Shkodër, Rreshjet e dendura, rikthehet ankthi i përmbytjeve

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
51409_1.jpg

SHKODER-Rikthehet rreziku i përmbytjeve në Shkodër. Ka mjaftuar vetëm 4 orë shi i dendur dhe në disa komuna dhe fshatra të rrethit verior të rikthehet ankthi i përmbytjeve. Në fshatin Gjoricë, në komunën Ana e Malit mbi tokat bujqësore vecanërisht gjatë orëve të pasdites është vënë re prezencë më e madhe e ujit. Ky vend ku bashkohet Drini më Bunën sipas banorëve është gjithmonë i rrezikuar nga rreshjet. Kjo si për shkak të nivelit të ulët të zonës, ashtu dhe për bllokimin e kanaleve kulluese.
Banorët janë ankuar se rreshjet e sotme kanë shkaktuar dëme në të mbjellat bujqësore, një fenomen që po përsëritet shpesh sa herë që bien rreshje të dendura.
Probleme nga reshjet e shiut ka patur sot edhe në komunën Bërdicë. Lumi Drin i favorizuar edhe nga rreshjet ka vijuar gërryerjet e tokave në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Zyrtarë të Komunës Ana e Malit pohojnë për shqiptarja.com se kjo komunë ka qënë gjithmonë problematike. Vitet e fundit gerryerja e tokave bujqësore është bërë më problematike, kjo për shkak edhe të punimeve që po kryhen për HEC-in e Ashtës.

Shqiptarja
 
Pe: Shkodër, Rreshjet e dendura, rikthehet ankthi i përmbytjeve

Me kete ritem shiu nuk eshte ndonje cudi e madhe :S
 
Pe: Shkodër, Rreshjet e dendura, rikthehet ankthi i përmbytjeve

Eh su zgjidhen kurr keta gjera...
 
Back
Top