështje të tjera”, deklaro Riker
Diplomati amerikan sërish ka theksuar se, pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë si dhe përmbushjen e reformave tjera, Maqedonia e ka shumë të vështirë të anëtarësohet në BE dhe në NATO.

Panorama.
 
Back
Top