Shkup, kryesia e BDI-së sot vendos për ministrat

eGo0sTyle

System Engineer
selia_-300x222.jpg

SHKUP-Kryesia qendrore e BDI-së sot do të vendos lidhur me propozimet për ministra, zëvendësministra dhe sekretarë shtetëror në Qeverinë e re.
Propozimet do të vijnë nga baza partiake, ndërsa kryesia por edhe lideri i BDI-së parimisht kanë rene dakord që çdo degë partiake të jetë e përfshirë me nga një post të lartë në qeverinë e re të koalicionit me VMRO-DPMNE-në, ndërsa bartës të ministrive do të jenë kuadro të reja profesionale, por edhe një pjesë e tyre kuadro të vjetra me përvojë dhe rezultate gjatë qeverisjes së kaluar.
Anëtarë të lartë të BDI-së theksuan se vendimi përfundimtar dhe vizë për ministrat dhe kuadrot e tjera do të jap më në fund lideri i tyre Ali Ahmeti. “Vendimin final do e sjellë Ahmeti si lider. Ai gjithnjë ka sjellur vendime të arsyeshme dhe ka zbutur çdo tentim për të shfaqur reaksion apo rivalitete brendapartiake, por duke i dhënë hapësirë më të mirëve dhe atyre që vlejnë”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, një zyrtarë i lartë i BDI-së.
Burime partiake pranojnë se ka një betejë të brendshme brenda BDI-së në raportet midis degëve, për marrjen e dikastereve më të rëndësishme ministrore.
BDI do të udhëheq me sekretariatet për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë për Evrointegrime, ku do të jenë dy zëvendëskryeministra për këto detyra, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes, Ekonomisë, Ambientit Jetësor, Pushtetit Lokal. Po ashtu kjo parti do të ketë katër zëvendësministra dhe pesë sekretar shtetëror nëpër dikasteret e tjera ministrore. Pranë dy partive deri në fundjavë theksojnë se do të mbyllin negociatat dhe do të zgjedhin kabinetin e ri qeverisës.

Panorama.
 
Back
Top