Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë këmbë të poshtme dinozauri te shpendët.

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/
Në foto shihet zhvillimi i fibulës te dinozaurët dhe shpendët, i markuar me ngjyrë të portokalltë. Shihet se si te dinozaurët adultë fibula është e gjatë dhe e kapur për thembre, përderisa te shpendët, në këtë rast te pula, ajo është e shkurtër dhe përfundon me maje

Foto marrë nga: Universidad de Chile

Shkencëtarët kanë arritur që të krijojnë te pula këmbën e poshtme si të dinozaurëve theropodë!
Dihet se shpendët, duke përfshirë këtu edhe pulat, kanë evoluar nga dinozaurët, ose më saktësisht, dinozaurëve theropodë. Rezultatet e studimit janë postuar në revisten Evoluton.

Pjesa e poshtme e këmbës, pa e përfshirë këtu nyjen e këmbës dhe gjithë shputën, te të gjithë kurrizorët e lartë përbëhet nga dy eshtra; tibia dhe fibula. Te paraardhësit e shpendëve, pra te theropodët, fibula gjatë zhvillimit embrional po edhe në format adulte ka arritur deri te thembra e këmbës dhe është lidhur me të (shih foton), ndërsa te shpendët ky asht fillon të zhvillohet si te dinozaurët theropodë por vetëm gjatë zhvillimit embrional, si rekapitulim i evolucionit historik, për t'u shkurtuar më tutje gjatë zhvillimit. Kështu, te format adulte të shpendëve, ky asht, pa fibula, është i shkurtuar dhe përfundon me maje (shih foton). Mirëpo, shkencëtarët kanë arritur që duke përcjellur mekanizmat molakularë që çojnë në shkurtimin e këtij ashti te shpendët, t'i ndërpresin këta mekanizma në proces të tyre. Kështu, me ndërprerjen e mekanizmave molakularë që bëjnë që fibula gjatë zhvillimit embrional të shpendëve të shkurtohet, është bërë e mundur që ky asht të vazhdojë zhvillimin më tutje edhe te shpendët njëjtë si te paraardhësit e tyre theropodë, pra fibula e gjatë e që lidhet për thembrën e këmbës, duke bërë kështu të mundur krijimin e këmbës së poshtme te shpendët si te dinozaurëve.

Kjo është bërë e mundur gjithashtu edhe për shkak të faktit se rrugët e proceseve molekulare për formimin e dy eshtrave të këmbës së poshtme te shpendët janë të njëjtë si te dinozaurët. I vetmi dallim qëndron në atë se te shpendët, e kjo si rezultat i evolucionit historik, fibula shkurtohet dhe mbetet si e tillë te shpendët adultë.

​Ky është edhe një aspekt tjetër me anë të të cilit na bëhet e qartë se shpendët modernë rrjedhin nga dinozaurët theropodë! //sciencedaily.com
 
Titulli: Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë këmbë të poshtme dinozauri te shpendët

Po luajm Zot e ? mire mire , po seshte mire !
 
Titulli: Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë këmbë të poshtme dinozauri te shpendët

Jurasic Park here we come
 
Titulli: Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë këmbë të poshtme dinozauri te shpendët

Hahahaha sa here lexoj per kete teme, me kujtohet kjo video :p

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë këmbë të poshtme dinozauri te shpendët

Po lexoja dje se andej nga Azia , po krijohen jo vetem robote qe do na sherbejne, por qe edhe do na zevendesojne.....Mu dhimbs vetja !
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top