Gjaku artificial do të mund të provohet tek britanikët brenda dy vitesh. Shkëncëtarët e këtij vendi kanë arritur të krijojnë gjak artificial në kushte laboratorike dhe besohet se shumë shpejt ai mund të përdoret edhe për rastet e transfuzionit duke parandaluar mungesën e gjakut në spitale e duke shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Do të mund të përfitojnë edhe pacientët që presin transplanto zemre, bypess apo kurim për shkak të kancerit. Edhe ata do të kenë në dispozicion gjak të mjaftueshëm për të bërë ndërhyrjet e përshtatshme.
B:lajmifundit