Kresha
A pretty face can never trick me
SHKUP- Sulmohet me thikë një djalë 13-vjeçar shqiptar nga Shkupi, Blin Shabani nga tre persona të panjohur të maskuar mbrëmë rreth orës 18.30, në afërsi të kishës së اairit. Sulmuesit i kanë prerë me thikë në faqet dhe ballin. Ai aktualisht gjendet në Spitalin e Qytetit.
Babai i tij, Kenan Shabani për “Portalb” tha se Blini ka qenë i sulmuar nga tre persona maqedonas me maska, të cilët e kanë detyruar atë të puthë kryqin. “Blini ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit, që kanë folur maqedonisht e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë. E sollëm në spital të shohim sa të thella janë plagët”- thotë Shabani.
Blin Shabani është sulmuar edhe herë nga 6 persona
Ai qëndroi i shtrirë në spital 3 ditë me lëndime të rënda në trup.
“Kjo nuk është normale, djali im ende pa u shëruar nga traumat e një sulmi, e sulmojnë sërish. Kjo është marrëzi, ende nuk janë gjetur sulmuesit nga radha e kaluar”- tha babai i tij. /Portalb/Foto-Alsat-m/
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/