Shkoder, marreveshje ne fushen e shendetesise me austrine

alfonci

Veri investigatio
SHKODER Bashkia e Shkodrës ka nenshkruar dje një marreveshje bashkëpunimi në fushen e shëndetit publik me bashkinë austriake të Rohrbach-ut.
Paraditen e dites se djeshme, në zyren e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, një përfaqësi e Bashkisë së Rohrbach-ut ishte e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit të marreveshjes ndermjet dy njësive perkatese vendore.
Marreveshja ne fjale është firmosor nga Kyetari i Bashkisë së Shkodrës,Lorenc Luka si dhe Kryetari i Bashkisë së Rohrbachut, Josef Hauer.
Kjo marreveshje përfshin një bashkëpunim binjakëzues për përmirësimin e shërbimit shëndetsor në qytetin e Shkodrës.
Ky bashkëpunim mbështetet teknikisht nga Shoqëria Austriake e Mjeksisë së Përgjithshme si dhe nga Reparti i Mjekesisë së Përgjithshme në Qendren për Shëndetin Publik të Universitetit të Mjekesisë në Vienë.

Bashkëpunimi do të përfshijë këto fusha:
-Asistencë në çështjet e shërbimit të përgjithshëm mjeksor, public si dhe të shërbimit mjekesor parësor.
-Asistencë në lidhje me kompletimin dhe vënien në punë të qendrave shëndetsore,
-Asistencë në çështje të shërbimit të urgjencës
-Shkëmbim dijesh ndermjet shkollave përkatëse të të dy vendeve si dhe specializim të mjekëve të përgjithshëm dhe punojësve të qendrave shëndetsore të Shkodrës në Austri.
Kjo marreveshje ka ardhur në kohen e duhur pasi ajo i paraprin reformave që qeveria shqiptare po ndërmerr në fushen e shëndetesisë dhe pikërisht të kalimit të shërbimeve shëndetsore parësore në varësi të njësive vendore.

ARBEN LAGRETA

infoshkodra
 
Back
Top