Shkundja e pluhurit të harresës figurave historike

Kresha

A pretty face can never trick me


Shkruan: Reshat SAHITAJ

Autori Sabri Novosella për këtë fillim të vitit të ri akademik shkollor për lexuesit dhe studiuesit nxori librin “Kuvendi i Taksimit “. Në këtë libër autori parashtron teza dhe antiteza të ngjarjeve historike primordiale për fatin e trojeve shqiptare, por që qëllimisht të harruara dhe të shtrembëruara nga historianët dhe akademikët e Prishtinës dhe Tiranës.
Historia e shqiptarëve asnjëherë nuk është shkruar nga shqiptarët dhe për shqiptarët, mendon autori, por ajo është hartuar dhe e diktuar disa historianëve të sistemeve të armiqve, të cilët ishin dhe ndonjëri prej tyre ende ka guxim të mbrojë veprat e tyre antikombëtare.
Sabri Novosella librin e tij “Kuvendi i Taksimit “ e hap me fjalinë: “Për të vërtetën kemi nevojë të gjithë”, që është strumbullari i terë këtij libri, rreth të cilit defilojnë emra të njohur të historisë shqiptare si: Ismail Qemali, Isa Boletini, Bajram Curri, Esat Pashë Toptani, Pop Zhivki e të tjerë, mirëpo në qendër është figura e Hasan Prishtinës. Përveç personaliteteve politike të cilën me gjakun e tyre lanë gjurmë në historinë tonë kombëtare, është e natyrshme që çdo gjë lidhet edhe me ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të kohërave të shkuara, e që ishin gurthemelet për ndërtimin e pavarësisë sonë. Në fakt, çdo gjë lidhet për pavarësinë, por jo pavarësinë siç e kemi ne sot, sepse një gjë e tillë nuk ishte as në projektet e rilindësve e as në planprogramet e mëvonshme të ideatorëve si Hasan Prishtinës apo gjeneralit legjendar Adem Jasharit.
Që nga Monteskieu dhe veprat e Volterit, të cilët janë paralajmëtarë se duhet të ekzistojë mundësia që historia nuk është vetëm si mësim praktik dhe politik, por si një refleksion të një formacioni, ndryshimeve të shoqërisë nga sistemet politike të cilat ngjarje duhet të analizohen dhe sipas nevojës të kritikohen. Autori i librit “Kuvendi i Taksimit “ sikur nuk është i kënaqur me historinë dhe personazhet historike shqiptare që është shkruar deri më sot, andaj lexuesit tonë i ofron analizën e tij empirike mbi ato ngjarje dhe personalitete që janë trajtuar dhe shkruar sipas kërkesave të huaja.
Sabri Novosella nuk pretendon se po u jep vulë ngjarjeve historike, por pasi i analizon, u shtron pyetje historianëve dhe studiuesve pse nuk i zbardhin ato ngjarje historike dhe fëmijët tanë të mësojnë historinë e vërtetë të ngjarjeve dhe figurave historike.

Hasan Prishtina, figurë e pazëvendësueshme deri sot


Për veprën “Kuvendi i Taksimit “, Sabri Novosella brumin bazë e merr nga libri i kujtimeve të Hasan Prishtinës të botuar me 1921, në të cilin Prishtina shkruan kujtimet e tij, se si e mori iniciativën me Ismail Qemalin që t’ia fillojnë luftës kundër Perandorisë Otomane, dhe kush ishin ata që premtuan e në anën tjetër bashkëpunuan me Serbinë, Greqinë etj. Për ta analizuar librin e Hasan Prishtinës, duket që Sabri Novosella disa herë e ka lexuar dhe rilexuar dhe çdo situatë të vështirë që ka përjetuar Hasan Prishtina, të njëjtën gjë e ka përjetuar shpirtërisht edhe Sabriu. ثshtë guxim i madh intelektual dhe kombëtar që të marrësh përsipër të analizosh e publikisht të deklarosh se cili kishte vepruar drejt e cili e kishte tradhtuar çështjen kombëtare. Autori vetes i bën pyetje, ndërsa historianët i këshillon t’i qasën në mënyrë sa më objektive figurës së Hasan Prishtinës, i cili në parlamentin e perandorisë e kishte kundërshtuar politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve që asokohe bënin xhonturqit. Menjëherë pas debatit në parlament, Hasan Prishtinën e fton në audiencë sulltani, e pas takimit me sulltanin gazetat e asaj kohe shkruajnë si shqiptari nga Kosova po e kërcënonte sulltanin dhe Perandorinë Turke. Ismail Qemali i ngazëllyer shkon për darkë në shtëpi të Hasan Prishtinës, ku atë mbrëmje dy burrat vendosin të mbajnë Kuvendin për organizimin e një kryengritje te armatosur gjithëkombëtare. Pas Kuvendit, Ismail Qemali merr përsipër t’ua sigurojë logjistikën luftëtarëve të lirisë me para dhe armë, kurse Hasan Prishtina niset në Kosovë dhe ia fillon kryengritjes në Strellc, pasi kishte përkrahjen e Ahmet Delisë, Isa Boletinit, Bajram Currit e të tjerëve. Ushtarët tanë të paarmatosur mirë e çlirojnë Pejën, Prizrenin, Prishtinën dhe nisen drejt Shkupit të cilin po ashtu e çlirojnë nga Perandoria Otomane. Gazetat e asaj kohe si “Times” , “Neu Freu Presse” etj., shkruajnë të habitur se si shqiptarët fituan mbi ushtarët turq numerikisht më shumë. Shkupi çlirohet dhe tradhtohet nga vetë shefat e luftës. Shefat e luftës të cilët kishin bashkëpunuar me Serbinë dhe ata me Greqinë, nuk pranojnë ta shpallin pavarësinë e trojeve etnike të çliruara e as ta ngritin flamurin shqiptar. Shefat e luftës tërheqin ushtritë e tyre dhe kthehen në shtëpitë e tyre, e pas kësaj fillojnë pushtimet serbe duke djegur çdo gjë shqiptare. Hasan Prishtina me besniket e tij arrestohen dhe burgosen në Beograd, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre i dërgojnë në Vlorë për shpalljen e pavarësisë.
Sabri Novosella nuk mund të qëndrojë i qetë përballë padrejtësive kombëtare që iu bën Hasan Prishtinës, respektivisht atdheut. Autori shpesh i shtron pyetje vetes dhe i përgjigjet vetvetes, që në fakt përgjigjet i drejtohen lexuesit dhe studiuesve. Sabriu nuk e akuzon asnjë figurë historike që kishte bashkëpunuar me Pop Zhivkun apo me popin grek të Durrësit. Asgjë nuk është shkruar me paragjykim nga fakti se figurat historike i takojnë së kaluarës, por çdo gjë është shkruar dhe analizuar me thjeshtësinë e një intelektuali dhe veprimtari që atdheun e ka mbi të gjitha. Te Sabriu nuk mungon guximi sepse pas tij ka një veprimtari të bujshme për çështjen kombëtare. Madje, Jusuf Gërvalla nuk e quante kotë “Mësuesi im”, sepse Sabri Novosella ishte ai që Jusufin e kishte angazhuar në lëvizje.

Qëndrimi objektiv i autorit


Duke e pasur parasysh biografinë patriotike të Sabri Novosellës, nuk duhet të na befasojë qëndrimi i tij objektiv për disa figura që e tradhtuan Hasan Prishtinën dhe çështjen kombëtare, gjë që askush deri më sot nuk ka marrë guximin intelektual të shprehet në këtë mënyrë siç është shprehur autori në librin “Kuvendi i Taksimit “. “Kuvendi i Taksimit” ishte bazamenti i të gjitha luftërave tona të mëvonshme, por që nuk u arrit objektivi siç e kishte planifikuar Hasan Prishtina, edhe pse u çliruan të gjitha trojet etnike shqiptare. Sikur të ishte ngritur flamuri në Shkup dhe të ishte shpallur pavarësia , ne nuk do kishim asnjë nevojë të zhvillonim luftëra të tjera të mëvonshme, shton në analizën e tij autori. Analiza e tij zë vend, sepse Hasan Prishtina ishte marrë vesh se Austro-Hungaria do ta përkrahte shpalljen e pavarësisë, që pas kësaj do të pasonin përkrahjet e Anglisë, Gjermanisë e me radhë. Shpallja e pavarësisë në Shkup nuk i konvenonte Serbisë, Greqisë dhe as Rusisë, të cilat kishin përgatitur njerëzit e tyre që ta sabotonin. Në bazë të të gjitha shënimeve historike dhe sipas autorit të librit “Kuvendi i Taksimit “, populli shqiptar gjithnjë kishte luftuar heroikisht, por tradhtia vinte nga nënshefat e luftës.

Porosia e veprës


Prej fillimit deri në fund, libri ka vetëm një mesazh- veprimtaria patriotike e figurave të harruara të ndriçohet. ثshtë e nënkuptueshme që me ndriçimin e veprimtarisë së figurave që luftuan për çështjen kombëtare do të zbehen disa të tjera të ngritura artificialisht nga historianët, që ishin servile të pushteteve dhe në shërbim të armiqve të ndryshme.
Sipas autorit të librit “Kuvendi i Taksimit “, nga gabimet e udhëheqësve është derdhur gjak i tërë i panevojshëm, sepse sipas po të mos ishte tradhtuar Hasan Prishtina, populli shqiptar do ishte një forcë e pamposhtur të interesave të fqinjëve tanë. Autori është këmbëngulës se marrëveshjet dhe lidhjet sekrete me Kral Petrin që mbante Isa Boletini, i bënte për interesa kombëtare, dhe për këtë arsye serbët e vrasin Isa Boletinin dhe 13 anëtarët të tjerë të familjes.
Në veprën “Kuvendi i Taksimit “, zbulohen shtresat dhe nënshtresat e pluhurosura të veprimtarëve dhe ngjarjeve historike, për të cilat autori ngre zërin që ato të mos i mbulojë kurrë më memoria jonë. Autori ngre zërën që të zgjohet vetëdija e studiuesve të historisë që e kanë jo vetëm detyrë profesionale, por edhe kombëtare të hedhin dritë për veprën dhe jetën e luftëtarëve të lirisë. Sabriu e ngre zërin, mirëpo nën kontekstin e tekstit vërehet se ka shumë pak shpresa për krijimin e një historie të re kombëtare, sepse si në Tiranë edhe në Prishtinë, armiku ende i ka shërbëtorët e vet.

Stili i logjikës së arsyes


“Kuvendi i Taksimit “ është shkruar me një stil të thjeshtë, të kuptueshëm që t’i bëjë më të kapshëm ngjarjet historike të shkuara dhe të tashme. Autori përdor gjuhën e arsyes që i buron spontanisht nga thellësitë e shpirtit të tij, pa shtrëngime dhe sforcime artificiale . Sabri Novosella e plason idenë, e elaboron e më pastaj ia lë lexuesit të vendosë për qëndrimin që duhet marrë rreth një situate të ngjarë shumë vite më parë dhe të asaj të ditëve tona. Fjalitë e tij i pasuron me të dhëna të reja, edhe pse na paraqiten si të përsëritura. اdo fjali e tij është e lidhur me çështjen kombëtare, konsekuencat dhe kushtet historike.
Në disa momente kur jemi të thelluar në ngjarje, autori bën një digresion të qëllimshëm që ta shpie prej një situate në një tjetër, që përafërsisht janë të ngjashme. Me këto digresione, ne jemi të pafuqishëm të marrim iniciativën që të largohemi nga tema që tanimë jemi të thelluar, mirëpo posa t’i lexojmë dy rreshtat e parë ngjarja tjetër bëhet edhe më interesante.
Paralelët që autori luan në kohë dhe histori, janë tërheqëse dhe interesante për lexuesin, sepse na autori na ofron mundësinë të bëjmë krahasimet në mes figurave të djeshme dhe atyre të sotmet. Përmes këtyre paraleleve dhe digresioneve, Sabri Novosella, dëshiron të na jep një pasqyrë reale të asaj që ka ndodhur dje duke e krahasuar me atë që po ndodh sot. Nuk është rastësi kur, autori e krahason i krahason gabimet e kaluara dhe ato që qëllimisht bëhen sot, siç është injoranca e këshilltarit të Presidencës së Kosovës Ilir Dedës, i cili në një debat televiziv me Ivica Daçiqin, paraqitet se nuk e njeh historinë e popullit të vet. E njeh Ilir Deda historinë apo nuk njeh, nuk është çështje e autorit ta shpjegojë, ajo i mbetet lexuesit dhe historianëve tanë. Autori i jep faktet, dokumentet zyrtare, pasojat dhe rezultatin përfundimtar të një situate, ndërsa gjykimi dhe interpretimi mbetët i lexuesve.
“Kuvendi i Taksimit” përfshin ngjarjet e vitit 1912 e deri në luftën e UاK-së, si dhe aktualitetin politik të sotëm. Sabriu nuk është përpjekur të bëjë libër historik, por vetëm disa ngjarjet historike të errëta t’i ndriçojë në mënyrën sa më objektive. Autori është i ashpër ndaj të gjithë atyre e sidomos disa deputetëve dikur shokë të idealit sot paraqiten kundër prezencës së amerikanëve, gjermanëve... në Kosovë. Sipas autorit çelësi i suksesit të arritjes së pavarësisë së Kosovës është Amerika dhe Evropa , andaj të gjithë ata që janë kundër prezencës së forcave të NATO-s në Kosovë, janë duke e kryer punën e Serbisë.
“Kuvendi i Taksimit” është një libër pa të cilin nuk duhet të mbetet asnjë bibliotekë e qyteteve të Kosovës dhe asnjë individ, sepse në faqet e këtij libri do të informohemi më drejt dhe më mirë për qëllimin e luftërave që janë zhvilluar në territoret tona. // kosova-sot.info
 
Pe: Shkundja e pluhurit të harresës figurave historike

Edhe pas marrëveshjeve që përfundoi me udhëheqësit e kryengritësve në vitin 1911, Porta e Lartë nuk ndërmori asnjë masë që do ta përmirësonte gjendjen ekonomike e arsimore të vilajeteve shqiptare, që vinte duke u rënduar. Ndihej mungesa e ushqimeve. اmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e tjerë të konsumit të gjerë qenë shtrenjtuar. Shtimi i taksave e mbledhja me dhunë e detyrimeve shtetërore e përkeqësuan edhe më tej gjendjen. Nga ana tjetër, shqiptarët i shqetësonte edhe përgatitja për krijimin e aleancës ballkanike, konturet e së cilës po ravijëzoheshin në horizontin ballkanik.
Në këto rrethana qarqet e gjera atdhetare brenda dhe jashtë vendit filluan të mendonin për organizimin e një kryengritjeje të re, që duhej të fillonte në pranverën e ardhshme. Fillimi i luftës italo-turke (shtator 1911) që do të angazhonte një pjesë të madhe të forcave turke, krijonte kushte të favorshme për një kryengritje të përgjithshme shqiptare. Përveç kësaj, po bëhej gjithnjë e më e qartë se lufta italo-turke do të pasohej nga një luftë ballkanike, e cila do të çonte në shembjen e Perandorisë Osmane dhe do ta vinte Shqipërinë para rrezikut të copëtimit. “Aneksimi italian i Tripolit, - theksonte Ismail Qemali, - tregoi se parimi i tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane nuk respektohej më. Tani ishte për t’u dyshuar nëse shtetet ballkanike do të qëndronin të qeta”.
Gjatë një udhëtimi që ndërmori në Evropë, në tetor të vitit 1911, Ismail Qemali, në takimet që pati në kancelaritë diplomatike të Francës, të Anglisë e sidomos të Austro-Hungarisë, u përpoq t’i bindte ato që të rishikonin politikën e ruajtjes së status quo-së në Ballkan, t’u provonte se ishte në interesin e tyre të ndiqnin një politike të re ballkanike, pjesë përbërëse e së cilës duhej të ishte edhe autonomia ose edhe pavarësia e Shqipërisë. Gjatë takimit me ambasadorin austro-hungarez në Paris, Ismail Qemali i foli për rrezikun që i kërcënohej Shqipërisë nga monarkitë fqinje. Shembja e sundimit osman në Ballkan, kur shqiptarët ende nuk njiheshin si komb më vete, i linte ata të pambrojtur përballë agresorëve të rinj. Një fat i tillë i shqiptarëve, theksoi ai, nuk ishte as në interesin e Vjenës. Ismail Qemali i propozoi Ballplacit të ndërhynte pranë Portës së Lartë dhe të kërkonte prej saj që ta njihte popullin shqiptar si “entitet etnik”. Ambasadori austro-hungarez në Paris, Sheçen, iu përgjigj Ismail Qemalit se Vjena “i jepte rëndësi të madhe ruajtjes së status quo-së territoriale në Ballkan dhe se nuk ndërhynte në punët e brendshme të Turqisë”.
Ndërkohë gjendja politike në Shqipëri vinte duke u acaruar. Gjatë vjeshtës u dendësuan kontaktet ndërmjet përfaqësuesve të viseve të ndryshme, që kishin si objekt diskutimi organizimin e kryengritjes, për sendërtimin e programit politik të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të autonomisë së vendit.
Në dhjetor të vitit 1911 deputetët shqiptarë, midis të cilëve u dalluan Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina?, duke përfituar nga kriza që kishte mbërthyer Perandorinë Osmane dhe qeverisjen e xhonturqve, kërkuan edhe njëherë zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri, të cilat kishin si qëllim të fundit ta shtynin Portën e Lartë të njihte kombësinë shqiptare dhe të drejtën e saj për t’u vetëqeverisur.
Në muajin janar të vitit 1912 Hasan Prishtina u përpoq të bindte Asim Beun, ministrin e Jashtëm të Perandorisë Osmane, se ishte në interesin e shtetit osman që qeveria të deklaronte zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë. Por xhonturqit, duke menduar se kjo kërkesë do të çonte në shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria, e hodhën poshtë atë.
Përballë këtij qëndrimi të qeverisë xhonturke, deputeti i Kosovës, Hasan Prishtina, më 11 janar 1912 shpalosi dhe njëherë në parlament kërkesat kombëtare të shqiptarëve. Pasi foli për mohimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe për terrorin e pashembullt të ushtruar mbi popullsinë shqiptare, ai dënoi ashpër politikën e egër shoviniste që po ndiqte qeveria në trevat shqiptare. Hasan Prishtina e kërcënoi qeverinë me një kryengritje të re nëse nuk plotësoheshin kërkesat kombëtare të shqiptarëve.
Fjalimi i guximshëm i Hasan Prishtinës e detyroi vezirin e madh që të replikonte ashpër me të, duke e akuzuar si rebel që kërkonte t’i vinte zjarrin Perandorisë.
Në rrethet më të përparuara patriotike shqiptare po përforcohej gjithnjë e më shumë bindja se të drejtat kombëtare dhe përparimi ekonomik e kulturor i popullit shqiptar nuk mund të siguroheshin tashmë me anën e luftës parlamentare.
Përvoja e luftës trivjeçare (1909-1911) e shqiptarëve kundër regjimit xhonturk kishte provuar domosdoshmërinë e krijimit të një qendre të vetme drejtuese dhe udhëheqëse të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përpjekja e parë për bashkërendimin e luftës së të gjitha trevave shqiptare kundër zgjedhës xhonturke u bë në Stamboll.
Pas këshillimeve, që u zhvilluan ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës më 12 janar 1912, u vendos të mbahej një takim i një grupi personalitetesh të jetës politike shqiptare. Takimi u bë në mesin e muajit janar, nën kryesinë e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në të morën pjesë, përveç Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e Syrja Vlorës, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë.
Mbledhja e Taksimit ripohoi përfundimin se shqiptarëve, për të siguruar të drejtat kombëtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugë tjetër përveç organizimit të një kryengritjeje të përgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu për aspektet organizative të lëvizjes së armatosur në Shqipëri. Rol i veçantë, sidomos në fillim të veprimeve luftarake që do të ndërmerreshin në pranverën e ardhshme, iu caktua Kosovës. Kryengritja do të shtrihej edhe në viset e tjera të vendit, megjithatë, do të ishte Kosova ajo që do të mbante peshën kryesore në rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritëse në verilindje të Shqipërisë e mori përsipër Hasan Prishtina. Esat Toptani premtoi të merrej me organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Mesme dhe në Mirditë. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan të ngrinin në luftë çetat e Jugut.
Ismail Qemali mori përsipër të siguronte, me ndihmën materiale të kolonive shqiptare të mërgimit, armë dhe të holla (15 mijë pushkë të tipit të ri mauzer dhe 10 mijë napolona ar). Ai do të vijonte njëkohësisht përpjekjet për të siguruar mbështetjen e diplomacisë evropiane dhe të opinionit publik të jashtëm.
Nga të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes së Taksimit vetëm Ismail Qemali, Hasan Prishtina e ndonjë tjetër u përpoqën të përmbushnin detyrimet e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top