Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
couple-in-bed-touching-face1-216x300.jpg

Sipas studimeve më të fundit meshkujt e kanë majën e erotizmit kur është ftohtë, më mirë në orët e para të pasdrekës. Kurse femra kur është ngrohtë, e preferueshme është mbrëmja. Kjo pasi është vërtetuar që muzgu është ora seksualisht më stimuluese për gruan, mëngjesi dhe orët e para të pasdites për burrin.
Por është edhe koha e duhur për të tradhtuar: kështu atij i pëlqen temperaturat e ulta dimërore, kurse asaj ato të ngrohta verore. Në këtë përfundim ka arritur shkenca e meteo-biologjisë, shkencë e cila merret me raportin mes fenomeneve atmosferike dhe qenieve të gjalla. Por duket që këtë dukuri ta kishte gjetur me intuitë edhe Hipokrati në shekullin IV përpara Krishtit, që dielli, shiu, lagështira dhe era kanë ndikim mbi dhimbjen e kokës, dhimbjet reumatizmale, infarketet dhe humorin; por kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar se mund të ndikonin edhe mbi parashikimet erotike, dëshirën, mëmësinë. Madje edhe mbi seksin e atyre qe do të lindin. Ndërkohë që sipas parashikimeve të meterologëve vapa duket se demton spermatozoidet që përmbajnë kromozonin femëror Y. Pra në bazë të meteo-biologjisë, ata që duan të kenë një fëmijë mashkull, duhet të presin pranverën, më mirë akoma verën. Por për ata që janë në nxitim të arrijnë objektivin e shtatëzanisë me sa më pak tentativa dhe që nuk e kane problem seksin e atij që do të lindë, muajt më të mirë janë shkurti dhe nëntori, ku temperatura nuk i kalon 15 gradët, temperaturë kjo në të cilën spermatozoidet janë më të gjalëe dhe aktive, dhe e fekondojnë vezën më me shumë lehtësi.
Temperaturat për gratë

Natyrshëm lind pyetja se sa duhet të shënojë termometri? Shkencërisht për to nuk ekziston një temperaturë ideale, si për burrat. Megjithatë disa eksperimente të bëra në laborator mbi kavie të vogla kanë treguar se janë ulje – zbritjet e shpeshta të temperaturës ato që dëmtojnë pjellshmërinë femërore. Por jo epshin: ishin pikërisht kafshët e ekspozuara ndaj ndryshimeve të temperatures ato më qejfliet

Flirti ju bën më të bukur

Shumë femra besojnë se vetëm nëse janë të bukura dhe simpatike mund të marrin guxim që me anë të flirtit të tërheqin vëmendjen e meshkujve. Marrëzi! Flirti përherë është i dobishëm, përfundon. Monika Mur, psikologe e Universitetit të Vepsterit në Sen-Luis. Edhe atëherë kur femra jo aq simpatike flerton, ka gjasa të mira të tërheqë vëmendjen e huaj. Meshkujt nuk bëjnë flert, por vetëm atëherë kur pranë tyre ulet ndonjë femër tejet e bukur. Ndërkohë që sipas të njëjtës psikologe martesa shkakton shqetësim.. Hulumtimi i tërësishëm ka dëshmuar se madje edhe ngjarjet pozitive mund të ndikojnë negativisht në gjendjen trupore dhe shpirtërore, do të thotë në shëndetin dhe në jetën\bashkëshortore. Pra, shqetësimi është njëfarë “përgjigjeje” e organizmit tonë ndaj kërkesave të ndryshme. Në të shumtën e rasteve meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë e thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që e doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijoj fotografi joreale në kokë.
Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon, “Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkoj argëtim”.

B;tiranaobserver
 
Titulli: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

ah shkenctar shkenctar.....me keto zbulime sdo na lini derman...te gjitha ne shesh do na i nxirrni LOL

Po eshte e vertet e konfirmoje :p
 
Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Bobobo ca e kisha ne mendje kete..ca na i konfirmojn e shkencetaret..eh medet per mua tani..
 
Re: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

po mire ,,,e morem vesh qe kane kohe te ndryshme dhe temperatuara te ndryshme,,,


Pyetja eshte : ku takohen keta dy qenjet sebashku ...Psh : ne pol te veriut dhe femra e futur ne nje pishine me uje te vaket????????????
:qesh: ups
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Per ne qe jemi turni par e vertet eshte, sepse lejet na i japin me veshtiresi !
 
Titulli: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

mendova se mos atere i del mire gjumi... :p
GRA: mbani burrat ne shpi paradite, e i coni ne pune pasdite...
e mundesisht ne pune, ku probabiliteti per tradheti eshte afer zeros... :p
 
Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Vetem meshkujt qe se kane me orar tradhetine.. Ja ka fut kot..
Ku kane ore ata kur vjen puna per seksin dhe tradhetine LOL..
 
Titulli: Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Vetem meshkujt qe se kane me orar tradhetine.. Ja ka fut kot..
Ku kane ore ata kur vjen puna per seksin dhe tradhetine LOL..

Pse ju si i keni oraret, lol
 
Pe: Titulli: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

mendova se mos atere i del mire gjumi... :p
GRA: mbani burrat ne shpi paradite, e i coni ne pune pasdite...
e mundesisht ne pune, ku probabiliteti per tradheti eshte afer zeros... :p


Kreta gjysma e te keqes,mendo tani paradite e mbasdite:p Te pakten vetem mbasdite.
Nuk funksionojne dot te shkretet paradite :D..Mbasdite e te lodhur nga puna edhe mendjen per tradhetim ..:p


Keta shkencetaret sikur kan dal nga cmenduria e kan zen pun...jam dakort me Love..ku kdun tja din ata per paradite e mbasdite ..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Pse ju si i keni oraret, lol

Pse ka orare besnikeria? :)..
 
Titulli: Re: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

po mire ,,,e morem vesh qe kane kohe te ndryshme dhe temperatuara te ndryshme,,,


Pyetja eshte : ku takohen keta dy qenjet sebashku ...Psh : ne pol te veriut dhe femra e futur ne nje pishine me uje te vaket????????????
:qesh: ups

Po tani te tregojme ty takimet po jame i sigurte se tek mullari i kadrise ose tek dera e shpise :p:pLOL sa menje te keqe ke moj hahahaha

sa studime jane bere keto kohet e fundit more si ka mundesi te gjitha per meshkujt edhe te gjitha per keq na nxorren te palarat ne shesh:p
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Pse ka orare besnikeria? :)..

Ndaj u habita edhe une se besnikeria si kur nuk ka interes per tradhetaret :p
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Ndaj u habita edhe une se besnikeria si kur nuk ka interes per tradhetaret :p

Haha po e rregulloj gabimin.. "disa meshkuj tradhetare" se e pergjithesova.. Desole.. :p..

Gjithsesi.. tradhetia s'ka ore si per meshkujt dhe femrat.. kush do te tradhtoj dhe e ka ne mendje te tradheton ne cdo ore apo me cdokend.. :(..
 
Pe: Shkenca: Pasdite meshkujt tradhëtojnë më shumë

Sipas studimeve më të fundit meshkujt e kanë majën e erotizmit kur është ftohtë, më mirë në orët e para të pasdrekës. Kurse femra kur është ngrohtë, e preferueshme është mbrëmja

Keta dite qe eshte ftohte do kene bere namin meshkujt besoj...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top