Shkup, 2 persona me maska plagosin me thikë shqiptaren.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
SHKUP- Një vajzë shqiptare, rreth të 16-ave është plagosur me thikë në afërsi të shkollës “Dimitar Vllahov”, në Shkup. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00, ku dy persona të maskuar e kanë shtyrë në tokë, dhe më pas e kanë lënduar me thikë.


Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në afërsi të shkollës nuk ka patur policë. Vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkupit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia njofton se është në kërkim të autorëve, raporton gazeta “Koha”.


Kjo është hera e dytë që sulmohet vajza e njëjtë nga persona të panjohur. Herën e parë ajo kishte kaluar më lehtë. Ndryshe, ky nuk është sulmi i parë i maskave me thika ndaj nxënësve shqiptar, ditë më parë prerje me thikë në fytyrë iu shkaktuan edhe një nxënësi shqiptar të moshës 13 vjeçare.


Nga ana tjetër në shkollën "Dimitar Vllahov" ditë më parë u rrahën disa nxënës nga Haraçina të cilët përfunduan me lëndime të rënda në spital. MPB-ja gjithashtu njofton se një rast tjetër të ndodhur të dielën në mbrëmje 8 persona e kanë rrahur një djalë në afërsi të kinemasë Butel. Ka dyshime se kjo ngjarje ka lidhje protesta e fundit që ka ndodhur në Shkup.




shekulli.com.al
 
Titulli: Shkup, 2 persona me maska plagosin me thikë shqiptaren.

Kjo është hera e dytë që sulmohet vajza e njëjtë nga persona të panjohur.
Nqs eshte hera e 2, dmthn qe dicka nuk eshte ne regull me te, s'eshte aq "dere kishe" per moshen qe ka.

Gjithsesi, duhet te behemi merak per kete mungese sigurie qe po shfaqet gjithandej.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top