Shkolla shqipe ka nje histori me te hershme se zyrtarja.

Hartini

Antarë i Respektuar
SHKOLLA E PARE SHQIPE NE SHKODER ne 1638

Shkolla e parë ishte në Shkodër

Mehmet ELEZI

Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.
Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit.
Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.
Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.
Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.
Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.
Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.
Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.
Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë.
Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore?
Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet.
Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.
Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!

Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.
Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.
Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.
E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.
Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.
Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.
Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.
Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh. (Burimi: Pasqyra, VITI V - 24 DHJETOR 2003)
 
Material mjafte interesante Hartin.

Eshte shume e vertete se shkolla shqipe ka hapat e saj mjafte heret dhe ne kete drejtim duht te behen hulumtime nga organet gjegjese. Mendoj se per shkollat e tilla deri me tani nuk kemi mesuar sepse ai mesim ne ato shkolla ishte i karakterit teologjiko - filosofik por mbahej mesimzenje edhe nga lemit tjera. Problemi me duket se qendron ne ate se ky mesim eshte organizuar dhe mbajtur ne Kisha (objekte fetare) dhe ketu eshte atakuar ose nga sistemi ose ose ............:gjujpeshk:. Une po jap nje informacion nga Kosova. Ne te gjithe e dinim se shkollat shqipe ishte hapur shume vone ne Prizren por te dhenat na japin se mesimnxenja Shqip ne Kosove eshte organizuar qysh ne vitet e largeta 1555-1584 dhe ka vazhduar ne menyre kontinuele. Kjo shkolle ishte e hapur ne fshatin Stubell (Malesi e Karadakut) ne rrethinen e Anamoraves se Kosoves, me sakte ne rrethinen e Gjilanit. Ky fshat edhe sot eshte i banuar me katolike.

Stubëll
Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një istituti të lartë ç`farë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Evropë, e ku, perveq teologjisë, mësohej filosofia dhe studioheshin klasikët (shih: Dhimitër S. Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, Naim Frashëri, Tiranë 1987, fq. 92). Kjo Traditë e shkollës shqipe, e filluar pra që në vitin 1584 (shek. 16), do të vazhdojë të përforcohet dhe të pasurohet veçanërisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Kurë në disa qendra të njohura të Kosovës si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, do të hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bërë vatra të njëmendëta jo vetëm të arsimit dhe tëedukimit, por edhe të lëvizjes sonë kombëtare.

Ceshtja Shqiptare kerkon nje kontrolle te hollesishme te arkivave boterore.........:gjujpeshk:
 
Me vjen mire qe lexoj materiale te tilla qe shkolla shqipatre e ka zanafillen shume heret , po ju lutem na sillni info se ne ca gjuhe shkruhej ne keto te ashtu quajtura shkolla
Pasi dime ( aq sa di une ) qe ne shqiperi vetem flitej shqipja ajo nuk shkruhej
S'kishte nje abetare , apo nje alfabet qe te perfaqesonte shqipen si gjuhe Ne per kete jemi quajtur dhe popull barbare sepse nuk e shkruanim gjuhen tone po vetem e flisnim ate
E shkolla e pare shqipe eshte vlersuar ajo e Korces pasi ne ate shkolle jo vetem eshte folur , por dhe eshte SHKRUAR ne shqip !
 
Kjo dhe shume te tjera jane shuar nga komunizmi nga tekstet e shkollave dhe eshte ndaluar qe te permenden, por shqipetaret e rezistences se diktatures i kane ruajtur ne mendjet dhe zemrat e tyre me shume kujdes data, ngjarje dhe vlera me rendesi te kombit tone. Ndonjehere edhe duke paguar cmime te larta.

Versioni i historise komuniste te shqiperise duhet qe te ndryshohet dhe te vihet ne vend e verteta.
 
kush me garanton mua qe kjo e ''VERTETA'' e re nuk eshte si ajo e komunistve ??? Se ne Shqiperi ndodh paradoksi qe heronjte ti bejme tradhetare dhe tradhetaret heronj ne bas te frymes politike qe eshte ne vend......
Shembulli i pare Sali Berisha me co per te vejtquajturin mbret....e keshtu me rradhe jo per gje por do dalin dhe do thone qe Esat pash Toptani mbronte te drejtat e Shqiptarve e keshtu me rradhe......
 
Kete nuk e kam thene une, nuk e kane thene anetaret e fv, por e kane thene historian, shkrimetare dhe koka te shquara te kombit dhe jane te dokumentuara brenda dhe jashte vendit.

Brenda, ne bibloteken e franceskaneve te shkodres dhe jashte nga studiues, historia te shqiperise dhe c'eshtjeve te saj poashtu edhe ne bibliotekat e vatikanit.

Une nuk kam nje lidhje interneti qe t'iu drejtoi, as tekstet origjinale ne duar qe t'iu beje kopje dhe ti nise, por librat qe kam lexuar dhe kerkimet e mia me kane cuar ne keto konkluzione.

Shqipetaret jane mesuar qe te pergjithesojne dhe t'iu japin gjerave nje emer te njejte edhe atehere kur ato nuk jane te tilla, por e verteta eshte vetem nje, njerezit mund te zgjedhin se c'fare te besojne dhe pranojne.
 
Besoj se historia qe eshte shkruajtur nga fuqite e medhaja eshte e njejte me politiken qe ato ndiqnin apo gabohem une qe kur Vatikani perben burim per te VERTETAT kur vet si shtet bazohet ne TE PAVERTETA ;)
 
Problemi juaj eshte me i madh sesa c'eshtje si kjo. Si shumica e shqipetareve kalon nga nje teme ne nje tjeter. Identifikon problemet jashte temes dhe jeni i paqendruar.

E verteta dhe e paverteta e vatikanit nuk eshte c'eshtje qe mund te identifikohet aq lehte aq me teper nga une apo ju.

Une nuk kam degjuar ndonjehere qe shtetet te shkruajne historine e shteteve te tjera, por individet, historianet, turistet, rrugetaret dhe studjuesit e huaj te shkruajne per nje vend kjo ka ndodhur. Edit Durham nuk ka shkruar per shqiperine ne te njejten menyre qe Perandoria Britanike ne ate kohe e trajtonte shqiperine. Nese nuk jeni ne dijeni te kesaj, keni nje shans te perkryer per ta mesuar tani.

Vatikani ka te verteten e kombit tone ne biblioteken e saj. Nese c'eshtja shqipetare, rrenjet e Ilireve dhe hedhja poshte e propogandes Greko-Sllave hidhet poshte nga ndonje dokument historik, ato jane padyshim dokumentat qe ruan ky shtet per Shqiperine dhe Shqipetaret.

Pra ketu problemi juaj eshte: ose qe nuk besoni ne histori aspak, (qe per mua eshte sikur te mos besosh se gjysherit e tu jane vertete te tille pasi besoni ne rastesine e te jetuarit me to), ose historia shqipetare persa i perket kesaj c'eshtjeje eshte thjeshte nje trillim, apo me mire nje propogande, (personalisht kjo do te ishte jo shume e cuditshme, por shume amatoreske).
 
Redaktimi i fundit:

Une thjesht e cova pak me shume ate qe ju thate se zuret ne goje Vatikanin qe ka gjithe keto fakte qe nuk i nxjerrin ne drite dhe lejojne qe bota te mesoje mbi ato psudofakte greko-sllave Mos valle je shume i ndikuar nga feja katolike ?? nje supozim bej une.... Mos valle fuqite e medhaja QE KANE SHKRUAJTUR DHE DHENE DREJTIME MBI MBIJETESEN E KOMBEVE TE VOGLA ASHTU SI ESHTE DHE KOMBI JONE NA KANE PERKRAHUR NDONJEHER DIHET SE KE KANE PERKRAHUR nuk eshte nevoja te lexosh historin tone te deformuar qe jam dakord qe eshte...por te lexosh sjelljen e ketyre shteteve ndaj nesh.....Dhe nqf se te duken shkrimet e mia jasht tematikes qe thua qe jane rilexoi dhe njeher ku dihet mund te kuptosh se cdo te thote autori ;)
Nje veti te keqe kemi ne Shqiptaret mundohemi te jemi te mire ne te gjitha gjerat prandaj po deshtojme si shtet dhe mesa shoh per nje kohe jo shume te gjate dhe si komb......me pak fjale kujtojme se jemi te zgjuar....edhe kjo pune e historise Shqiptare qe do rishkruhet sipas perfitimeve politike....
 
Si mod do ju sugjeroja qe te mos shkruani me shkornja te medhaja, pasi kjo eshte kunder rregullores.

Persa i perket ndikimit tim nga feja, kjo eshte nje hipoteze qe gjen vend kudo por jo tek une. Historia nuk ndryshohet per interesa, e aq me pak per simpati feje, ajo eshte ashtu sic eshte ne cdo moment te caktuar.

Fuqite e medha kane patur interesat e veta ne vende te caktuara. Thjeshte te medhejnte bejne c'fare duan dhe te vegjelit c'fare munden. Historia sic ta kam cekur edhe me perpara e nje kombi tjeter nuk rastis te shkruhet nga nje shtet tjeter, por te kesh studjues te nje shteti tjeter te hulmutoje historine e vendit tone kjo eshte me se normale. Sidomos ne kohet tona ne nje bote te globalizuar, studjuesi amerikan studjon me kenaqesi dhe interes historine, prejardhjen, te dhenat e deritanishme dhe kulturen e nje fisi te panjohur nga shumica e botes ne pjese te ndryshme te botes, po i themi ketu Mongolise. Duke qene se ky fis ndoshta nuk ka dike qe te kete arsimin dhe formimin e duhur per te shkruar historine e tyre, studjuesi amerikan i jep botes nje veper me vlera te jashtezakonshme, pasi nje e tille nuk eshte shkruar me perpara. Por kjo asesi nuk e ben kete veper, veper te Amerikes, por te atij studjuesi. Ky eshte dallimi qe ju nuk po arrini te beni, shteti dhe individi jane dy c'eshtje te ndara ketu, ndonjehere ndoshta edhe me trajektore te kunderta ne kendveshtrimet e tyre.

Vatikani i ka nxjerrur ne drite, ato jane te hapura per shqipetaret qe kane mundesi dhe kane interes per ti pare dhe studjuar, por e verteta eshte se jo rralle shqipetaret hedhin hipoteza, dhe jo shpesh flasin me fakte. Per gjera si keto e kam fjalen une: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Llesh Kola viziton bibliotekën e Vatikanit ku ruhet origjinali i 'Mesharit' te Gjon Buzukut, AMBASADA SHQIPTARE NE ROMث - AMBASCIATA DELLA REPUBBLICA DI ALBANIA IN ITALIA - ROMA via Asmara 5

Jo shume larg me perpara, Top-Channel kishte bere nje dokumentar per nje kishe ne nje zone qe sot eshte nen juridiksionin e shtetit malazez qe e tregonte qarte si toke ilire, si kishe katolike (qe e lidh ate direkt me prejardhje shqipetare pasi sllavet nuk kane qene te tille, dhe tregon se ato kane ardhur pas nesh ne ballkan) megjithse Beogradi gjithnje i ka humbur gjurmet e saj dhe e ka quajtuar ate kishe ortodokse, ne fjale te tjera Sllave duke hedhur edhe hipotezat e veta se Sllavet aty jane autoktone. Jane gjera si keto qe juve ju bejne te mendosh se je fanatik apo terrorist, por per studjuesit jane te rendesise vitale per te identifikuar te verteta te shtremberuara me shekuj e dekada te historise sone.

Shume kujtojne se jane te zgjuar, sidomos ato qe bejne zhurme me shume neper medja, jane ne pergjithesi ne poste qe nuk meritojne ti kene, sepse per te perfituar nje pozicion ne administrate duhet te kesh lidhje politike dhe kualifikime si person.
 
Uaaaaa për këto informacione e besokan njerzit Top-Channel sa cudi se vetëm atje ku u intereson .

Sa për temën më duket interesante artikulli por si e ka thënë dhe Mirela ne e dimë se shqipja vetëm flitej dhe akoma nuk shkruhej. Akoma ka shumë huëultime dhe kërkime për tu bërë në këtë gjë por hipoteza mund të ketë shumë sigurisht mgjt ato që na vlejnë dhe duhet janë faktet dhe provat që të vërtetohen këto hipoteza
 
Зngjεll;166941 said:

Nuk e kuptoj se c'fare ka per tu cuditur ketu Engjell, apo me mire se kuptoj se pse krijoni vend per hipokrizi. Top-Channel ka dhene kontribut te jashtezakonshem per c'eshtjen shqipetare, i ka lidhur shqipetaret brenda dhe jashte kufirit me transmetimet e tij dhe ka hedhur drite mbi shume c'eshtje te erreta per publikun shqipetare, sic eshte edhe Shen Naumi.

Fushata, dhe transmetimet e tij gjate fushates se fundit kane qene nder me te paktat, dhe cuditja e shqipetareve mbase ka ardhur edhe sepse ato jane mesuar te shohin dicka me shume tek Top-i dhe kur i mungoj shume u zhgenjyen. Por padyshim ai mbetet nje gjigand i paperseritshem qe po shkruan histori. :( Flladi i fushates akoma fryn me furi nga anet tuaja.

Hulmutimet dhe kerkimet per kete c'eshtje jane bere, por s'duhen ndaluar me aq. Nje gje eshte e sigurte, historia e komunizmit per shqiperine eshte e deformuar, e manipuluar dhe e pavertete.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top