Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

xhebrail1

INTERIST
Pas 85 vitesh ekzistencë, Garda e Republikës do të shkrihet dhe Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, do të kalojë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Reforma e thellë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërmarr ndaj Gardës pritet të përfundojë brenda 100 ditëshit.

Pak a shumë ministri i Brendshëm u tha krerëve të Gardës gjatë një takimi se ishte i detyruar ta merrte ketë vendim, për shkak se kërkon profesionistë të varur nga forca e ligjit dhe jo militantë partiake, si ata qe vepruan në 21 janar.

"Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më si e tillë dhe brenda 100 ditëve do të ketë përfunduar procesi i reformimit dhe modernizimit për t'i dhënë jetë Drejtorisë së Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, e cila nuk do të varet më nga ministri i Brendshëm, siç është deri më sot Garda, por do të jetë nën zinxhirin e kompetencës dhe përgjegjësisë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky institucion padrejtësisht është deformuar gjatë këtyre viteve, jo vetëm në funksion, por edhe në përmbushje të detyre, në efektivitet dhe mbi të gjitha në politizim dhe faturë financiare të pamerituar nga taksat e qytetarëve shqiptarë", tha Tahiri.

Por Tahiri nuk mund te anashkalonte ngjarjen e 21 janarit. Ashpër ai tha se do të bëjë gjithçka në kapacitetin e tij ligjor te ndihmoje drejtësinë për të çuar para ligjit përgjegjësit e vërtetë ata qe vranë, urdhëruan, ndihmuan dhe fshehën provat.

"Kjo vlen për atë për pakicë që 21 janarin e ktheu në masakër, por edhe për atë pakicë që procesin gjyqësor e ktheu tifozllëk. ثshtë në vullnetin e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, por edhe në insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, për të bërë drejtësi për 21 janarin. Jam më shumë se i vendosur të bëj gjithçka në kapacitetin tim ligjor për të ndihmuar drejtësinë në një proces që duhet të përfundojë me nxjerrjen e përgjegjësive konkrete dhe përgjegjësve konkrete, për të gjithë ata që vranë, urdhëruan, ndihmuan, fshehën provat dhe ata që penguan drejtësinë të bënte drejtësi. Kam besim që çekiçi i drejtësisë nuk do të vonojë edhe pse sot rri pezull rri mbi kokat e atyre që vranë bashkëqytetarë të pafajshëm", tha Tahiri, raporton Tch.

Pas 21 janarit, Garda e Republikës u përfshi ne debate dhe akuza te forta politike për vrasjen e katër protestuesve, por edhe në një konflikt jo vetëm me opozitën dhe institucionet e tjera të shtetit, si edhe prokurorinë. Kjo e fundit e akuzoi Gardën e Republikës për pengesa ne hetimin e 21 janarit, ndërkohë që opozita e asokohe deklaroi se ishte një instrument politik i pushtetit. Në krye të Gardës u komandua përkohësisht Gramoz Sako. /Telegrafi/

f.0927154813162_m.jpg
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

veprime te padenja
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

85 Vjet qendroi vjen nje si Saimir Tahiri edhe Edi Rama edhe e shkrijne ne emer te 21 janarit vetem pse mbrojten institucionet nga njerez te terbuar te udhehequr nga manjaku edhe skizofreni qe fshihej pas ndertesave njeriu qe shqiptaret e votuan per kryeminister,nuk befasohem se ende ka ne shqiperi njerez qe adhurojne enver hoxhen perderisa kan votuar per dikend qe shtetin ne 3 javet e para te pushtetit e konsideron si te vetin e ka privatizuar me nje fjale
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

me sa di une ky kristaqi ka premtu 300 mije vende pune ! apo ka premtu 300 mije te rinje te pa pune ! :D
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

85 Vjet qendroi vjen nje si Saimir Tahiri edhe Edi Rama edhe e shkrijne ne emer te 21 janarit vetem pse mbrojten institucionet nga njerez te terbuar te udhehequr nga manjaku edhe skizofreni qe fshihej pas ndertesave njeriu qe shqiptaret e votuan per kryeminister,nuk befasohem se ende ka ne shqiperi njerez qe adhurojne enver hoxhen perderisa kan votuar per dikend qe shtetin ne 3 javet e para te pushtetit e konsideron si te vetin e ka privatizuar me nje fjale

Nuk eshte as i pari as i pari as i fundit. ne fakt un kam dyshime qe shqiperia eshte vertet ne dore te shqiptareve te denje qe mendojn per shqiperin apo luajn me te :mah:...edhe ne fakt ne vazhdoijm te votojm ata qe na instrumentalizojn, manipulojn dhe qe jan po te njejtet ata qe na kan shkaterruar, rrenuar si imazh dhe si vend.

persa i perket ketij vendimi. Si emer dhe si uniforforma jan te bukura :P por reformat jan te domosdoshme per ndryshime rrenjesore pozitive.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

veprime te padenja

Pse moj e pa drejte???!

Kemi shume digastere te policise Por nuk kemi rend ne vend keshtu qe duhej te ikte keto dhe te rrugores me ishin bere inat jo per ndonje gje Por pavarsisht qe isha ne rregull me budallekun e tyre te sorolllasin per 500lek siguracionin pshb thoshte "anywhere in the world to drive" polici thoshte ku e ka te shkruar Albania ketu nuk Ben ahahaha ore e ka te shkruar ne gjithe boten sdi anglisht une shko perktheje shqip. Eshte mangesi e jotja ajo
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Po ti Con UK

Di te bësh dallimin mes policit te thjeshte edhe gardistit/
.
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Po ti Con UK

Di te bësh dallimin mes policit te thjeshte edhe gardistit/
.

Po ti xhebro di sa digastere ka policia?? Dhe sa popullsi jemi ne ?? Aman se u lodhem quni Halles me garden mos prek quni tezes me rendin ai tjetri me drejtesin te gjithe te pa prekshem
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Garda eshte elita e nje shteti qe nuk preket askund ne bote vetem ne shqiperi ndodh kjo.\

Pajtohem me nderrimin e policise sidomos asaj rrugore se kan qen per mjerim po te garda eshte ofenduese per shtetin qe e perfaqesojne vet keta politikan.
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Institucionet duhet zhvilluar, reformuar dhe perparuar. Deri ne kete mase pajtohem dhe une ama qe ti nderrosh emrin sa per sy e faqe pune budallalliqesh kujtoj se eshte.
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Thuaja Sajmir Tahirit kete.
Kemi nje qeveri ne Shqiperi qe nga gjithe ata eksperta asnje minister nuk eshte espert i ministris qe drejton secili minister eshte ose ekonomist ose jurist.
Parodia vazhdon...
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Normal kjo , ka marr pushtetin tjetri dhe ata qe ja kan dhene voten duan shperblimin se perndryshe
ja han koken . Do hapi vende pune , 300 mije te reja per simpatizantet dhe 300 mije do ti heqin nga puna ,
duke filluar nga drejtusit deri tek pastrusit dhe ata qe fshijn rrugen . Kjo eshte demokracia shqiptare .
Gallat hesapi . Ja pra qe tradita vazhdon , ta hypa ma hype , ma hype ta hypa .
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Shumica e gardisteve besoj se do iknin vete :D .....
Gjithsesi .... palla rrumpalle do e beje ..
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Edi qe ishte shites ambulant para Kulles Eiffel ne vitet 92'-93' sot merr ne dore nje Shtet,se ke te gjate po s'bere punen qe te takon.

Shkrirja ne nje Polici te vetme te Kupoles se MB esht dicka qe do favorizoj luften kunder krimit (qe mbetet prioriteti i çdo qeverie ne letra e fjale)

Berisha meriton me shume se humbja politike,per shume t'e keqija qe akuzohet kto 20 vite!
 
Bombastick miku im garda nuk shkrihet ska lidhje me MB ajo po kjo eshte nje menyre qe me centralizu pushtetin se garda nuk eshte me luftu krimin ne asnje vend te botes.
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

xhebrail,me ato qe kam degjuar nga fushata e Edi Rames ka thene se do krijoj vetem 1 Polici! Siç beri me Rrugoren ashtu veproj dhe me Garden... se ca do bej do ta shohim!
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Po Garden e ka cdo shtet ....Kjo eshte hakmarrje asgje me teper ky o ka mundohet provokimet e 21 janarit me ja vesh gardes edhe pse eshte dashte te reagoj se eshte tentuar perdhosja e institucioneve...
Kapune me te mencura ky i palami i Parisit te bashkoj ato lloj lloj policish qe jan ne shqiperi jo policia e bashkis jo rrugore garda eshte krenaria e shtetit edhe ne asnje vend ne bote nuk eshte ne kuader te policise
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Xhebrail,kur s'reagojn ato qe jan atje kunder padrejtsive pse t'na vij keq neve?

Dhe ne nese do ishim ne vend te tij ndoshta do u hakmerrnim.. Por kjo situate po del jasht kontrollit duke filluar nga futja ne Parlament dhe duke i dhen post te rendesishem Grekut Vangjel Dule,mbeturina qe nuk e refuzon as Berisha as Rama!
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

me vangjell dulen edhe me luiza xhuvanin shqiptaret treguan se sjapin pese pare per kombesi po vuajne per karrike..

Se di si do presim delegacionet e huaja do qesim policet e thjeshte ne vend te gardes kur te vin presidentet e shteteve tjera..
 
Pe: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Poltikisht duke folur cdo aksion poltik qe ka ndermarre deri tani Edi Rama te gjithe me qellim per te forcuar pozitat e veta.

1. Projektligji i mbetjeve, te marre monopolin e mbetjeve me e forte eshte se neve po mbytemi nga plehrat tona, dhe pak skrap, leter, dhe plastik qe do vinin nga jashte per te mbijetuar ndermarrjet e riciklimit kjo nuk behet ose nuk do behet sa te kaloje ne kuvend ligji....u friksua edi rama se do sillnin uranium ne shqiperi ...eshte per te qeshur me te madhe ...

2. me e forta eshte kodi i etikes per ministrat..... nuk me intereson se cili shtet e parashikon apo nuk e parashikon ne nuk jemi si te tjeret ne jemi shqiptare qe gjysma e kokes i punon vetem per KEQ.

3. edhe karrigat ne kryeministri i donin 500 eruoshe hajde.....

4. te kishte ba edhe naj ministri per derrat per lopet ....se vetem ato nuk kane ministri ...dy njerez me 25 ministri e me pafundesi drejtorish ...bbboboobobob kjo eshte REFORM ???

nuk dua por sec kam nje parandjenje te keqe qe do ta hame keq .....
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Po cti besh ne parlament ke deputete shqiptare qe kan nderruar kombesin qe i biri i saj ka vrare nje person edhe eshte denuar vetem dy vjet burg edhe ato si ka mbajt pastaj i njejti ne vitin 2012 ka rrafur nje polic edhe eshte e denuar 3 muaj burg...
Ne cilin shtet te botes me keto denime te te birit dikush munde te merrte gucimin te kerkonte votat e popullit vetem ne shqiperi ata qe mohojne kombesine kan femijet vrases edhe perdhunues ligjesh fitojne voten e popullit.
Per mendimin tim gjykatat ne shqiperi jan institucioni me i korruptuar ,mjere per ata qe votuan qe nje shqiptare qe shet kombesin te futet ne parlament.

Presim qfare posti do i jep PS nenes se kriminelit deputetes edhe aktores greke Luiza Xhuvani/
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Eh sa mir ja ka ba vec, ti heqin tgjith edhe kto policat tone barkmedhenj qe te ndalin ne rruge vec me kap ndonje 10.000 leksh :D

kto adhuruesit e sales ktu qe kcejn si gjelat ,pse po lodheni se mos do ju pyes njeri ju :P
 
Titulli: Shkrihet Garda e Republikës -Hakmarrja e EDI RAMES vazhdon...

Garda nuk ndal kend ne rruge po si duket kemi ketu asi personave qe sdin dallimin mes nje gardisti edhe nje polici trafiku ...
Komplimente ajsi tfala mesuesve thuajne te pakten te mesojne te bejne dallimin mes ngjyrave te uniformave.
 
Back
Top