Shkodër, emigrantët ngrihen në protestë për kartat e pasaportat

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


SHKODER - Pasi kanë gjetur të mbyllur sportelet e aplikimit pranë gjendjes civile paraditen e djeshme, emigrantët kanë organizuar një protestë spontane përpara Bashkisë së Shkodrës. Sipas tyre, kjo bëhet në shenjë reagimi ndaj një shërbimi të tillë rraskapitës që po u bëhet prej ditësh. Me dhjetëra emigrantë së bashku me familjet e tyre janë ngritur që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhën, me qëllim që të aplikojnë pranë spor-televe të kartave të identitetit, si dhe të pasaportave biometrike. Vetëm rreth orës 08:00, ata kanë mësuar se ditët e shtunë dhe të diel sportelet nuk punojnë. Kjo i ka acaruar emigrantët, të cilët i janë drejtuar godinës së Bashkisë Shkodër, duke protestuar në mënyrë paqësore. "Kemi me ditë të tëra që po sorollatemi për të pritur e për të aplikuar për karta, por nuk po mund ta realizojmë një gjë të tillë. Një kupon për kartë identiteti me vlerë 1200 lekësh, në treg të zi po shitet me 2 mijë lekë, pasi sot sportelet e Albapostës kanë qenë të mbyllura.
Afati i qëndrimit në Shqipëri po na mbaron dhe nuk e dimë se si po na shkon një punë e tillë", shprehen ata. Sipas zyrtarëve të bashkisë, procesi është në varësi të firmës "Sagem" dhe nuk është ky institucion që detyron punonjësit të dalin në punë gjatë ditëve të fundjavës.
*panorama*
 
nuk e di a e ka shqiperia qe te nxirren edhe leternjoftim edhe pasoshat urgjent , zakonisht ne kosove kto urgjente po i nxerrin emigrantet nje leternjoftim urgjent kushton 50 euro kurse jo urgjent pa as nje cent kurse nje pasaport urgjente kushton 100 euro e nje jo urgjente 25 euro kto urgjentet dalin per 4ter dit kurse kto jo urgjentet mvaret nga fati mund ta quaj sepse shkon deri ne 2 jav qe nuk dalin edhe mendoj qe duhet te bejn edhe ne shqiperi ket gje urgjente nese nuk ekziston edhe mendoj qe duhet te punojn edhe te shtuneve , ashtu e kan bo edhe ne kosov edhe ne disa vende kur te shkosh me nxerr me apliku nuk ka rend te madh .
 
E se u ngriten ne protesta kto cfare zgjidhen, asnje gje, dal ngadal bohen punet,ka shtet ktu
 
Back
Top