Arfenilla
Themelues i Forumit
Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri mesditës së kësaj të shtune, në fshatin Drisht të ish-komunës Postribë të Shkodrës.
Sipas policisë, vëllezërve dyshohet t’u jetë zënë pritë në shtëpinë e tyre. Viktimat janë identifikuar si Abdullah dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç respektivisht, të cilët kishin ardhur nga Anglia për të festuar Vitin e Ri, por u qëlluan pranë shtëpisë së tyre nga autori Esat Dushaj, fqinj i tyre 37-vjeçar.
Policia është vënë në dijeni të ngjarjes nga një telefonatë në sallën operative, e më pas forca të shumta janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur detaje të tjera. Sa u përket rrethanave të ngjarjes, mësohet se policia dyshon se autori kishte kërkuar vajzën e njërit prej vëllezërve për nuse, e për shkak të refuzimit të ketë ardhur edhe ngjarja tragjike, por diçka e tillë mohohet nga familjarë të viktimave. Policia ka informacione mbi vendndodhjen e autorit të ngjarjes dhe po përpiqet ta kapë atë.B shqip