Shkodër, digjet një banesë, zjarrëfikësit shpëtojnë familjarët

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
28019_7.jpg


SHKODثR-Një zjarr i papritur i rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm parën një banesë private të fshatit Paçram të komunës Hajmel në rrethin e Shkodrës ka shkaktuar panik, jo vetem tek pjesëtarët e familjes “Marku” që jetonin brenda, por edhe të komunitetit të këtij fshati.

Mbërritja në kohë rekord e dy mjeteve të zjarrfikësve të Shkodrës në vendngjarje ka bërë të mundur që të nxirren nga banesa një pjesë e familjes, e cila në tentativë për të shuar flakët e zjarrit me mjete rrethanore, kishin mbetur brenda.

Fatmirësisht, nxjerrja e tyre është bërë në kohën e duhur pa marrë plagë serioze, ndërkohë që më pas punonjësit e sektorit të zjarrfikësve, pasi kanë lokalizuar tendencen e përhapjes së flakëve të zjarrit në banesat pranë, kanë bërë shuarjen e plotë të tij.
Nga sa bëhet e ditur prej familjarëve, dëmet materiale janë të mëdha, por nga ana tjetër ato përgëzojnë ndërhyrjen e zjarrfkësve në dhënies e ndihmës profesionale për shpëtimin e jeteve të tyre.

Ekspertet e policisë së rendit dhe ato të zjarrfikësve po hetojnë për shkakun e rënies së këtij zjarri, ndërkohë strukturat e qeverisjeve vendore të këmunës dhe ato të prefekturës së Shkodrës, po shikojnë mundësinë e dhënies së ndihmës material për familjen e dëmtuar, ku pikë së pari i është ofruar një strehim provizor brenda territorit të komunës.

(d.b/BalkanWeb)


 
Back
Top