Shkolla e Xhineve

Ad Adi

Antarë i Respektuar
Nje novele e frymezuar nga Harry Potter. Rrefen aventurat e nje vajze te vogel e cila largohet nga familja e saj e dhunshme dhe shkon ne Elxhin, qytetin e Xhineve te Llampave. Aty futet ne shkolle per te mesuar artin e mistershem te realizimit te deshirave.Publikuar per here te pare ne gjuhen angleze ne websajtin Booksie:
Kapitulli Parë, Familja Famfam.

Në periferi të Darbinit,në një shtëpi trikatëshe prej druri,banonte dikur një vajzë e vogël që quhej Ami Uajnhaus.Ajo ishte fëmija i vetëm i zotit Ricard Uajnhaus,një farkëtari , dhe zonjës Meri Uajnhaus,një rrobaqepëseje.Uajnhausët nuk ishin vendas.Ata kishin ardhur në Darbin përpara se Ami të lindte,dhe kishin blerë një copë të një punishteje të vjetër vere,të cilën pronarët donin ta shembnin.Dikur ata kishin pasur një mbiemër tjetër,por me të hyrë në punishten e verës,kaq shumë u dashuruan me atë rrënojë të vjetër që binte era verë,sa vendosën të adoptojnë termin Uajnhaus si mbiemrin e tyre të ri.Zoti Uajnhaus ishte një burrë i gjatë,zeshkan,me flokë të errëta të drejta.Zonja Uajnhaus ishte një grua me trup mesatar,me lëkurë të bardhë dhe flokë të verdha kacurrela.Ami nga ana e saj ishte një vajzë me trup mesatar,zeshkane dhe ajo si i ati,por kacurrelse si e ëma.
Uajnhausët e riparuan dhe e mobiluan për bukuri katin e parë të punishtes,duke e kthyer në një banesë të vërtetë,por nuk e prekën fare katin e sipërm,sepse donin të kursenin disa para për fëmijët e tyre te ardhshëm.Zonja Uajnhaus ëndërronte të kishte katër fëmijë.Zoti Uajnhaus mendonte se tri ishin mjaft.Ami ,si cdo fëmijë i vogël i vetmuar ,do të ishte shumë e kënaqur edhe me një vëlla ose motër të vetme,por mendja e saj rrihte diku tjetër.Ajo ishte kurioze të shihte katin e sipërm,dhe sidomos papafingon.Sipas atyre që thoshte zonja Uajnhaus,dhe të cilat zoti Uajnhaus i përgënjeshtronte vazhdimisht,në papafingo banonte prej vitesh një magjistare.Ajo kishte një ushtri të madhe me buburreca të kuq,një zemër të ligë,dhe një shije për fëmijet e vegjël të cilët i vizitonte shpesh.Cdo natë,teksa prindërit e saj shkonin të flinin në dhomën tjetër,Ami zbriste ngadalë dhe pa zhurmë nga krevati,fshihej poshtë tij ,dhe ashtu e mbuluar me batanije priste që magjistarja zemërligë të zbriste nga papafingoja.Por magjistarja nuk zbriste kurrë.
Një ditë,pasi prindërit kishin shkuar në punë,Ami,tashmë pesë vjece,duke dashur të shihte magjistaren dhe tu mburrej pastaj gjithë miqve të saj,vendosi të ngjitej në katin e dytë.Rrjeta merimangash shtriheshin ngado,dhe tubat e vjetër të punishtes gjarpëronin nëpër mure.Ami u tremb,dhe donte të kthehej pas,por pastaj ju kujtuan miqtë e saj.Gëlltiti pështymën,dhe ju afrua portës së papafingos,shtyu derën dhe hyri brenda.Në gjysmë errësirë ajo pa disa mobilje,një tavolinë ,një karrike dhe një palë këpucë të hedhura mbi një krevat të madh prej druri.Këpucët ishin të gjata dhe të holla,tamam si këpucët që do të vishte një magjistare.Ami ,e cila po dridhej nga frika,u afrua me shpejtësi,i rrëmbeu këpucët dhe pastaj vrapoi tëposhtë shkallëve.Kur mbërriti në dhomën e saj,e mbylli derën mirë me celës,dhe pastaj këqyri këpucët.Ato ishin krejt të zeza,dhe në vend të lidhësave ,kishin nga një fjongo të kuqe.Pa dyshim,këto ishin këpucët e magjistares për të cilën i kishte folur e ëma.Ndofta magjistarja kishte dalë për fluturim me fshesën e saj magjike,dhe kishte harruar ti vishte këpucët.Por ajo do të kthehej prapë,dhe kur të shihte se këpucët ishin zhdukur,do të zbriste poshtë për ti kërkuar.Ami i fshehu këpucët poshtë krevatit,dhe priti gjithë natën që magjistarja të zbriste poshtë,por ajo nuk zbriti kurrë.Të nesërmen, zonja Uajnhaus u zhduk pa lënë gjurmë.Zoti Uajnhaus i cili kishte rënë të flinte me të shoqen në mbrëmje,dhe të nesërmen në mëngjes nuk e kishte gjetur më,u tmerrua.Ai mori policinë,dhe policët ja behën brenda pak castesh,por me gjithë kërkimet dhe hetimet që u bënë,asnjë gjurmë nuk u pa nga zonja Uajnhaus.Atë sikur e përpiu dheu.
Ami,e cila besonte se magjistarja e ligë e kishte rrëmbyer të ëmën e saj,si hakmarrje për këpucët, i pastroi mirë e mirë nga pluhuri,dhe, duke i mbajtur me kujdes si të kishte frikë se mos thyheshin,u ngjit sërish në papafingo.Për cudi papafingoja dukej më e pastër se herën e fundit.Rrjetat e merimangave ishin fshirë,dhe krevati i madh prej druri ishte mbuluar me një carcaf të madh,me ca simbole të cuditshme përsipër.Vetëm tryeza ishte e pisët,dhe e mbuluar me thërrime buke,shenjë kjo që tregonte se dikush banonte me të vërtetë aty lart.Ami i la këpucët mbi krevat,zbriti poshtë dhe priti që nëna e saj të kthehej,por zonja Uajnhaus nuk u duk as të nesërmen dhe as në ditët në vazhdim.Tashmë ishte e qartë që ajo nuk do të kthehej më,dhe Ami dalëngadalë nisi ta harronte nënën e saj.
Pesë vjet pas kësaj ngjarjeje,pikërisht në ditën kur Ami do të mbushte 10 vjec,një xhaxha i quajtur Robert Robersclub erdhi për vizitë në familjen Uajnhaus.Ai shoqërohej nga gruaja e tij Robina,i biri Roben dhe e bija Roberta.Ata ishin në hall.Banka u kishte sekuestruar shtëpinë,dhe qysh prej disa muajsh po jetonin ku të mundnin.Një tmerr i madh e kapi zotin Uajnhaus sapo pa të vëllain,i cili në fëmijëri e rrifte vazhdimisht,sa herë që prindërit nuk ishin rreth e rrotull.Kur Roberti i kërkoi ti lironte një dhomë në katin e parë,zoti Uajnhaus shqiptoi një po të mekur,dhe pastaj u ngjit lart dhe shkoi e u mbyll në papafingo.Ndofta i vëllai do ta gjente edhe aty,dhe ai tremb aq shume nga kjo ide,sa u fsheh poshtë krevatit.Robersclubët ,të kënaqur që mundën të siguronin një strehë,nuk pritën aspak,por e mbushën menjëherë katin e parë të shtëpisë me disa mobilje të stërmëdha.Ami nuk kishte parë kurrë mobilje të tilla,kaq të mëdhaja.Dollapi psh. ishte kaq i lartë,sa e kalonte dy herë hyrjen e portës kryesore,dhe një zot e di se si kishin mundur ta fusnin në shtëpi.Robersclubët ishin edhe vetë njerëz gjigantë,të gjatë dhe të bëshëm,por sërish dukeshin liliputë përballë mobiljeve të tyre,dhe kishin shpikur lloj – lloj mënyrash për tu ngjitur në to.Karriket psh,kishin shkallë të gozhduara anash.
Pushtimi i rrufeshëm që Robersclubët i bënë katit të parë të shtëpisë e detyroi Amin të ngjitej në katin e dyte,dhe të afërmit e saj të posardhur u treguan mëse të gatshëm për ta ndihmuar .Vetë xhaxha Roberti i ngarkoi mobiljet e Uajnhausëve mbi kurriz,dhe i mbarti në katin e dytë.Amy u lehtësua,dhe mendoi se ndofta Robersclubët nuk ishin edhe aq të këqinj,por kur hapi sirtarët,vuri re se shumë sende ishin zhdukur.Në ditët në vazhdim,sa herë që kthehej nga shkolla,Ami do të shihte se si zhdukeshin një e nga një sendet me vlerë të shtëpisë .Ajo nuk kishte se si ta dinte se Robersclubet ishin një familje grabitësish profesionistë,të cilët tani ja kishin vënë syrin sendeve të cmuara të shtëpisë Uajnhaus,si filxhanëve antikë prej porcelani ,gotave prej kristali të shekullit të nëntëmbëdhjetë,dhe pjatave prej argjendi.Të gjitha këto kishin qenë dikur pjesë e një koleksioni të madh,që i përkiste zonjës Uajnhaus,ku përfshiheshin edhe disa libra të vjetër dhe shumë të rrallë.Librat ishin kujtimi më i cmuar i nënës së saj,dhe Ami i fshehu shpejt në papafingo,përpara se xhaxha Roberti dhe banda e tij të vinin dorë mbi to.

Sikur të mos mjaftonte ajo bandë hajdutësh ,pas pak kohe një person tjetër ja behu në shtëpi.Të gjithë u cuditën kur e panë ,sidomos xhaxha Roberti që e dinte të vdekur.Ajo ishte një grua e shendoshë,me emrin teze Helga, me flokë të gjatë gri dhe sy të vegjël të verdhë, e veshur me një fustan të bardhë zie, siç kërkohej nga traditat e familjes së burrit të saj të ndjerë. Në fëmijëri një makinë e kishte goditur në këmbën e majtë, duke i lënë vetëm të djathtën të funksiononte. Pas kësaj babai i bleu një bastun, dhe ajo do ta përdorte atë bastun për të rrahur fëmijët e tjerë që talleshin me të, dhe më vonë edhe fëmijët e saj që e braktisën për shkak të atij bastuni. Ami mendoi se kjo grua e cuditshme kishte ardhur vetëm për një vizitë të shkurtër,dhe do të largohej shpejt.Por,teze Helga,e cila e kishte humbur shtëpinë e saj në bixhoz, zaptoi gjysmën e katit të dytë ku rrinte Ami,dhe u bë kështu një tjetër fqinj i pakëndshëm për vajzën e vogël. Në dallim nga familja Robersclub, ajo nuk kishte asnjë mobilje, përveç dhjetë vazove me lule mishngrënëse, qe i ushqente me miza dhe flutura.Nuk kishte as shtrat, dhe flinte gjithë ditën në këmbë ,mbështetur në bastunin e saj , dhe vinte rrotull dhomës së saj të zbrazët tërë natën. Mënyra e saj e të jetuarit e bëri shumë shpejt qesharake , veçanërisht në mesin e familjes Robersclubs, të cilët vazhdimisht pëshpërisnin kundër saj.Teze Helga i mblodhi gjithë këto pëshpëritje përmes një pajisje magjike të quajtur ” Veshët e Helgës” , një lloj përkrenare Vikinge me brirët e kthyer kokë poshtë dhe ngjitur në mure ,dhe planifikoi një hakmarrje. Ajo shkoi në kuzhinë, mblodhi gjithë kupat prej porcelani, gotat e kristalta, vazot antike dhe filxhanët edhe i fshehu në dhomën e saj. Të nesërmen, kur xhaxha Roberti u përpoq të vidhte disa prej tyre, ai nuk gjeti asnjë. Teze Helga aq shumë i pëlqeu pjatat e çmuara, sa vendosi t’i mbante përgjithmonë.

Ami nuk pati c’të bënte,dhe për të shfryrë inatin ndaj këtyre të afërmve të paftuar,që i kishin zaptuar shtëpinë ,i quajti ‘’Famfam’’,një shkurtim i termit ‘’Familje Famëkeqe’’.Shumë shpejt,ky emërtim mori dhenë,dhe të gjithë nisën ti quanin Famfam,madje edhe në regjistrat e policisë ata figuronin të gjithë me këtë emër.Famfamët,të cilëve nuk ju pëlqente hic kjo gjë,u hakmorrën sipas mënyrës së tyre,duke e dëbuar Amin edhe nga kati i dytë.Kështu vajza e vogël shkoi të jetonte me të atin në papafingo.Mobiljet e saj,që ishin tepër të mëdhaja për papafingon e vogël,mbetën prapa,dhe u përlanë nga Famfamët,të cilët i shitën dhe i ndanë paratë mes tyre.Madje edhe teze Helga mori një grusht me të holla,të cilat i humbi pastaj në një poker me të vëllain,Robertin.
Kështu kish rrjedhur deri atëherë jeta e kësaj vajze të vogël,dhe ajo lutej që të mos bëhej më keq,dhe mbi të gjitha që të mos shfaqeshin të afërm të tjerë.Por shumë shpejt të tjerë njerëz do të hynin në jetën e saj,dhe do të përmbysnin gjithshka.
Atë ditë ajo kishte dremitur në klasë,dhe kur u zgjua e pa se të gjithë kishin ikur,dhe kishte mbetur vetëm. Shkolla e boshatisur i kallte datën,sepse i dukej si një trup i vdekur dhe i pakallur,ndaj rrëmbeu cantën,dhe fluturoi përjashta me nxitim. Kur mbërriti tek porta e shkollës,Ami dëgjoi disa të qeshura të forta që vinin nga arena sportive.Ajo i njohu menjëherë.Ishin Smoglindët,një bandë trinjakësh që jetonin në jetimoren aty pranë,tmerri i cdo fëmije të qytetit.Emrat e tyre të vërtetë nuk i dinte askush,madje nuk figuronin as në regjistrat e jetimores.Për shkak se pinin duhan si djajtë,edhe nxirrnin shtëllunga tymi ngado që shkonin,njerëzit i quajtën Smoglind,fëmijë të lindur nga Smogu.Një herë në javë ,Smoglindët,të veshur me kostume të zeza,syze të errëta,me lullat e tyre në gojë,të hypur mbi bicikletat e tyre të shpejta,ja behnin në oborrin e gjimnazit në kërkim të ndonjë nxënësi të vetmuar,një deleje të ndarë nga kopeja sic ju pëlqente ta quanin.Sapo e gjenin një,e rrethonin,e lidhnin,dhe pastaj conin një letër në shtëpinë e tij,duke kërkuar si shpërblim një shumë të vogël parash.Ndonjëherë në vend ta parave vinin prindër të nevrikosur ,me bishta fshesash nëpër duar,ndaj Smoglindët rrinin hypur mbi bicikleta,të gatshëm tja mbathnin në cdo moment.
Ami u afrua.Smoglindët e kishin futur prenë e tyre në rrjetën e volejbollit ,e kishin varur në paralele,dhe po e shtynin drejt njëri – tjetrit.Meqë nuk mund ta shihte dot ,sepse Smoglindët e kishin rrethuar,Ami mendoi se do të ishte më mirë sikur tja mbathte,por befas dëgjoi zërin e viktimës,dhe e njohu menjëherë.Ishte miku i saj i ngushtë,Juxhini,një djalë po aq i cuditshëm sa edhe ajo vetë,i cili shfaqej ndonjëherë si prej askundit.Ishte pak më i gjatë se Ami,kishte sy të zinj të errët,flokë cuditërisht të bardhë në formë bishtkali,dhe mbante një qylym të vogël sa një kuti shkrepëseje,të lidhur tek celësat.Ami duhet të bënte dicka për ta ndihmuar,dhe përnjëherësh nisi të kërkonte nëpër xhepa.Ndërkohë ,Smoglindët ,të mërzitur nga pritja e gjatë,e shtrënguan edhe më tepër lakun rreth Juxhinit.
‘’Hej,cfarë po bëni ashtu’’ ,tha Ami,’’a nuk e shihni se po i zini frymën’’.
Smoglindët përnjëherësh e liruan thesin,dhe kthyen kokat prapa.Dëshmitarët ishin gjëja që ata urrenin më tepër,por kur e panë Amin u qetësuan.Ajo për ta nuk përbënte asnjë rrezik,ndaj e shtrënguan përsëri lakun rreth Juxhinit,dhe i thanë Amit të qërrohej,nëse nuk donte të përfundonte edhe ajo brenda në rrjetë si miku i saj.
‘’Mos mendoni se po më trembni’’,tha Ami,duke dalë përballë Smoglindëve,’’lirojeni po ju them,ndryshe do të thërres mësuesit,dhe ata do tjua ndreqin qejfin’’.
Smoglindët ja dhanë të qeshurës

‘’A mos vallë po na merr për budallenj’’,tha Smoglindi i parë,’’mësimi ka kohë që ka mbaruar dhe të gjithë mësuesit kane ikur’’.

Ami ra në mendime.Me të vërtetë,të gjithë mësuesit kishin ikur,por edhe sikur të mos kishin ikur,edhe ajo ti thërriste,si zor që ndonjëri prej tyre të ndërhynte.Mësuesit e asaj shkolle ishin tepër frikacakë,dhe nuk ndërhynin kurrë në grindjet e nxënësve,nga frika se mos e pësonin dhe vetë.

‘’Sic e shef,jemi vetëm ne këtu’’,tha Smoglindi i dytë,që ishte një vajzë me flokë të shkurtëra,’’dhe nëse ke dëshire mund të kërkosh ndihmë prej nesh’’.
Smoglindët e tjerë qeshën përsëri.Ami lëvizi dorën brenda xhepit,ku mbante një monedhë,dhe Smoglindi i tretë e pikasi menjëherë.

‘’Nuk kemi kohë për të harxhuar me ty vogëlushe’’,tha Smoglindi i tretë,’’nëse ke para dhe do ta blesh këtë dele,urdhëro.Nëse jo,atëherë të këshilloj të largohesh urtë e butë,dhe ta mbash gojën mbyllur’’.
‘’Sigurisht që kam para,dhe do paguaj për të’’,tha Ami,dhe ju zgjati Smoglindëve një monedhë një paundëshe që posa e kish gjetur.
Smoglindët i hodhën monedhës një vështrim të shkurtër,pastaj thithën llullat dhe nisën të bëjnë rrathë tymi.Tani ata po mendoheshin,dhe nga rrathët e tymit mund të gjurmoje mendimet e tyre.Nëse rrathët e tymit ishin të mëdhenj,ata do ta pranonin ofertën e Amit.Nëse rrathët ishin të vegjël,oferta refuzohej.Për fat të keq,kësaj here rrathët e tymit ishin të vegjël.

‘’Një paund për një dele’’,tha Smoglindi i parë,duke hequr llullën nga goja,’’kjo është pak’’.
‘’Fare pak’’ ,tha Smoglindi i dytë.

‘’Kjo është gjithshka që kam’’,tha Ami,’’merreni ose lëreni’’.

‘’Po e lëmë për sot’’,tha Smoglindi i tretë,’’po ti mos u mërzit.Kërko sërish nëpër xhepa,dhe mos u nxito se ne këtu jemi.Deri në mesnatë nuk lëvizim prej këtej’’,dhe vunë sërish llullat në gojë ,dhe i kthyen shpinën Amit.

‘’Bëj cfarë të thonë,Ami’’,thirri Juxhini i dëshpëruar që nga brenda rrjetës,’’kërko sërish nëpër xhepa’’.

Ami futi dorën në xhepin e majtë,dhe dora nisi të zhytej vetvetiu ,a thua se po e thithte xhepi.Befas preku dicka ,dhe e nxorri jashtë ,duke e mbajtur me majat e thonjve.Kur e pa,u mahnit.Ishte një monedhë ari,ose ndofta kështu dukej,por Ami nuk mbante mend të kishte pasur ndonjëherë një monedhë të tillë.Monedha kishte një qytet të skalitur në njërën faqe,dhe shkronjën ‘’J’’ të skalitur në faqen tjetër.
‘’Ej,djema,shihni cfarë gjeta’’,tha ajo.
Smoglindët kthyen kokat ,panë monedhën e artë,futën lullat në gojë dhe nisën ti nxjerrin rradhë –radhë ata rrathët e mëdhenj prej tymi.

‘’Me thoni që nuk jam në ëndërr’’,tha Smoglindi i parë,’’po shoh një monedhe ari përpara meje’’.

‘’Nëse është ëndërr,atëherë po e shoh edhe unë,’’ tha Smoglindi i dytë,’’a thua të jetë vërtetë monedhë prej ari?’’

‘’Ka vetëm një mënyrë për ta vërtetuar’’,tha Smoglindi i tretë,dhe e rrëmbeu monedhën nga duart e Amit,dhe i nguli dhëmbët.

‘’O Smogu i shenjtë’’,tha ai,’’qenka vërtetë monedhë prej ari’’,dhe nisi të luante me monedhën.Befas ajo i rrëshqiti nga duart dhe ra përdhe.Dy Smoglindët e tjerë kërcyen mbi të,por monedha rrëshqiti dhe ata përplasën kokat me njëri tjetrin.Monedha ndërkohë po ikte tutje,sikur po e shtynte një forcë e padukshme.

‘’Po na ikën,o burra ta kapim’’ thanë Smoglindët, dhe kërcyen mbi bicikletat e tyre dhe nisën të ndjekin monedhën.
Ami u kthye nga Juxhini dhe për një cast mendoi se nuk dukej keq brenda rrjetës.Pastaj i dha një të shtyrë me këmbë.
‘’Cfare po bën’’ ,tha ai, ‘’do të më lirosh apo do të lozësh me mua’’?
‘’Në fillim më trego sekretin e monedhës së artë’’,tha ajo,’’pastaj do te liroj’.

‘’Nuk e di për cfarë monedhe e ke fjalën,’’tha Juxhini,’’unë nuk pashë asnjë monedhë,sepse Smoglindët ishin përballë meje,apo e harrove?
‘’Kështu më the edhe për mesazhin që të erdhi me pëllumbin postier,apo nuk te kujtohet’’?

‘’Më kujtohet se ta dhashë letrën që ta lexoje,apo jo?
‘’Po,por letra ishte e shkruajtur në një gjuhë të huaj,dhe kur unë ngula këmbë të ma përktheje ,më the se nuk e njihje atë gjuhë.Përse do të të vinte ty një letër në një gjuhë që nuk e njeh,dhe aq me tepër me një pëllumb’’?
‘’Nuk e di’’,tha Juxhini,”ndofta sepse unë nuk kam telefon”.

‘’Pra letra ishte për ty,dhe monedha gjithashtu.Ti dicka fsheh Juxhin’’,tha Ami,’’dhe unë do ta zbuloj të vërtetën’’,dhe tërhoqi litarin e rrjetës,dhe Juxhini u plandos përtoke.
Me sa duket përplasja kishte qenë e fortë,dhe ai fërkoi të ndenjurat që po i dhembnin.Ami i zgjati dorën,dhe ai brofi në këmbë.Sido që të ndodhte,ata mbeteshin gjithmonë miq. Pastaj e vendosën përsëri rrjetën në vend,dhe ja dhane vrapin drejt portës kryesore.Atë e gjetën të mbyllur,dhe kjo nuk ishte ndonjë cudi,sepse Smoglindëve ju pëlqente gjithmonë të qeshnnin të fundit.
‘’Horrat’’,tha Juxhini,’’e paskan kycur derën nga jashtë’’.
‘’Eja ‘’,tha Ami,dhe nisi të kacavirrej mbi hekurat e portës,dhe kërceu nga ana tjetër.Juxhini hodhi cantën dhe pastaj u ngjit edhe ai pas saj.Nje polic që po kalonte aty pranë,u hodhi një vështrim të shkurtër këtyre dy ‘’vagabondave’’,dhe pastaj u largua pa bërë zë.Edhe policët në këtë qytet ishin tepër frikacakë,dhe nuk ndërhynin kurrë në grindjet e njerëzve,nga frika se mos e pësonin edhe vetë.
Në stacionin e autobusit, një zonjë e moshuar me një fustan të zi, shami te zezë dhe një çantë të zezë ,tërhoqi vëmendjen e tyre. Ajo dukej si e humbur, dhe tërë kohën hiqte syzet e saj të mjegulluara ,dhe i pastronte.Pasi i vinte në sy,syzet mjegulloheshin përsëri,dhe plaka i nxirrte dhe i fshinte sërish. Nga goja i dilte një avull i bardhë.Me sa duket plaka kishte shumë të ftohtë,edhe pse ishte fund prilli ,dhe ditë me diell Kur Ami dhe Juxhini u afruan, ajo i vështroi ata dhe buzëqeshi sikur të kishte gjetur atë që po kërkonte.Ndërkohë, një numër njerëzish që u mblodhën para autobusit ,e përfshinë gruan e vjetër dhe e shtynë brenda. Njëri nga pasagjerët i ofroi vendin e tij, dhe gruaja u ul, duke e falënderuar. Toni i zërit të saj bëri që Juxhini të dridhej. Ami nuk i kushtoi vëmendje. Ajo e dinte se Juxhini ishte klaustrofobik ,dhe qeshi. Në stacionin tjetër, Juxhini nxitoi të zbriste,dhe nuk e përshëndeti fare Amin.Ai ecte nxitimthi,,dhe shihte prapa tërë kohën ,për tu siguruar se gruaja e vjetër nuk po e ndiqte. Ami u fye nga qëndrimi i tij dhe u betua të mos i fliste më Juxhinit për një muaj.
Kur arriti në shtëpi, ju desh te trokiste për pesëmbëdhjetë minuta derisa më në fund dikush u kujtua të hapte derën. Ami pa gjysmën e parë të trupit të një njeriu, dhe pastaj ngriti kokën, pa gjysmën tjetër dhe kokën e tij të zhveshur që tejkalonte llambën. Ishte xhaxhai i saj ,sa i gjatë aq edhe llafazan, Roberti, i cili filloi t’i drejtohej Amit me një zë të ngadaltë.
” Më në fund e gjetët rrugën për në shtëpi, ju mbesa ime pak e mirëpritur. E dini që jeni pesëmbëdhjetë minuta me vonesë, apo jo? , tha ai ,dhe nxorri një bllok dhe një laps, “Tani, më dëgjoni me vëmendje. Janë dymbëdhjetë sendet që mungojnë sot, dymbëdhjetë. Pesë gota, tre filxhanë, një lugë dhe dy thika. A keni ndonjë ide se ku kanë përfunduar këto sende?

” Jo ”, tha Ami, ‘dhe po ju them që ta dini,se nuk gjeta asnjë prej tyre rrugës për në shtëpi. Për më tepër, pesë plus tre, plus një, plus dy, bëjnë njëmbëdhjetë dhe jo dymbëdhjetë ”.

” Sa humor që paskeni ”, tha xhaxhai, ” por kjo nuk ndryshon asgjë.Pasi sendet e humbura i përkasin shtëpisë, të gjithë duhet të paguajmë për t’i blerë sërish ato. Unë bëra një llogaritje dhe konstatova se kontributi juaj duhet të jetë rreth… .hmm, më lini të shoh, ”ai hapi bllokun ku kishte shkruar emrat e Amit, babait të Amit dhe teze Helgës, së bashku me shumën e parave që secili prej tyre duhej të dorëzonte, “ah po, 15 paund. Të tjerët e kanë paguar detyrimin e tyre, tani është radha juaj”.
Amy nuk kishte ndërmend t’i jepte 15 paund për sendet e humbura sepse ajo e dinte shumë mirë që Roberti i kishte vjedhur ato sende, dhe ndoshta i kishte shitur. Tani ai po përpiqej të nxirrte edhe më tepër para ,duke i detyruar të tjerët të paguajnë për to. Të gjithë në shtëpi e dinin këtë lojë, dhe natyrisht, ata nuk i kishin dhënë Robertit asnjë qindarkë. Ami donte të ngjitej lart, por Roberti këmbëngulte në kontributin prej 15 paundësh dhe e kishte bllokuar hyrjen me trupin e tij të madh.

” Unë nuk kam 15 paund ”, tha ajo, ” por unë mund t’ju them se si t’i fitoni ato ”.
Roberti buzëqeshi, vuri fletoren dhe lapsin e tij në xhep, hapi sytë dhe zgjati veshët, për të dëgjuar më mirë. Tani ai dukej si një krijesë mitologjike. Ami nuk e kishte idenë sesi xhaxhai i saj arrinte të lëviste sytë dhe veshët në atë mënyre.Dukej sikur pas pak sytë dhe veshët do të bashkoheshin me njëri tjetrin,aq shumë ishin afruar .Ajo ishte e bindur se, nëse Roberti do ta kishte përdorur këtë talent për të argëtuar njerëzit në cirk, ai do të kishte bërë një pasuri të madhe.
” Në dhomën e teze Helgës gjendet një vazo e vjetër , e pikturuar me dragonj përreth dhe një njeri të veshur si perandor në mes. Duhet të kushtojë një pasuri te tërë , dhe një njeri si ju nuk do të lejonte ti rrëshqiste nga dora një shans i tillë,apo jo? ”

Të përshkruaje një send të cmuar me një zë të ngadaltë,ishte gjithçka që nevojitej për të bindur xhaxha Robertin . Në fantazinë e tij prej hajduti, vazoja u shndërrua befas në nje qyp antik kinez.Ndofta bëhej fjalë për një qyp zie,nga ata që mbanin brenda hirin e një të vdekuri,dhe ndofta ky i vdekur ishte burri i ndjerë i teze Helgës,por pak rëndësi kishte kjo. Një vazo e lashtë kushton gjithmonë një pasuri, ndërsa për sa i përket hirit, do te ishte më mirë që ai te varrosej diku, në vend qe të transportohej poshtë e lart, gjithnjë me rrezikun e humbjes. Ai u tërhoq në dhomën e tij për të planifikuar në mënyrë të detajuar vjedhjen, dhe rruga u hap, por problemet nuk kishin mbaruar ende. Në shkallë, kushërira e saj Roberta u shfaq shpejt para saj dhe e ngjeshi në mur. Ami u befasua kur e pa. Ajo dukej më e shëndoshë se herën e fundit që ishin takuar.

” Ju e bëtë përsëri, ha ‘? tha Roberta.

” Cfarë bëra përsëri? ”, tha Ami.

” Morët këpucët e mija ”, tha ajo, me një zë shumë të shpejtë.

” Jo ”, tha Ami, ” Unë nuk i kam marrë këpucët tuaja ”.

Kushërira bëri nje gjest dyshues.

” Më jepni këpucët tuaja ”, tha ajo, ” Unë do ti provoj, dhe nëse më përshtaten do të thotë se janë të miat. ”
Ishte një kurth, por jo një befasi për Amin. Ajo e dinte që Roberta ishte një ndjekëse e devotshme e babait të saj dhe kishte përsosur teknikat e plaçkitjes të trashëguara prej tij. Njëri prej tyre ishte loja e këpucëve. Roberta do të gjente dikë me të njëjtin numër këmbësh si të sajin, do të provonte këpucët e tij ose të saj dhe menjëherë do të pretendonte se ai ose ajo i kishte vjedhur ato nga dollapi i saj. Për të bindur viktimën, ajo do të gërvishtë inicialet e emrit e saj në këpucë, ose do të fshihte letra të vogla me emrin e saj brenda tyre, dhe pastaj do t’i lejonte pronarit të zbulonte provat. Duke vepruar kështu, Roberta kishte arritur të ndërtonte një koleksion të madh këpucësh, pa shpenzuar asnjë qindarkë. Midis tyre ishin një palë këpucë të kuqe ,që Ami kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të trembëdhjetë.

” Unë nuk kam marrë asgjë prej jush ”, tha Ami. ” Jeni ju që keni marrë gjithshka prej meje ”, dhe ja nguli sytë Robertës, për t’i dhënë të kuptonte se kësaj radhe ajo nuk do te merrte dot as këpucët, edhe as çorapët e saj.
Roberta e kuptoi. Bllofi i saj nuk po funksiononte. Ajo e lëshoi kushërirën, u tërhoq në dhomën e saj duke rrëshqitur prapa si karavidhe, mbylli derën ,dhe vendosi ta përgjojë Amin përmes vrimës se celësit.
Pasi shpëtoi nga kthetrat e kushërirës,Amit i duhej tashmë të kapërcente pengesën e fundit,përpara se të mbërrinte përfundimisht në banesën e saj.Kjo pengesë ishte teze Helga,por për fat të mirë ajo po flinte, në këmbë si gjithnjë në të tillë ore.E mbështetur në bastunin e saj ,me sy të mbyllura ,e veshur me mantelin e bardhë ,dhe e rrethuar nga vazot e panumërta me lule,ajo ngjante tamam si një monument në park.Ami iku nxitimthi,sepse nuk e shihte dot me sy,as atë dhe as lulet e saj,u fut në papafingo,dhe në kthinën e parë pa të atin.Kohët e fundit zoti Uajnhaus kishte pësuar një goditje nervore,dhe mendonte se gruaja e tij ishte fshehur në shtëpi dhe po luante kukamfshehti.Gjithë ditën ai e kërkonte nëpër papafingo,por nuk guxonte të zbriste poshtë,ku jetonin Famfamët e frikshëm.Ami e puthi,dhe pastaj u fut në kthinën e saj të vockël,hodhi cantën përdhe dhe u plandos në krevat.Pranë saj ishte libri ‘’Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat’’.Ami e mori,e hapi,lexoi pak rreshta,dha pastaj e mbylli dhe e flaku në një cep të dhomës.

‘’Kaq e patën dhe përrallat’’ ,tha ajo ,’’asgjë nuk del prej tyre sidoqoftë’’,dhe vuri kokën në jastëk ,dhe fjeti.
Era e lehtë që hyri përmes dritares së vogël të papafingos ,ra mbi librin e hedhur përtokë dhe nisi ti lëvizte fletët një e nga një,derisa ndaloi tek piktura e shtrigës së keqe që trokiste në derën e Borëbardhës.
 
Të jesh përkthyes do goxha ekspertizë filologjike dhe linguistike. Pastaj kritik, akoma më shumë.
 
Të jesh përkthyes do goxha ekspertizë filologjike dhe linguistike. Pastaj kritik, akoma më shumë.
Ej,po une librin tim po perkthej. Nuk me duket kaq e veshtire. Botuesit shqiptare nuk pranuan ta marrin persiper,sepse,sic me thane,nuk bejne perkthime nga anglishtja....Botuesit greke me thane te njejtin gje. Atehere,duhet ta bej vete. Cfare ti besh,vjen nje moment qe nuk te duan as miqte dhe as armiqte.
 
Ej,po une librin tim po perkthej. Nuk me duket kaq e veshtire. Botuesit shqiptare nuk pranuan ta marrin persiper,sepse,sic me thane,nuk bejne perkthime nga anglishtja....Botuesit greke me thane te njejtin gje. Atehere,duhet ta bej vete. Cfare ti besh,vjen nje moment qe nuk te duan as miqte dhe as armiqte.
Ka gjasa që nuk kanë aftësi të mjaftueshme përkthimi. Gjithësesi, suksese të mëtutjeshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top