Shkollat 9-vjecare, program kunder droges e alkoolit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
1323427149-kunder_droges_dhe_alkolit.jpgNjë program i titulluar “Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme” miratuar në muajin tetor ndërmjet Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë nisi të veprojë ditën e sotme. Programi ka filluar të zhvillohet sipas një grafiku dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor në 40 shkolla 9-vjeçare të Tiranës, ndërsa në të gjitha klasat e 6-ta si temë e parë do të jetë “Alkooli”. Ditën e sotme, ky program po zhvillohet në 5 shkolla 9-vjeçare dhe konkretisht në shkollën: “Sabaudin Gabrani”; “Shkolla e Kuqe”; “1-Maji”; “Hasan Prishtina” dhe “Siri Kodra”, ndërsa në datën 9 dhjetor ky program do të vazhdojë ne shkollat “Fan Noli”; “Dhori Leka”; “Emin Duraku”; “Avni Rustemi” dhe “Qazim Turdiu”. Edhe java në vazhdim do të jetë çdo ditë e përfshirë me zbatimin e këtij programi.

Sakaq grupet mësimdhënëse përbëhen nga 2 punonjës policie dhe 1 mësues, të cilët së bashku do të japin instruksione mbi drogat dhe substancat e tjera të rrezikshme. Ky program vjen, pas një vlerësimi të situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë, dhe synon në përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, të cilët kur të përballen me duhanin, alkoolin e marijuanën, të jenë në gjendje të thonë “Jo drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme”./Noa
 
Pe: Shkollat 9-vjecare, program kunder droges e alkoolit

Ne skemi kufizim me ligj te perdorimit te alkolit nen nje moshe te caktuar ne rradhe te pare...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top