Shkencëtarja shqiptaro-amerikane sot flet në Prishtinë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Konferenca e teknologjisë DOKU: TECH këtë vit vjen me një edicion special, ku mirëpret shkencëtaren shqiptaro-amerikane, Laura Mersini Houghton, e cila me teorinë e saj mbi multiuniversin është pretendente për çmimin Nobel në shkencë.

Këtë teori, Mersini Houghton e diskuton me shkencëtarët me të njohur botëror, si Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asocuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill. Mersini Houghton pak vite më parë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediumit të njohur në botë BBC, që ka regjistruar disa dokumentar për teorinë e multiuniversit.

“Duke pasur parasysh të dhënat shkencore, pyetja nuk qëndron mbi atë se a ekzistojnë universet paralele apo jo, mirëpo pjesë e cilit univers jemi ne?”, thuhet në një ndër dokumentarët e BBC-së.

Mersini-Houghton ka mbaruar studimet universitare në Tiranë, ka magjistruar në Universitetin e Maryland, ndërsa tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin Wisconsin-Milwaukee në vitin 2000.

Ligjërata do të mbahet në Prishtinë, në Amfiteatrin e madh, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 18:00.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, këtij edicion special do t’i paraprijë konferenca e shkurt për media, ku Kushtrim Xhakli, kuratori i DOKU:TECH do të shpalos programin, folësit, punëtoritë, dhe masterklasat e DOKU:TECH-ut 2016, që do të mbahet në Prizren më 6-7 gusht, duke filluar nga ora 17:30, transmeton KP.

21-162-780x439.jpghttp://www.telegrafi.com/
 

Attachments

  • 1-162-780x439.jpg
    1-162-780x439.jpg
    42.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top