Shkencëtarët rusë presin që njerëzimi të përballet me qytetërime të huaja brenda dy d

eGo0sTyle

System Engineer
arben-doci-300x225.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dërguar në Prokurori 8 emra politikanësh për pastrim parash.Aktiviteti kriminal që ka çuar në pastrimin e 3 milionë eurove lidhet me krimin e organizuar, drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Drejtori i kësaj drejtorie, Arben Doçi, nuk bën publikë emrat e politikanëve në hetim për shkak të vetë hetimit, por fusha, sipas tij, e investimit të këtyre parave është ajo që ka zhvillim më të madh në Shqipëri: ndërtimi. “Një nga fushat ku paratë e pista janë investuar është ndërtimi, por edhe trojet, kullotat, pyjet dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, që nuk kanë lidhje me ndërtimin. Por, investim të këtyre parave janë bërë dhe në industri të tjera apo disa shoqëri off shore, ose fantazmë, që përdoren për të justifikuar lëvizjen e parave e për t’i bërë ato sa më të dukshme dhe legale. Këto janë veprimtaritë më të zakonshme që njësia e inteligjencës financiare shqiptare ka zbuluar dhe ua ka dërguar subjekteve raportuese me qëllim që të marrë prej tyre raportin e aktiviteteve e dyshimta për këto aktivitete”, u shpreh Doçi për TV Klan. Mosndëshkueshmëria e personave në hetim është një tjetër problem, i cili vitet e fundit është bërë edhe më i dukshëm. Vetë kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave shprehet se ndëshkimet ndaj zyrtarëve të lartë të përfshirë në pastrim parash kanë qenë edhe më të rralla. “Po të shohim sajtet e gjykatave shqiptare, nuk është e vërtetë se nuk ka dënime penale për pastrim parash. Ka dënime. Në 2003-2004-n ka një mori dënimesh penale për pastrim parash dhe ne jemi të surprizuar që ka pasur atëherë dënime në masë dhe nuk vazhdon të ketë tani. Ka një shkëputje, e cila është një problematikë më vete që duhet të kihet parasysh nga organet ligjzbatuese”, u shpreh Doçi.
Si një njësi e ngritur 10 vjet më parë, ky institucion bën ndërlidhjen mes institucioneve të tjera ligjore, nga merr informacionin e plotë rreth dyshimeve që ka ndaj bizneseve të dyshimta. “Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave luan rolin e një ndërlidhësi ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe bizneseve për të filtruar të gjitha rastet e dyshimta për pastrim parash dhe mbi bazën e tyre të thellojë hetimin e tyre dhe ndjekjen eficente penale të tyre”, u shpreh Doçi. Mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të korruptuar mbetet një nga akuzat e vazhdueshme të opozitës ndaj maxhorancës, duke e cilësuar shumë herë sistemin e Drejtësisë të kapur si nga krimi i organizuar, ashtu dhe nga politika që e favorizon atë. Por, ky fenomen shihet jo rrallë i përfshirë dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në Shqipëri.
3 milione euro
mësohet të jetë shuma e përftuar nga pastrimi i parave nga njerëz politikë, por dhe pranë politikës, të ardhura nga aktivitete kriminale nga trafiqet e drogës deri te trafiqet njerëzore
Politika
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dërguar në Prokurori 8 emra politikanësh për pastrim parash, aktiviteti i të cilëve ka ardhur nga aktivitete kriminale si trafik lëndësh narkotike apo trafik i qenieve njerëzore. Sipas kreut të kësaj Drejtorie, aktivitetet ku janë investuar këto shuma kanë qenë pasuritë e paluajtshme, por dhe industria e ndërtimit.
Gjykatat
Statistikat që vijnë nga Gjyqësori tregojnë se mosndëshkueshmëria nga gjykatat e personave të implikuar në pastrim parash është e ulët vitet e fundit. Kreu i kësaj Drejtorie shprehet se gjatë viteve 2003-2004 ka pasur shumë dënime për pastrim parash të zyrtarëve të shtetit, një fenomen që nuk vihet re vitet e fundit. Duket se është organi i Prokurorisë ai që nuk ka çuar deri në fund hetimin ndaj personave të veshur me pushtet.
Akuzat e PS për Priftin
Partia Socialiste akuzoi një vit më parë ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për pastrim parash. Akuzat janë bërë nga disa deputetë socialistë përmes deklaratave për shtyp nga selia rozë, por dhe nga podiumi i Kuvendit, se brenda një viti në këtë Ministri Prifti arriti të krijojë një pasuri prej 2 milionë eurosh, që sipas ministrit, vinin nga shitja e aksioneve të tij në një biznes për prodhimin e tullave. Për socialistët këto para ishin operacione pastrimi parash, të cilat, sipas tyre, ishin krijuar nga veprimet e tij korruptive si ministër.

Panorama
 
Back
Top