Shkodra kunder Komunizmit -Edi Rama kundra Shkodres.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
n Rama urdhëron këshilltarët socialistë të votojnë kundër ndihmave për Shkodrën
16-01-2010 / Leonard Quku Sakrilegji/Edvin Rama urdhëron këshilltarët socialistë të votojnë kundër ndihmave për Shkodrën

Megjithë përpjekjen e androgjinëve të PS-së, këshilli bashkiak i Tiranës, me votat e PD-së dhe të LSI-së ka miratuar fondin prej 400 milionë lekësh, si ndihmë për familjet e zonave të përmbytura

Këshilli Bashkiak i Tiranës i mbledhur dje jashtë radhe miratoi më votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, fondin prej 400 milionë lekësh të vjetra, në ndihmë të zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Ndërkohë, mësohet se këshilltarët socialistë, votuan kundër këtij fondi. Edi Rama, i cili mendon se e ka kryer misionin e mbledhjes së ndihmave për zonat e përmbytura, duke “derdhur ca lot krokodili”, apo duke nxjerrë një kuti kartoni në derën e bashkisë së Tiranës, kishte urdhëruar këshilltarët socialistë të votonin kundër. Preteksti i amplifikatorëve socialistë, për votën kundër, kishte të bënte me pretendimin e tyre, të votimit më parë të projekt-buxhetit të bashkisë. Këshilltarët e mazhorancës theksuan që në krye të mbledhjes se rendi i ditës do të ishte miratimi i kësaj ndihme, ndërsa ata socialistë, për të shmangur vëmendjen kërkuan miratimin e buxhetit të bashkisë njëherë dhe më pas ç’të ngelet për fat-keqët e veriut! Ky qëndrim i tyre u dënua ashpër nga këshilltarët demokratë, të cilët theksuan se miratimi i fondit, është kryefjala e kësaj mbledhjeje. Kryetari i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ferdinand Poni, deklaroi se “ne kemi deklaruar një mbledhje jashtë radhe për një problem jashtë radhe që ka të bëjë me solidarizimin e qytetarëve të Tiranës, bashkisë së Tiranës dhe administratës, ndaj situatës së rëndë në Shkodër”. “Nuk është më një iniciativë e një grupi këshilltarësh, por është e dy grupeve. Mendoj se miratimi i fondit ndihmë për situatën e problemeve në veri, është kryefjala e kësaj mbledhje”, u shpreh Poni. Për sa i takon miratimit të buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin 2010, Poni vuri në dukje se duhet të fillojë puna nga komisioni njëherë dhe pas 3-4 ditësh buxheti mund të kalojë në seancën e shqyrtimit. “Formulimi ynë është shumë i qartë, jemi mbledhur këtu për të miratuar ndihmën që bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës dhe administrata e bashkisë do të akordojnë për zonat e prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë”, deklaroi Poni. Ndërkohë që ndihma prej 400 milionë lekësh, u miratua me shumicë votash nga këshilltarët demokratë, pasi ata socialistë u deklaruan kundër, tregon edhe njëherë se Edvin Kristaq Rama, uron me çdo kusht vazhdimin e fatkeqësisë në veri të vendit, pasi ai qark, asnjëherë nuk i ka mbështetur politikat anti kombëtare të etërve të tij biologjik dhe shpirtëror. Kësisoj, Edvini po ndjek rrugën e brezit të parë të nomenklaturës komuniste, duke vjedh vrer dhe urrejtje për banorët e Shkodrës, e ndërsa nga ana tjetër, bën të dhimbsurin, duke derdhur lot krokodili. Ai urdhëroi këshilltarët socialistë të mos votojnë për miratimin e fondit, pasi paratë i duhen për të paguar protestuesit që do të përdorë gjatë 2010-ës, në mësymjen e rrënuar komuniste kundër strukturave shtetërore.
 
Titulli: Shkodra kunder Komunizmit -Edi Rama kundra Shkodres.

dua qe te shkruaj pak per ket tem per arsye se un vet personalist jetoj ne shkoder dhe me vjen shum keq per ata njerez te permbtytur per fatkeqesin etyre por me vjen shum me keq kur shikuj njerez qe thojn se jemi shum mirr se na ka pru buk shteti sikur nuk ishte ku shtet qe ju hodhi ujin prandaj me vjen keq se nuk i dalin zot vetes per arsye se kan frik me fol jam dokort me ty mire nji dit luan se100vjet lepur
 
Titulli: Shkodra kunder Komunizmit -Edi Rama kundra Shkodres.

Ti me vjen keq qe ta them po Luan nuk je aspak po as lepur, ti je vetem nje viktim e atij shefit tende qe po perrallis gjithe boten se medemek , se nuk po shkon ne parlament sepse dashka te miren e popullit...
......Une nuk jam aspak dakorte me kete lloje ekstremizmi, qe politikanet tane si te majte po nganjehere edhe te djathte mbjellin ne popull, ...te gjitha problemet zgjidhen me dialog, dhe dialogu behet vetem ne parlament
ata deputet qe nuk shkojne atje, nuk bejne detyren para ketij populli qe i ka zgjedhur,.....prandaj ky lloj fjalori qe nganjehere perdoret dendur te ne , nuk duhet te ekzistoje. Po duhet te ekzistoje toleranca dhe vullneti per te bashkepunuar per te ecur perpara si komb dhe si shtet , sepse kemi ngelur shume prapa....Ne duhet te kemi parasysh nje gje, qe perpara se te jemi te majte apo te djathte, jemi te gjithe shqiptare , jemi vellezer, edhe pse kemi bindje te ndryshme politike, sepse perndryshe do te bejme lojen e nje pjese te politikaneve, qe nuk u rendone aspak te na hedhin kunder njeri tjetrit vetem e vetem per karriket e tyre.....te pershendes.......
 
Back
Top