Shkencëtarët që zbuluan Hepatitin C, fitojnë Nobel në Mjekësi

Hepatitin C


Çmimi Nobel për Mjekësi i vitit 2020 iu dha shkencëtarëve Harvey J. Alter dhe Charles M. Rice nga Shtetet e Bashkuara dhe Michael Houghton të Britanisë për “zbulimet e tyre thelbësore” në identifikimin e virusit të Hepatitit C.

Të tre shkencëtarët “kanë dhënë një kontribut themelor në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cerozën dhe kancerin e mëlçisë”, u shpreh komisioni Nobel në një deklaratë.

Përparimet shkencore në sajë të tyre, kanë ndihmuar për gjetjen e mënyrave të reja të trajtimit dhe shërimit të Hepatitit C.
“Zbulimi i virusit që shkakton Hepatin C bëri të mundur identifikimin e rasteve të mbetura të hepatitit kronik” pas zbulimit të viruseve të Hepatitit A dhe B, “çka solli si rezultat analizat e gjakut dhe ilaçe të reja që kanë shpëtuar miliona jetë”, thuhet në deklaratë.
I lindur në vitin 1935 në New York, Harvey Alter u diplomua në fakultetin e mjekësisë të Universitetit Rochester. Dr. Alter punoi për një kohë të gjatë në Institutet Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara.

Michael Houghton lindi në Britani në vitet 1950. Ai mori doktoraturën në virologji në Kolegjin King të Londrës. Dr. Houghton aktualisht është Kreu i Virologjisë në Universitetin e Albertës, midis titujve dhe vlerësimeve të tjera.
Lindur në 1952 në Sakramento të Kalifornisë, Charles Rice mori doktoraturën në 1981 nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Ai gjithashtu ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit si studiues dhe profesor. Ai u bë profesor në Universitetin Rockefeller në Nju Jork dhe nga 2001 në 2018 ishte drejtori shkencor dhe ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Hepatitit C. Dr. Rajs vazhdon të kontribuojë në këtë universitet.
Çmimi Nobel i këtij viti në Mjekësi është i 111-ti në këtë kategori, që është dhënë që nga viti 1901. Fituesit do të ndajnë në mënyrë të barabartë shpërblimin prej 1,1 milionë dollarësh.

Çmimet Nobel për fizikën, kiminë, letërsinë dhe për paqen do të shpallen gjithashtu këtë javë. Çmimi për shkencat ekonomike do të shpallet të hënën e ardhshme.

Business Mag.
 
C'do bente njerzimi pa njerz te tille!? :))
 
Ka lezet kur lexon dicka te mire dhe tema te tilla

Bravo keto quhen humanitare te kesaj bote
 
Çmim i dhënë njerëzve të duhur. Kështu mendojnë së paku dy profesorë danez, Jens Bukh dhe Rune Hartmann.


Tre studiues mahnitës

Gjatë gjithë karrierës së tij, Jens Bukh ka punuar me tre fituesit e Çmimit Nobel. Në fillim të viteve 1990, ai ishte i punësuar në Institutet Kombëtare të Shëndetit të Sh.B.A, ku punon një nga tre laureatët e Nobelit, Harvey J. Alter. Që atëherë, ai ka botuar disa artikuj me ta në revista të njohura shkencore

Vetë Jens Bukh ka qenë në krye të kërkimeve novatore, të cilat tregojnë se ekzistojnë disa nëngrupe të ndryshme gjenetike të hepatitit C, të cilat ka qenë e mundur të klonohen dhe rriten në kulturat qelizore.

Pa punën e madhe të tre laureatëve të Nobelit, kurrë nuk do të kishte pasur sukses.

Shumë kanë kontribuar

Një profesor tjetër danez, Rune Hartmann, i cili, si Jens Buch, ka hulumtuar gjenetikën dhe hepatitin C, gjithashtu mendon se Çmimi Nobel në Mjekësi u ka shkuar njerëzve të duhur.

"Shumë studime janë bërë në lidhje me hepatitin C në shumë vitet e fundit", thotë Rune Hartmann, profesor në Departamentin e Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikës në Universitetin Aarhus.

"Shumë kanë kontribuar në këtë fushë të shkëlqyeshme dhe shumë mund të jenë kandidatë për Çmimin Nobel, por unë mendoj se komiteti i çmimit ka bërë zgjedhjen e duhur dhe ka zgjedhur disa nga kontribuesit e mëdhenj," vazhdon ai.

Hapi tjetër është një vaksinë

Jens Bukh shpreson që këtë vit Çmimi Nobel mund të ndihmojë në përqendrimin në virusin e hepatitit C, i cili vret gjysmë milioni njerëz në të gjithë botën çdo vit.
Virusi, i cili sulmon qelizat në mëlçi, është tinzar sepse dikush mund të ecë me të në trup për vite pa marrë simptoma. Shpesh, pacientët vdesin nga cirroza ose kanceri i mëlçisë.

Edhe pse sot ka trajtim efektiv, ka shumë njerëz që nuk diagnostikohen me kohë, kështu që Jens Bukh shpreson që një vaksinë të zhvillohet në të ardhmen.

"Ajo që ende mungon është një vaksinë kundër hepatitit C. Por fatkeqësisht nuk i është kushtuar shumë vëmendje", thotë Jens Bukh.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top