Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkencëtarët gjithnjë e më afër zbulimit të grimcës së Higgsit

Fizikanët të cilët hulumtojnë krijimin e universit po i afrohen zbulimit të grimcës së Higgsit, grimcës për të cilën konsiderohet që është fajtori kryesor që copëzat, e krijuara pas përplasjes së madhe (Big Bang), u shndërruan në yje dhe planetë.

f1_23higgs-jpg1340469297.jpg


Hulumtuesit në CERN përdorin ndeshësin e madh hadronik (LHC), që në fund të dëshmojnë ekzistimin e kësaj grimce. Ata tani besojnë që janë shumë afër këtij qëllimi.

Shkencëtarët besojnë që tashmë kanë parë dëshmitë për ekzistimin e grimcës së Higgsit, edhe pse grimca ekziston aq shkurt, saqë mund të shihen vetëm gjurmët që i lë, përcjell Reuters.

Për të dëshmuar ekzistencën e kësaj grimce, shkencëtarët me ndihmën e LHC-së tentojnë të simulojnë përplasjen e madhe, proces për të cilin shkencëtarët besojnë që ka çuar deri te krijimi i universit.

Kjo grimcë e ka marrë emrin sipas britanikut Peter Higgs, i cili në vitin 1964 ka prezantuar punën në detaje në lidhje me atë se çfarë do të duhej të përfaqësojë kjo grimcë. Grimca apo bosoni i Higgs është përbërësi i fundit dhe kyç i modelit Standard për funksionimin e universit në nivelin e grimcave.

Kah mesi i korrikut të këtij viti në Melbourne të Australisë do të mbahet ICHEP, konferenca e madhe për fizikanë, ndërsa duke u bazuar në më shumë se 300 trilionë ndeshje të protoneve të bëra këtë vit në LHC, publiku spekulon që zbulimi më i madh do të lidhet pikërisht me grimcën e Higgs.

Në zbulimin e grimcës së Higgsit punojnë dy ekipe të ndryshme shkencëtarësh me ndihmën e pajisjeve të ngjashme. Nëse të dy ekipet arrijnë tek rezultatet e njëjta, vetëm atëherë do të mund të publikohej zbulimi i mundshëm i kësaj grimce.
Burimi: kohaditore
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back