Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Nxënësit e dy shkollave të mesme në Sarandë janë çuar nga shkolla të shohin një film me skena të nxehta ku mund të shihej, seks, dhunë dhe përdhunim, raporton Panorama.

Bëhet fjalë për filmin e regjizorit Leonard Bombaj, “Pijanecët e ajrit të egër”.

Kjo gjë ka revoltuar prindërit e fëmijëve të cilët nuk ishin në dijeni dhe aq më pak t’i shoqëronin ashtu siç duhet vepruar në këto raste.

Nxënësit kanë qenë nga shkollat “9 Tetori” dhe “Adem Sheme” dhe thonë se janë ndjerë shumë në siklet duke parë këtë film, madje ata janë marrë nga orët e mësimit për të parë filmin.

Bëhet fjalë për nxënës të klasave nga klasa e gjashtë deri në klasën e nënëtë, pra 12- 15 vjeç.

Drejtoritë e këtyre shkollave kanë deklaruar se janë udhëzuar nga Ministria e Arsimit për t’i çuar nxënësit të shohin filmin pasi është përfshirë në orët mësimore por MASH ka përgënjeshtruar të ketë dhënë një udhëzim të tillë.

Vetë regjizori i filmit thotë se ky është një film që mund të shihet për moshat mbi 11 vjeç.

Disa nxënës thonë se në shkollë u bënë lista me emrat e nxënësve që do të shkonin të shihnin filmin të cilët paguanin nga dy mijë lekë të vjetra.

Madje ata thonë se u është bërë njëfarë presioni duke u thënë se kush nuk shkonte të shikonte filmin do të bënte mësim pas orës së gjashtë.

mapo
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Sbesoj te jete i vertet si lajm, por cfare zben vaki sot. Ky bombaj mbahet per "injorant me femijet" por boh
 
e ke totalisht gabim...

Ku e mbeshtet ti kete qe thua? Dhe per me teper c'lidhje ka regjisori i nje produkti se drejtoria ben kesi veprimesh...mos valle eshte e ndaluar te besh filma me te tilla subjekte?
femijet si mori Bombaj ....pergjegjesite kerkohen atje ku duhet

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Eh arsim e arsim....e ke humb vleren se te udheheqin njerez te pavlere.... Sikur te ishin gjalle, disa njerez qe gjithe jeten ja shkrin arsimit,pasurin dhe kohen, e te shohin se disa injoranta, idiota dhe te pangopur, gjithe arsimin e shkrin per pasuri, padituri dhe keqprdorim....besoj se do ishin zhgenjyer teper...sot edhe arsimi eshte bere biznis...turp
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

e ke totalisht gabim...

Ku e mbeshtet ti kete qe thua? Dhe per me teper c'lidhje ka regjisori i nje produkti se drejtoria ben kesi veprimesh...mos valle eshte e ndaluar te besh filma me te tilla subjekte?
femijet si mori Bombaj ....pergjegjesite kerkohen atje ku duhet

Mund ta kem dhe gabim, por nuk besoj qe drejtoria arsimore te ket arritur ne kete pik ndaj e mbylla me fjalen boh.
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

jo jo per pjesen e MASH ke shume te drejte...nese e kane bere te mbajne pergjegjesit e tyre

kurse per ate pjesen qe Autori Bombaj eshte i cuditshem me femijet , nuk jam hic dakort
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Po pse nuk ka mo Edukat seksuale?
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

C'faj ka regjizori i filmit amon....ai nuk i mori nxenesit ti detyroj te shikojne fimin?
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Sa per informacion shtese-Bombaj nuk ka lidhje fare me kete histori por gazeta per ta bere lajmin pak me pikant dhe terheqes ka theksuar qe filmi eshte i Bombajt sepse ai para ca vitesh eshte perfshire ne nje ceshtje gjyqesore ku akuzohej per pedofili.
 
Dhe befas ceshtja doli nje Bllof i madh....Bombaj jo qe nuk doli pedofil, por doli me i demtuari ne ate meseli
duke qene se e njoh shume mire si histori ....sinqerisht habitem se deri ku mund te arrij mosmirenjohja dhe shpirti i lig , dhe te mendosh se e gjitha kjo e kurdisur nga nje femije!
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Une ne vit te 1 shkolle mesme kam pare nje tip teatri kukullash :p
Sa kane ec.
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

E kishin mbaruar planin mesimore keta dhe ju vun planit seksual ahhahaha
Budalliqe gjera pa pergjegjsi,mos valle drejtori i shkolles i punonte gruja tek kinemaja,ose ka shok pronarin? :p
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

Po shum mir heq Edukaten Sekusale qe e kemi ber ne kur kemi qen ne shkoll de duke ardh e duke u modernizuar gjerat sot ua shpjegojen me filma pa u lodh hic me shkrim e lexim lol lol
 
ti ke bo edukate seksuale ne shkolle??? mos po e ngaterron me edukaten morale lol
 
E ke gabim lol Kam ber dhe cik te beri madje mbaj mend kur vinte ora e mesimit te edukates sexuale vajzat skuqeshin nga turpi kishe qejf tua shikoje ato faqet e kuqe dhe ne djemt qe ferkonim duart se donim te mesonim sa me shum lol lol kurse ne shkollat e stome skuqen nga nervi dhe inati qe sua jep djali lol lol
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

per 8 vjecare-n po flet apo gjimnaz?
 
Titulli: Shkolla çon nxënësit e 9-vjeçares të shohin film me skena seksi

E pash te cani kete skenen TURP
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top