Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkodër, sherr mes nxënësish, njeri qëllon me kallashnikov në shkollë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
55650_8.jpg

SHKODثR - Një sherr mes disa adoleshentëve në shkollën e mesme të Bashkuar në Vaun e Dejës, Shkodër, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.

Pas zënkës në shkollë, 17-vjeçari Gjovalin Doda, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një automatik, kallashnikov dhe ka qëlluar me të në drejtim të bashkëmoshatarëve të tij me të cilët kishte pasur zënkën.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur Doda ka qëlluar në oborrin e shkollës, por që për fat të mirë nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga në flagrancë, nxënësin e shkollës, Gjovalin Doda, 17 vjeç.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
 
Titulli: Shkodër, sherr mes nxënësish, njeri qëllon me kallashnikov në shkollë

Pse t'e fajsojm ket djalin?!

Kur babai le kallashnikovin siper tavolines bukes pse mos t'vrasi e t'e terrorizoj te gjithe bashkemoshataret?

Nuk mbaro ktu kjo,neser nje tjeter qe ka lexuar,degjuar rastin e tij mund t'e veproj ne te njejten menyre (fatmirsisht ky rast s'ka patur te demtuar) por neser mund te kete demtuar e aty fajsia mbetet Shteti qe nuk e parandalon krimin me nje kontroll shpi ne shpi per armembajtje pa leje!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkodër, sherr mes nxënësish, njeri qëllon me kallashnikov në shkollë

Kallashi ne duart e 17 vjecarit?? Babai kriminel, i biri kopje e tij...Une do te burgosja prindin e tij dhe jo ate, sepse mesimin e tille ia ka dhene prindi dhe jo shkolla...Turp

Njekohesisht fat i mire qe nuk ka pesuar askush...
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top