Shkodër, varet në një pemë dekorative emigranti

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Familjarët gjejnë letrën e viktimës Mark Deda: Një jetë tepër e vështirë, nuk kam rrugë tjetër...

Një emigrant, i cili kishte 12 vite pa ardhur në Shqipëri, vetëm 24 orë pasi është kthyer nga Italia është vetëvarur dje në mesditë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur te tregu i shumicës në hyrje të qytetit rreth orës 13.30. Kanë qenë kalimtarë të shumtë të rastit, klientë te shumica, që kanë parë trupin e pajetë të emigrantit 45-vjeçar në një pemë dekorative fare pranë tregut. Menjëherë personat e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar urgjencën e spitalit dhe sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër. Disa minuta më vonë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar personin e vetëvarur, që ishte shtetasi Mark Deda 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ashtë të Komunës së Bushatit në rrethin e Shkodrës. Deda është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodër, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi kishte ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendin e ngjarje arriti në përfundimin se shtetasi Mark Deda është vetëvarur me litar dhe vetëmbytja është kryer në kushte të rënda depresive. Ndërkohë, familjarët e viktimës, pak minuta pas ngjarjes, kanë gjetur në shtëpi një letër ku Mark Deda kishte dhënë arsyet pse po vetëvritej duke shkruar: "Të më falin për atë që po bëj, por kjo është një jetë tepër e vështirë dhe nuk arrij ta përballoj, nuk po kam rrugë tjetër të shpëtoj nga ky stres që më ka mbërthyer, të më falni".

Viktima Mark Deda, prej më shumë se një dekade jetonte në Itali, ku edhe ishte martuar dhe kishte katër fëmijë. Sipas familjarëve të tij, viktima kishte vetëm 24 orë që së bashku me familjen ishte kthyer te të afërmit në fshatin Ashtë. Familjarët thanë për policinë se i afërmi i tyre nuk kishte probleme shëndetësore, por kohët e fundit ka shfaqur shenja depresive dhe pesimizmi për të ardhmen e jetës së tij, duke u shprehur se "kjo jetë është bërë e vështirë", "nuk dihet se si ka për të ardhur jeta jone" etj. Por familjarët kanë këmbëngulur se Marku nuk kishte shfaqur shenja deri aty sa të shkojë në vetëvarje. Ndërkohë, trupi i pajetë i 45-vjeçarit Mark Deda është tërhequr dje në drekë nga morgu i spitalit për të kryer nderimet e fundit mortore.

*shqip*
 
Back
Top