Shkencëtarët zbulojnë ujë në planetin e largët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkencëtarët zbulojnë ujë në planetin e largët

Shiko fotografinë 1792476

Sa më shumë përparon teknologjia, aq më shumë shtohet kureshtja njerëzore për të mësuar më tepër për planetet e largëta.


Me vendosjen në hapësirë të teleskopëve të fuqishëm në gjendje të kapin dhe sjellin në tokë imazhe nga distanca prej qindra-mijëra vitesh dritë larg, vitet e fundit zbulimet kanë qenë të mëdha.

Njëri prej tyre është ai i botuar në revistën “Nature” i shkencëtarëve të Universitetit të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Ata pretendojnë se kanë gjetur gjurmë uji në planetin HAT P-11b, i cili ndodhet në yjësinë Cygnus, rreth 124 vite dritë larg dhe ka një madhësi rreth 4 herë më shumë se sa Toka.

Ky planet, sipas shkencëtarëve amerikanë, përmban ujë në formë avulli. Ata mbërritën në këtë përfundim gjatë vrojtimit me 3 teleskopë të ndryshëm, ndihmuar edhe nga fushë-pamja e kthjellët në atmosferën e planetit, në momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit të tij.

Në këtë moment reflektimi i dritës së yllit në sipërfaqjen dhe atmosferën e HAT P-11b sugjeron se ai përmban ujë dhe hidrogjen. Sipas shkencëtarëve 90 përqind e atmosferës së tij përbëhet nga hidrogjeni dhe 10 përqind është në formë uji të avullt.

Zbulimi vlerësohet i një rëndësie të veçantë për faktin se studimi i atmosferës së ekzo-planeteve (planete jashtë sistemit tonë diellor) të mëdhenj mund të ndihmojë shkencëtarët në gjetjen e jetëve aliene në galaksi të tjera.

Top Channel
 
Genjeshtra e zbulime pa lidhje.... sa shkojne e rremojne planete te tjere, nuk merren me token qe po e shkaterrojne dita dites.
 
nvend te punojn si me zgjidh problemet e ujit e qytete ku ka mbulu thatesira shkojn e harxhoj lek per planetet tjera pa lidhje. po shikoja 1 dokumentar dje mduket por smbaj mend cili qytet ish shperngul komplet per shkak te thatesires
 
Ju bëj apel qytetarëve të planetit HAT P-11b, që për asnjë arsye të vetme të mos na pranojnë. Ne o dashamirë e kemi prishur planetin tonë, sa që as ujë nuk kemi. Ikni !
 
Ju bëj apel qytetarëve të planetit HAT P-11b, që për asnjë arsye të vetme të mos na pranojnë. Ne o dashamirë e kemi prishur planetin tonë, sa që as ujë nuk kemi. Ikni !

Fol per vete ti, une do shkoj :p
 
Fol per vete ti, une do shkoj :p

Ka kohë që në forum të kam pa me dyshim. Shpesh me je dukur sikur nuk je nga toka, e kamufluar si njerëzor. Ke dërguar me qindra raporte në planetin tënd. Sigurisht që ty të pranojnë :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top