Shkencëtarët: Në planetin Mars ka jetë!

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
jeta-ne-mars.jpg

Kur anija “Viking 2 Lander” e NASA-s preku planetin Mars në vitin 1976, një nga misionet e saj ishte të kërkonte për gjurmë jete. Duke përdorur teste të ndryshme, robotët zbuluan disa tregues se në këtë planet ka forma jete, por rishikimet e mëtejshme i hodhën poshtë pohimet e para, se gjetjet në planet ishin tregues të ekzistencës së jetës. Kërkuesit, të cilët që atëherë i kanë rianalizuar gjetjet e “Viking 2”, thanë se janë pothuajse 100 për qind të sigurt se rezultatet mbi ekzistencën e jetës në planetin e kuq, nuk ishin false. “Prova e fundit është filmimi i bakterit. Do të dërgohet një mikroskop vëzhgues për ta parë atë të lëvizë”, tha Xhosef Miller, shkencëtari që drejton studimin. Por ai u shpreh i bindur se 99 për qind nuk ka dyshime mbi ekzistencën e jetës në Mars. Së bashku me Xhorxho Biançardi, docent në Universitetin e Sienës dhe Gilber Levin nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, Miller, i cili është docent në Universitetin e Kalifornisë mbështesin tezën se analizimi më i thellë i imazheve dhe të dhënave të marra 36 vjet më parë, sjell në përfundimin se Marsi bart jetë elementare në forma mikrobike. Në nëntor, NASA do të nisë një mision të ri në këtë planet, me anijen të quajtur “Kurioziteti”, për të kërkuar për jetë në planetin e kuq dhe më pas në vitin 2016, “ExoMars Trace Gas Orbiter”, do të lançohet në atmosferën e Marsit për një mision të gjatë studimi.

PANORAMA
 
Back
Top