Shkencëtarët ofrojnë një pamje të rrallë si truri ynë punon kur jemi në një bisedë

Malsi

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1426949

Shkencëtarët ofrojnë një pamje të rrallë se si truri i njeriut punon kur është angazhuar në bisedë shoqërore. Aktiviteti i trurit vëzhgohet përmes një kapeleje të pajisur me fibra optike dhe rreze lazer që ndjekin rrjedhën e gjakut.

Për të parë se si punon truri, shkencëtarët në Laboratorin e Funksionimit të Trurit në universitetin Yale instalojnë aparate me rreze lazer në kapelen e projektuar për këtë qëllim.

Sauli Yahil dhe Shaw Bronner, dy shkencëtarë në këtë laborator, tregojnë se si punon truri i tyre ndërsa bisedojnë për imazhet që shohin në ekranet e kompjuterit.

Imazhet me ngjyra tregojnë se çfarë ndodh në kokat e dy studiuesve - dy trurët në bisedë tregojnë me lëvizje të ndërlikuara veprimtarinë e brendshme.

Kjo teknologji është vetëm një pjesë e punës për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionet e trurit.

"Ne duam të kuptojmë lidhjet e neuroneve me ndërveprimin midis individëve", thotë Joy Hirsch, një neuroshkencëtare dhe profesore në shkollën mjekësore të universitetit Yale, në shtetin Konektikat.

"Ky është ndoshta një nga funksionet më themelore të qenieve njerëzore, por ne dimë shumë pak në lidhje me të," thotë ajo.

Laboratori i Funksionit të Trurit në Yale, të cilin ajo drejton, është duke hetuar se si një tru angazhohet me trurin e një personi tjetër.

Dr. Hirsch iu kthye një teknike të vjetër disa dekadash për krijimin e hartës së trurit që vetëm kohët e fundit u zhvillua mjaftueshëm për këtë detyrë.

Ndërsa dy shkencëtarët, Yahil dhe Bronner, flasin me njëri tjetrin për të demonstruar teknologjinë, secili vesh një kapele të posaçme ku janë vendosur 64 kabllo të holla.

Në majë të gjysmës së këtyre kabllove prej fibrash optike, kalojnë rreze të holla lazer që depërtojnë rreth 2.5 cm në trurin e tyre.

"Të dhënat vizuale dhe shprehjet e fytyrës janë të koduar me sistemet e trurit që ndjekin proceset e gjuhës. Kjo është diçka që nuk ishte vlerësuar më parë", thotë dr. Hirsch.

Rezultati është një pamje e mrekullueshme: imazhe të detajuara të trurit dhe ngjyra që tregojnë se ku ndodh veprimi. Kjo nuk është një foto e drejtpërdrejtë, si radiografia që tregon një kockë të thyer, por më tepër një rindërtim shumë i sofistikuar.

"Informacioni i ri këtu është se të dhënat vizuale të shprehjes së fytyrës janë pjesë intime të sistemit gjuhësor, pra tregon se si është duke u përdorur gjuha në një situatë intime", thotë dr. Hirsch.

Identifikimi i formave vizuale nga të dhënat është pjesë e këtij kërkimi. Modelet vizuale kanë treguar se ato ndryshojnë në kushte të tilla si paniku dhe depresioni.

Ky studim gjithashtu mund të ndihmojë për të kuptuar se si autizmi prek individët.

"Në rastin e autizmit, prindërit dhe profesionistët shëndetësorë dyshojnë se fëmija mund të ketë autizëm kur nuk arrin të angazhohet me individë të tjerë, por dihet shumë pak rreth neuro-qarqeve që përfshinë angazhimin me të tjerët ", thotë dr. Hirsch.

Në Universitetin Princeton, neuroshkencëtari Uri Hasson është në kërkim të mënyrës se si truri ndërvepron kur një person flet me një tjetër.

"Pra, ne kemi zhvilluar një metodë të re në të cilën unë mund të skanoj njerëz, ndërsa ata janë duke treguar histori të jetës, dhe pastaj këto histori i luaj të regjistruara për një grup dëgjuesish. Dhe ajo që ne po kërkojmë është nëse truri i dëgjuesit bëhet i ngjashëm me trurin e folësit gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë".

Dr. Hasson thotë se gjetje të tilla janë të vlefshme për të mësuar se si është organizuar truri. "Sa më të ngjashëm modelet e trurit, aq më i mirë është komunikimi dhe mirëkuptimi", thotë ai. -
 
Titulli: Shkencëtarët ofrojnë një pamje të rrallë si truri ynë punon kur jemi në një

Sh interesant. Imagjino te na skaojne trurin tone. Kushedi sa aspak ngjashmeri do kishim me njeri tjetrin qe nuk merremi vesh asnjeher, Lol
 
Titulli: Shkencëtarët ofrojnë një pamje të rrallë si truri ynë punon kur jemi në një

Sh interesant. Imagjino te na skaojne trurin tone. Kushedi sa aspak ngjashmeri do kishim me njeri tjetrin qe nuk merremi vesh asnjeher, Lol

Sdo ishte kështu truri kur dy smeren vesh o do ishte komplet blozë ose gjysma gjysma. :p
Teknologjia është gjë e madhe po u përdor siç duhet, shpresojm që së shpejti të fillojn
të bëjn zbulime përsa i përketë shumë sëmundjeve që akoma ska shumë të dhëna.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top