Shkenca: Roboti është gati për minierat në fund të detit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në tabanin e detit gjenden disa nga burimet minerare më të pasura në planet. Shfrytëzimi i tyre është ende disa vite larg, por puna ka filluar sakaq dhe makineria që do të nxjerrë pasuri nga thellësia është gati

STEPHEN EISENHAMMER dhe SILVIA ANTONIOLI, Reuters



timthumb.php


timthumb.php

timthumb.php

timthumb.php


timthumb.php




Roboti i parë i botës që shërben për të gërmuar në thellësi të detit qëndron në heshtje në dyshemenë e një fabrike britanike, në pritje që të mbledhë bakër me pastërti të lartë dhe ar nga fundi i detit jashtë brigjeve të Papua Guineja e Re – pasi një mosmarrëveshje mbi kushtet e koncesionit të zgjidhet.

Përtej Papuas Guinesë së Re, në ujërat ndërkombëtare, rregullat dhe termat e rentës minerare për pasurinë botërore të nëndetit duhet gjithashtu të përcaktohen. Bota prej gjykimin e një agjencie të Kombeve të Bashkuara që i ka zyrat qendrore në Xhamajka.

“Nëse ne arrijmë të kujdesemi për mjedisin, do të kemi një ditë tërësisht të re përpara. Zona detare përtej juridiksioneve kombëtare përbën 50 për qind të të gjithë oqeaneve, thotë Nii Odunton, sekretari i përgjithshëm i Autoritetit të Tabanit të Detit (ISA), degë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Unë besoj se përqindjet e pastërtisë duken të mira, bollëku duket i mirë dhe besoj se do të fitohen para”, tha Odunton nga zyrtar e ISA në Kingston.

Përparimet në teknologji, shterimi i burimeve minerare të lehta për t’u arritur në tokë, si dhe çmimet historikisht të larta kanë fuqizuar idenë e hapjes së minierave në det, ku metalet mund të jetë deri në 15 herë më cilësore sesa në depozitat e tokës.


Në Njukastëll të Britanisë së Madhe, “Bisha”, siç e quan inxhinieri Keith Franklin makinerinë e tij, e cila qëndron në pritje, ndërsa i ngjan një nëndetëseje me thika katër metra të gjata në formë krahësh.

E ndërtuar nga Soil Machine Dynamics (SMD), kjo makineri do të vendosë kompaninë e regjistruar në Kanada Nautilus Minerals në rrugën drejt statusit të kompanisë së parë që nxjerr minerale për arsye tregtare nga deti i thellë.

Burimi kryesor i kompanisë njihet si Solvara 1 dhe gjendet rreth 1500 metra nën det. Ajo është një depozitë e tabanit të detit masive me sulfid, e cila krijohet përgjatë rrymave hidrotermale ku lëngjet e pasura me minerare dalin nga korja e oqeanit.

E pajisur me kamera dhe sonarë zëri tredimensionalë, roboti drejtohet nga dy pilotë që gjenden në një dhomë kontrolli tek anija sipër tyre dhe është e lidhur me anijen nga një kabull energjie gjigant.

“Kamerat nuk janë të mjaftueshme në vetvete për shkak se makina do të punojë nëpër rryma detare kaq të errëta dhe të turbullta pranë kores së oqeanit sa në disa raste do të jetë e pamundur të dallohet ndonjë gjë”, thotë Stef Kapusniak, menaxher i zhvillimit të biznesit për sektorin minerar te kompania që ka prodhuar pajisjen. “Sonari tredimensional do të lejojë krijimin e imazheve dhe dërgimin e tyre në dhomën e kontrollit”.

Makineria pastaj pret tabanin e detit dhe thith shkëmbinjtë përmes një tubi për t’i depozitar në pjesën e pasme – “njësoj si të marrësh kremin e një keku”, thotë Kapusniak. Një makinë tjetër, e cila nuk është ndërtuar ende, do të ndihmojë më pas për ta nxjerrë xeherorin në sipërfaqe.

Nautilus synon të prodhojë 80 mijë deri në 100 mijë tonë metrikë bakër dhe 100 mijë deri në 200 mijë onç ar – e barabartë kjo me një minierë modeste në sipërfaqe. Supozohej që kompania të kishte filluar prodhimin tashmë, por mosmarrëveshjet me qeverinë e Papuas Guineja e Re mbi kushtet financiare të kontratës e kanë penguar.

Drejtori ekzekutiv, Majk Xhohnston (Mike Johnston), i tha Reuters se kishte besim se një zgjidhje do të gjendet dhe se kompania do të fillojë punën brenda dy–tri viteve të ardhshme.

Shumica e depozitave më të mira të botës gjenden edhe më thellë sesa zona Solvara 1 e Nautilusit, në rreth 6 mijë metra thellësi, në një zonë të njohur si Klarion Kliperton (Clarion Clipperton).

Numra të mëdhenj kokrrash magnezi – shkëmbinj me përmasat e një patateje të pasur me bakër, kobalt e nikel – gjenden në këtë fushë të pafundme 4.5 milionë kilometra katrore mes Havait dhe Meksikës.

Licencat sakaq janë dhënë

Zyra e OKB—së për tabanin e detit po harton një kod për të zgjidhur disa shqetësime mjedisore, si dhe kushtet tregtare për minierat në detin e thellë. Ajo parashikon se do ta përfundojë rregulloren brenda dy-tre viteve të ardhshme, ndërsa nxjerrja e mineraleve gjendet sërish 5 deri në 10 vjet larg.

“Vetëm pasi kodi të jetë në fuqi dhe njerëzit të jenë të kënaqur me të, investimet e stërmëdha do të duhet të fillojnë në mënyrë që minierat në det të thellë të ndodhin”, thotë Odunton i ISA, i cili është diplomat nga Gana.

ISA është gjithsesi sakaq duke lëshuar licenca eksplorimi – 19 të tilla janë miratuar sakaq. Odunton thotë interesi për to është “shtuar ndjeshëm” gjatë pesë viteve të fundit.

Në mënyrë që të marrë një licencë nga ISA, një aplikant duhet të sponsorizohet apo të jetë partner me një vend. Për kombe si Japonia, të cilat nuk kanë pasuri minerare të vetën, minierat në det të thellë kanë potencialin për të siguruar furnizim me minerale për të ardhmen.

Kina, konsumatori më i madh i metaleve në botë, është gjithashtu edhe një nga vendet më aktive të eksplorimit të detit.

Britania ka një licencë eksplorimi në bashkëpunim me UK Seabed Resources, një degë e gjigantit të mbrojtjes, Lockheed Martin.

“Këto janë ditët kur ju duhet të merrni një pozicion, veçanërisht si qeveri”, thotë Martijn Shouten (Schouten), drejtor menaxherial i IHC – një prodhues pajisjesh e cila e konsideron gërmimin e fundit të detit si burimi më i rëndësishëm i rritjes së të ardhurave të veta.

IHC është partneri kryesor i një projekti të financuar nga Bashkimi Europian i quajtur Blue Mining, i cili filloi në shkurt dhe do të analizojë rastet e biznesit dhe teknologjinë për minierat e detit të thellë përgjatë viteve të ardhshme.

Ky kufi i ri është një perspektivë shumë interesante për kombe ishuj në zhvillim si Tonga dhe Nautu, të cilat kanë gjithashtu licenca eksplorimi. Për Tongan, ku Nautilus thotë se ka mbledhur sakaq rezultate shumë të mira eksplorimi, ky zhvillim mund të sjellë një kthesë të madhe.

“Të ardhurat nga taksat për një minierë të përmasave të mesme mund të sjellin përfitime të jashtëzakonshme për vendin”, thotë Xhohnston nga Nautilus.

Kompanitë kryesore që po kërkojnë të gërmojnë tabanin e detit, si Nautilus dhe UK Seabed Resources, gjithsesi nuk janë kompani minierash konvencionale, megjithëse gjiganti angloamerikan ka rreth 5 për qind të aksioneve të Nautilus.

IHC thotë se shumica e kontratave të saj janë me kompani me bazë teknologjike që nuk operojnë në industrinë minerare, megjithëse refuzoi të japë më shumë detaje për arsye konfidencialiteti biznesi.

IHC tha se ka pasur diskutime me kompani të mëdha nafte që kanë filluar të shfaqin interes në minierat në det të thellë. Por për shkak se shumë pak nga oqeani i thellë është vendosur në hartë apo është eksploruar, mjedisorët janë të shqetësuar mbi humbjen potenciale të faunës dhe biosferës, ekzistenca e të cilave nuk është kuptuar ende siç duhet.

“Vetëm 3 për qind e oqeaneve janë shpallur zona të mbrojtura dhe vetëm 1 për qind e detit të thellë, gjë që e bën këtë zonë si një nga vendet më pak të mbrojtura në botë. Kërcënimi i shfaqur nga minierat në tabanin e detit janë një thirrje zgjimi”, tha Greenpeace në një raport vitin e kaluar.

“Mendoj se ne duhet të jemi me të vërtetë të kujdesshëm se çfarë ndodh me mjedisin”, tha Odunton i ISA. “Ne nuk dimë gjëra mjaftueshëm për të ndërmarrë rreziqe siç i kemi marrë në tokë”

g.shqip
 
Back
Top