Shkencetaret thone se ka prova qe Yeti ekziston

Tuana

Nada é por acaso!
yeti.jpg


Testet me te fundit te ADN-se mbi qime qe jane gjetur ne Siberi, mund te provojne ekzistencen e "Abominabile Snowman" apo "Yeti".

Tre teste te ndara ADN-je mbi qimen kane raportuar qe vinte nga nje 'krijese e ngjashme me njeriun, qe ende nuk eshte nje Homosapiens por megjithate eshte i lidhur me njeriun me afer nga sa eshte majmuni.'

Gjuetaret e Yeti-ve deklarojne qe ADN-ja e Yeti-ve eshte me pak se 1% e ndryshme nga ADN-ja njerezore.

Testet e ADN-se jane bere neper universitete ne Moske, San Peterburg, dhe Idaho ne Shtetet e Bashkuara. Ne fakt edhe nje test tjeter ADN-je po behet ne Mbreterine e Bashkuar.

"Ne kishim dhjete mostra qimesh per te studiuar, dhe kemi arritur ne perfundimin qe ato i perkasin nje gjitari por jo njerezor, dhe asnje prej kafsheve qe njihen ne zonen ku jane gjetur qimet, si nje ari, ujk, apo ndonje kafshe tjeter." - tha Profesori Valentin Sapunov, i Russian State Hydrometeorological Institute.

"Ishte nje dege e universitetit tone ne St Peterburg qe beri nje test ADN-je. dhe Zoological Institute of Russian Academy of Sciences. Testet jane performuar nga laboratori i mikroskopise elektronike dhe laboratori i klasifikimit molekular gjeneologjik."

Qimet e Yeti-t jane gjetur ne shpellen Azasskaya ne Siberi nga Dr Igor Birtsev, mbeshtetesi me i madh i teorise se eksiztences se Yeti-ve ne Rusi.

Megjithate shume skeptike mendojne qe ky eshte vetem nje mashtrim i perpunuar mire. Dhe ne fakt kjo eshte edhe ajo qe sugjeron Siberian Times.

"Une dyshoj qe ata kane arritur te bejne teste ADN-je mbi qimet e gjetura ne Shpellen Azasskaya, dhe dyshoj qe te ata te kene zbuluar se sa prane eshte Yeti me njerezit ne lidhje me ADN-ne e tyre."

"Kjo gje nuk eshte bere ende ne asnje vend te botes. Une e kuptoj qe ata mund te kuene punuar me mikroskope elektronike, por a e kane krahasuar me mostra te tjera? Nuk jam i sigurt. Prandaj edhe jam skeptik persa i perket konkluzioneve te nxjerra nga Valentin Sapunov."

Edhe vete personi qe gjeti qimet e Yeti-t i apasionuari pas tyre mendon ashtu si Siberian Times.

Nderkohe, shkencetaret nuk kane deklaruar akoma asgje ne lidhje me keto akuza qe behen drejt tyre. Por nga ana tjeter cfare do te perfitonin shkencetaret po te benin nje mashtrim te tille? Mjafton vetem fama e ketij zbulimi qe ata te hedhin poshte vlerat e tyre si shkencetare?/info/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top