Shkup, BDI gati listën e kandidatëve për ministra

eGo0sTyle

System Engineer
selia-300x222.jpg

SHKUP- Kryesia e BDI-së ka në shqyrtim një listë të gjerë kandidaturash për postet më të larta ministrore në kuadër të Qeverisë së re.
Zyrtarë të lartë të BDI-së kane bere me dije se disa kandidatura janë në shqyrtim e sipër dhe se vendimi përfundimtar për nominimet do të jetë nga ana e kryetarit Ali Ahmeti.
“Po disa nga kandidaturat janë definitive dhe se pritet shqyrtimi dhe vendimi nga Ahmeti lidhur me disa kandidatura që janë në garë për një post ministror. Por presim që vendimi final të jepet nga kryesia dhe lideri partiak”, theksoi për INA një zyrtar i lartë i BDI-së, duke shtuar se shumica e kandidatëve janë emra të rinj kuadrosh.
Në kombinimet finale në disa resorë ministrore janë nga dy apo tre kandidatë të nominuar, njëri prej të cilëve do të jetë kandidati potencial për postin e ministrit apo zëvendësministrave.
Në postin e zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit janë tre kandidatura: Abdylaqim Ademi, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi.
Në postin e zëvendëskryeministres për evrointegrime: Ermira Mehmeti –Devaja dhe se kandidatura e saj ka marrë dritën jeshile nga kreu partiak.
Në resorët ministror gjithashtu janë disa nga kandidaturat:
Zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit – Abdilaqim Ademi, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi
Zëvendëskryeministre për evrointegrime – Ermira Mehmeti
Ministër i Drejtësisë – Vullnet Paçuku, Ilmi Selami, Adnan Jashari
Ministër i Mbrojtjes – nuk ka kandidaturë përfundimtare
Ministër i Ekonomisë – Fatmir Besimi
Ministër i Ekologjisë – nuk ka kandidaturë përfundimtare
Ministër i Pushtetit Lokal – Mervan Xhemaili dhe kandidatura tjera nga dega e Kumanovës
Nga VMRO-DPMNE pritet që të vazhdojë mandatin një pjesë e madhe e kabinetit ministror të Qeverisë së parë VMRO- DPMNE dhe BDI. Sipas një liste të siguruar nga INA dihen tashmë emrat e shumicës së ministrave të ardhshëm.
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Vlladimir Peshevski
Ministria e Punëve të Jashtme – Antonio Milloshoski
Ministria e Punëve të Brendshme – Goran Trajkovski
Ministria e Financave – Zoran Stavrevski
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – ?
Ministria e Kulturës – Elizabeta Kançveska- Milevska
Ministria e Bujqësisë – kuadër nga Partia Socialiste
Ministria e Arsimit - ?
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Ivo Ivanovski
Ministria e Shëndetësisë – Sashko Kedev
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Spiro Ristovski
Ministra pa portofol – Kenan Hasipi dhe Nexhdet Mustafa
/Panorama
 
Last edited by a moderator:
Back
Top