Shkenca: Ja se cilat janë misteret ende të pazbuluara

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cilat janë misteret shkencore më interesante që ende sot kanë mbetur pa u zbuluar? Lexojini më poshtë!


timthumb.php



Lëvizja e kontinenteve

A keni dëgjuar ndonjëherë më parë për lëvizjen e kontinenteve? Nga këtu fillon shqyrtimi i mistereve shkencore të pazbuluara.
Bëhet fjalë për një teori gjeologjike, sipas së cilës kontinentet kanë lëvizur nga njëri-tjetri. I pari që ka folur mbi këtë teori ka qenë Alfred Lothar Wegener, në vitin 1912, i cili ka dhënë edhe një shpjegim koherent me sa pretendon.
Sot, kjo teori është zëvendësuar nga ajo më modernia, e cila quhet lëvizja tektonike e pllakave! Por ende sot e kësaj dite ky mister mbetet në qendër të vëmendjes se nga çfarë mund të jetë shkaktuar lëvizja e kontinenteve!?

Ekzistenca e megafaunës

Cili është motivi për të cilin është verifikuar ekzistenca e një megafaune? Nuk ka akoma një përgjigje të saktë. Besohet se zhdukja e megafaunës nuk ka ardhur për shkaqe klimatike apo nga ndryshime globale, por thjesht nga migracioni i supergrabitqarëve të llojit homo, kështu që faji duket se është i yni! Natyrisht kjo është vetëm teori, por në varësi të paraqitjes së njeriut në çdo kontinent, filloi abdikimi i secilës prej kafshëve parahistorike që kanë jetuar më parë. A është kjo thjesht një koincidencë!?

Efekti mpemba

Po për efektin mpema keni dëgjuar ndonjëherë më parë? Ndoshta keni dëgjuar të flitet, por jo për emrin shkencor. Bëhet fjalë për atë fenomen që verifikohet në momentin kur vendosen në frigorifer dy gota me ujë, shumë të ngjashme, por me temperaturë fillestare të ndryshme. Gota me ujë më të ngrohtë ngrin më shpejt se ajo me ujë ambienti! Ende sot, askush nuk ka arritur të japë një shpjegim shkencor për këtë efekt të pabesueshëm!

Shpejtësia e dritës

Për sa i takon shpejtësisë së dritës, ne ballafaqohemi ende me mendime kontradiktore! Sot, ne do t’ju propozojmë teorinë e një fizikani amerikan, sipas të cilit, nëse një objekt do të mund të arrinte në të vërtetë një shpejtësi të tillë, kjo do të mund të çonte në zgjerimin e kohës dhe gjithashtu në rritjen e masës së një objekti. Pavarësisht kësaj, që një objekt të arrijë shpejtësinë e dritës do të duhej një sasi e pafund energjie! Ku i dihet nëse mund të arrijmë ta realizojmë një ditë një gjë të tillë!

Eksperiencat jashtëtrupore

Nuk ma do mendja që të mos keni dëgjuar për “Out of Body Experience”, ose për eksperiencat jashtëtrupore?

Të paktën një person në dhjetë deklaron se e ka provuar këtë lloj eksperience të paktën një herë në jetë. Mund të ndodhë sikur jeni pranë vdekjes, për shembull kur flini apo kur provoni një emocion të fortë… Pra, bëhet fjalë për një eksperiencë që ju lejon të dilni nga trupi me ndërgjegjen tuaj, duke shkuar në hapësirën rreth nesh! Për këtë “eksperiencë” ekzistojnë shumë libra, por dëshmia e parë daton mijëra vjet më parë!

اfarë ndodh pas vdekjes?

Kjo është një pyetje që e torturon gjithmonë njeriun, por që natyrisht ai nuk do të jetë kurrë në gjendje ta mësojë përgjigjen derisa të mbërrijë momenti i vdekjes. A e mbani mend historinë e neurokirurgut Eben Alexander. Ai, duke qenë mjek, ishte shumë skeptik në lidhje me këtë temë, derisa u godit nga një formë e rrallë e meningjitit, për shkak të së cilës ra në koma për një javë. Pikërisht pasi u zgjua, ai tha se kishte parë parajsën dhe gjithçka që mund të perceptojë mendja njerëzore. Mbase kjo mund të ketë qenë thjesht një ëndërr! Shkenca ende nuk ka një argument për çka ndodh pas vdekjes!

g.shqip
 
Titulli: Shkenca: Ja se cilat janë misteret ende të pazbuluara

As per shpirt nuk dine asgje !
 
Pe: Shkenca: Ja se cilat janë misteret ende të pazbuluara

Për shumëçka njeriu ka shpjegime të logjikshme.

Psh. tek efekti mpemba, kur ujët e nxehtë
ngrihet më shpejt se ujët e ftohtë.
Tani, të gjithë e dijmë se gjatë ftohjes, një objekt
tkurret, çka don të thotë se edhe dendësia e objektit
rritet, ndërsa gjatë ngrohjes, objekti bymehet,
dhe objekti ka dendësi më ta vogël, respektivisht
atomet janë më të ralla.
Tani, vetë pyetja se në çfarë materie do të depërtonte
një rreze më lehtë: në atë më të dendur apo më të rallë?

Besoj se përgjigja nuk është vështirë të gjindet!
 
Titulli: Shkenca: Ja se cilat janë misteret ende të pazbuluara

Efekti mpema eshte e shpjegueseshme , te pakten qe Kur kam ber une fizike.

Ne goten me uje te ngrohte , molekulat jane ne bymim e siper pra dhe struktura e tyre eshte me poroze!
Si rrjedhoje keto molekula te ujit te ngrohte , jane te parat qe do te veprojne nen presionin e kushteve atmosferike apo ne kete rast , frigoriferi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top