Shkollat e Tiranës “mbushen” me morra

Love

βeℓℓe â๓e
Farmacistët: Prindërit po na kërkojnë çdo ditë shampo kundër parazitëve

Nga: Lorina Mixha

Shkollat-300x192.jpg


Edhe pse moti është ftohur ndjeshëm dhe pas viteve 1990 në Shqipëri dyqanet dhe supermarketet ofrojnë sapunë, shampo e detergjente me çmime nga më të lirat e më të shtrenjta, në Tiranë ka rënë “epidemia” e morrit. Në disa nga shkollat e Tiranës janë njoftuar për të vizituar ambientet e klasave dhe për të këshilluar mësuesit dhe nxënësit për të minimizuar përhapjen e morrave, thërijave apo parazitëve në maksimumin e mundshëm…

اdo vit në shkolla, çerdhe apo kopshte ka raste sporadike, apo përhapje të vogla të parazitëve nga njëri fëmijë në tjetrin, por 2012-a po shënon një proces difuzioni të parazitëve brenda një kohe të shpejtë, nga flokët e njërit fëmijë në flokët e tjetrit.

“Me nisjen e muajit nëntor kemi pasur kërkesa të shumta për shampo kundër parazitëve, për eliminimin e morrave që kanë marrë fëmijët në shkolla. Prindërit na pyesin me kujdes për përdorimin, pavarësisht se janë të mendimit që para shampos do të bëjnë një dezinfektim me vajgur, si 20 vjet më parë”, thonë farmacistët.

Shqetësimi

Mësueset, drejtuesit e disa shkollave 9-vjeçare në qendër të Tiranës, kanë njoftuar autoritetet e shëndetësisë, ndërkohë që u kanë bërë me dije prindërve për fenomenin dhe përhapjen e parazitëve në shkolla, duke kërkuar pastrim dhe dezinfektim të kokave të fëmijëve në mënyrë të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen. Para viteve ’90, në institucionet arsimore, parashkollor apo në shkolla, nxënësit dhe fëmijët zinin shpesh morra, kjo për shkak të mungesës së shampove, sapunëve dhe higjienës vetjake të secilit fëmijë. Për shkak të mungesës së kushteve, por edhe një rituali të caktuar, dushet dhe banjat nuk ishin të përditshme, ndërkohë që në qarkullim ishte vetëm sapuni “Rrogozhina” apo shampo, të cilat mund të bliheshin në sasi tepër të vogla.

Shampot për parandalimin apo luftimin e parazitëve, në këtë rast morrat para vitit 1990 mund të merreshin në drejtorinë e higjienës vetëm me një rekomandim nga mjeku, ndryshe nga sot, kur këto solucione gjenden kollaj në farmaci.

Krehrat e morrave, të cilët shiteshin pothuajse në çdo kinkaleri, sot tregtohen vetëm nga shitës ambulantë në cepat e qytetit, ku bashkë me paketat, orenditë zbukuruese apo lodrat kineze mbajnë edhe gjëra të tjera të dobishme, edhe pse ndodhemi në epokën e teknologjisë dhe internetit.

Higjiena

Drejtoria e Higjienës, autoritetet shëndetësore, por edhe Instituti i Shëndetit Publik, në rastin e shfaqjes së morrave në institucionet arsimore, kur fëmijët duke qëndruar bashkë kokë më kokë i kalojnë edhe parazitët njëri tjetrit, bëjnë konstatimin e rasteve. Këto institucione kanë mjekët të atashuar në shkolla, të cilët bëjnë njoftimin te prindërit, si dhe japin rekomandimet se si duhet të veprohet. Më pas bëhen kontrolle dhe inspektime për të parë sa është shkalla e përhapjes dhe nëse duhet të merren masa emergjente për izolimin e rasteve apo dezinfektim të një shkalle më të avancuar.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë dhe autoriteti shëndetësor rajonal kanë dhënë të gjitha udhëzimet për mjekët e shkollave për të informuar dhe për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore të nxënësve në shkolla për të gjithë problematikat mjekësore, duke u dhënë më shumë rëndësi në këtë sezon, mungesave të fëmijëve, si pasojë e prekjes nga virozat e stinës.

  • Vajgur - Metoda e përdorur nga nënat, por edhe e përcjellë nga mjekët e shkollave për dezinfektimin e fëmijëve nga morrat, është lyerja e skalpit të kokës me vajguri
    Krehri - Një krehër, pajisje me dhëmbëza tepër të imëta në ngjyrë të zezë me dhëmbëza nga të dyja anët, në Shqipëri njihet si “krehër morrash”. Sot mund të gjendet në shitje nga tregtarët ambulantë
    Shampo - Një shampo specifike, produkt i cili tregtohet në farmaci, përdoret sot për dezinfektimin e kokës dhe pastrimin e flokëve nga morrat. Në të tilla raste prindërit ua presin flokët shkurt fëmijëve
 
Titulli: Shkollat e Tiranës “mbushen” me morra

Cudi te mendosh qe sot kushtet e higjenes i ka çdo familje shqiptare ne menyre te mjaftushme, e te perhapen parazitet me kete ritem O.o
Zyshat apo mesueset mos te kerkojne vetem nga nxenesit te dezinfektohen por ta perdorin dhe vet : P
 
Titulli: Shkollat e Tiranës “mbushen” me morra

Mjafton te kete nje ne klase edhe behen te gjithe me morra.
Mjafton te mos kete edhe femija pis sic del kruan koken vend e pa vend edhe behet.
Ne te shumten e raste behet shendet lol
Ne pakicen e rasteve eshte e rrezikshme
 
Pe: Shkollat e Tiranës “mbushen” me morra

Edhe kur kam qene une ne shkolle ktu ne Dublin perhapeshin panike te tilla kshu qe s'ndodh vetem ne Tirane. Mjaftonte nje barbon te rrinte pa lare edhe behejsh viral pastaj; vec kur vinte letra ne shpi nga shkolla ku i kerkohej prinderve tu kontrollonin koken femijve.
 
Pe: Shkollat e Tiranës “mbushen” me morra

Hahahaha kisha kohe pa ngju per ata kamikaze :P
 
Back
Top