Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkencëtarja më e re shqiptare në Harvard

Detina Zalli një vajzë nga Patosi, e cila në vitin 1999 lëvizi në Angli, ëndrra e Detinës dhe binjakës së vet, qysh në vegjëli ka qenë që të bëheshin mjeke ose të studionin në fushën e shkencave. Dhe ashtu bënë, të dyja në Angli studiuan për mjeksi molekulare, në Universitetin e Suss*ex dhe më vonë vazhduan doktoraturën.

Shiko fotografinë 1785671

Detina në fushën e kancerit, kurse Argita në fushën e mynologjisë me shkencëtarë të mirënjohur në këtë fushë.

Para dy vitesh, Detina lëvizi në Boston – Massachustes, ku është duke bërë postdoktoraturën në Universitetin e Harvardit dhe në të njejtën kohë jep dhe mësim në këtë këtë Universitet prestigjioz.

Ajo që vlen të theksohet është se Detina, është shkencëtarja dhe mësimdhënia më e re në Universitetin e Harvardi dhe thotë se i pelqèn shumë kjo fushë.

Detina pos të tjerash tregon edhe se shkenca është shumë e bukur, është goxha emocion kur zbulon diçka të re dhe që shumë njerëz përfitojnë nga ky zbulim, që janë me sëmundje të rënda si p.sh: Sëmundja e kancerit.

Detina tregon historinë e saj, sepse dëshiron t'u tregojë shqiptarëve kudo që ndodhen që asnjëherë mos ta konsiderojnë veten inferiorë perballe studentëve të kombësive tjera. Ne jemi vërtetë një popull i zgjuar dhe asnjëherë nuk kanë për të na munguar njerëzit e sukseshëm kudo në botë. Duhet vetëm të studiojmë fort të punojmë shumë dhe të jemi shumë ambicioz për atë që duam, sepse jam e sigurtë se në këtë mënyrë do ta arrijmë atë që duam. Unë jam një person që nuk besoj në dështim, por dështimin e konsideroj si sukses të vogël që do të çojë në sukses akoma më të madh, sepse nga ky sukses i vogël do të mësoni se çfarë nuk do të bëni në të ardhmen.

Për mua një njeri i sukseshëm nuk është ai që qëndron gjithmonë lart në karrierën e tij, por ai që kur bie poshtë ngrihet menjëherë, sepse në karrierë do të ketë momente të dobëta, negative dhe padrejtësira. Këto nuk janë gjithmonë të shmangshme, por kur jam gjendur në vështirësi I kam thënë vetes: Buzëqesh dhe puno fort! – Koha është shumë e vlefshm dhe sja vlen të humbësh! Një çelës I suksesit është komunikimi dhe të qendruarit sëbashku! ثshtë esenciale të ndani mendimin me njëri tjetrin, të ndihmojmë njëri tjetrin, të kontribojmë të gjithë sëbashku duke punuar në skuadër, sepse në këtë mënyrë njohuritë tona do të shumëfishohen. Njeriu më i zgjuar nuk është ai që ka idenë, por ai që në idetë e tij ndihmon të tjerët për të ecur përpara.

Detina ka një mesazh, ku thotë se: Jini pozitiv edhe kur gjithçka ju duket negative, zgjojini ëndërrat tuaja edhe kur të tjerët u’a vëjnë në gjumë. Kini besim, mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja, punoni fort dhe ndihmojeni njëri-tjetrin! /femina.al


 
Titulli: Shkencëtarja më e re shqiptare në Harvard

I kam pare dhe dikur kto te pasdite ne topch..
 
Titulli: Shkencëtarja më e re shqiptare në Harvard

Bravo. Urime te metejshme
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back