Arfenilla
Themelues i Forumit
Qelizat e marra nga sytë e personave të vdekur mund t’iu rikthejnë shikimin të verbërve.
në botimin e revistës “Stem Cells Translational Medicine”, theksohet se eksperimentet treguan se qelizat njerëzore arritën t’u rijapin shikimin kavjeve të verbëra të cilat mbahen në laborator.
Testet janë bërë nga “University College London” dhe ekipi është i bindur se rezultate të tilla mund të arrihen edhe tek njerezit. në këtë mënyrë do të përmirësohet ndjeshëm cilësia e jetës së tyre edhe pse nuk do të shohin aq sa për të lexuar.
Brenda tre vitesh do të nisin eksperimentet tek njerëzit.
Studiuesit britanike të Institutit të Oftalmologjise tregojnë se kanë gjetur një lloj të veçantë qelize nga pjesa e prapme e syrit e cila ka aftesinë e transformimit. Në laborator këto qeliza ngarkohen kimikisht në mënyrë që të dërgojnë dritën në retinën e syrit, sipas TCH.
Injektimi i qelizave të tilla në pjesën e pasme të syrit tek minjtë e verbër u riktheu atyre 50 % shikimin.
Ekspertet e konsiderojne kete zhvillim si mjaft pozitiv në ndohmë të personave që nuk shohin. Me ndihmën e kësaj teknologjie të verbërit edhe pse nuk do të kenë mundesinë të lexojnë normalisht, do të arrijnë të shohin mjaftueshëm dhe të levizin pa ndihmën e një kujdestari. /albeu