Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkrimtari gjerman: Ja si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit).

Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim, me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë, udhëtim i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël, dhe më pas në kthim, në Europën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë… Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht,hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone.

Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si: “Mirëmëngjes”, “Sa kushton kjo?”, dhe “Grua, a mund të fle me ju?” Kjo pyetja e fundit mungon në fjalorin në gjuhën shqipe, nuk dihet për ç’arsye.

Ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej regjistrimeve më të hershme

Por si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut. Ja fjalët që na sjell gjermani Arnold Van Harff.

Boicke-Bukë
Vene-Verë
Oie-Ujë
Mische-Mish
Jat-Djath
Foeie-Vezë
Oitter-Uthull
Poylle-Pulë
Pyske-Peshk
Krup-Kripë
Myr-Mirë
Kycge-Keq
Megarune-Me ngrënë
Pijnë- Me pi
Tauerne-Tavernë
Geneyre-Burrë
Groëa-Grua
Denarye-Para
Sto-Po
Jae-Jo
Criste-Zot
Dreck-Djall
Kijrij-Qiri
Kale-Kalë
Elbe-Elb
Fijet-Me flejt
Mirenestrasse-Mirëmëngjes
Myreprama-Mirëmbrëma
Meretzeën-Mirësevjen
Laf me kmijss-Më laj këmishën
Nea-Një
Dua-Dy
Trij-Tre
Quater-Katër
Pessa-Pesë
Jast-Gjashtë
Statte-Shtatë
Tette-Tetë
Nantë-Nëntë
Dieta-Dhjetë
Nijtgint-Njëqind
Nemijgo-Njëmijë
(Bota.al)
SKENDERBEU.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back