Kresha
A pretty face can never trick me
Pas divorcit nga bashkëshorti, 36 vjeçarja Sadete Jakupi mendohet se është vetëvrarë, duke u hedhur nga Ura e Hekurit.
Pas shumë problemeve familjare, vetëm tre muaj pas divorcit nga bashkëshorti, 36 vjeçarja Sadete Jakupi nga fshati Moranë i Shkupit mendohet se është vetëvrarë, përpara disa ditësh, duke u hedhur nga Ura e Hekurit. Familjarët e Jakupit thonë se ajo prej tre muajsh kur është divorcuar nuk e ka parë vajzën e saj 6 vjeçare, vetëm fshehurazi e ka vizituar atë në shkollë. Gjatë vizitës së fundit që ia ka bërë Sadete Jakupi vajzës së saj të vogël tek oborri i shkollës, sipas familjarëve, vajza ka refuzuar ta shohë të ëmën dhe nga e gjithë kjo sipas të gjitha gjasave nëna është vetëvrarë.
"Rasti ka ndodhur, ajo ka qenë e martuar, tani më e divorcuar gati tre muaj, ka një vajzë 6 vjeçare. Ajo atë ditë ka qenë për ta parë vajzën tek shkolla, por ajo nuk e ka dashtën hiç, sepse të familjes së babait e kanë ftohur prej nënës...te shkolla veç me e pae, në shtëpi nuk ka dashur të vjen vajza, kurse vajza shumë e ka dashur nuk është ndarë asnjëherë prej nënës së vet, por qe tre muaj prej kur është ndarë prej burrit dhe vajza është larguar, veç tek shkolla ka mund ta sheh, ka gjysmë ore secilën të shtune...", theksoi Nazmi Zejadini, familjarë i Sadete Jakupit.
Familjarët e kanë paraqitur rastin në polici menjëherë pasi ka pasur dëshmitarë që e kanë parë duke u hedhur nga ura. Ekipet e kërkimit kanë dalë në terren pas 4 ditësh nga ngjarja.
"Me marrjen e informatës ne menjëherë bëmë mobilizimin e ekipeve tona që i kemi në Strumicë dhe në Strugë. Tash ekipi është duke u përgatitur dhe menjëherë do të marrin aksion për kërkimin e trupit të pajetë", tha Ekrem Zendeli, zëvendësdrejtor në drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Duke komentuar fenomenin e vetëvrasjes, teologu Bekir Halimi shprehet se problemet familjare nuk duhet të zgjidhen me vetëvrasje. Sipas Halimit feja dënon fenomenin e vetëvrasjes, sepse në këtë mënyrë vetëm shtohen problemet në familje.
"Qëndrimet fetare tregojnë se besimtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, shumë të ngadalshëm dhe shumë durimtarë në zgjidhjen e problemit dhe mos të marrë hapin e divorcimit sepse divorcimi do të lenë pasoja në dy personat që janë ndarë, mes burrit dhe gruas, por gjithashtu do të lë edhe pasoja në fëmijën, e në këtë rastë siç kemi informata fëmiju është shkaku i gjithë kësaj mosmarrveshjeje dhe gjithë këtij qëndrimi negativ që është marrë rreth këtij problemi", vlerëson teologu Bekir Halimi.
Policia ka marrë denoncimin dhe dëshmitë e okularëve, dhe po zhvillon hetimet për rastin. Gjithashtu po vazhdojnë edhe kërkimet për gjetjen eventuale të trupit të pajetë. /alsat-m/