Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkenca argumenton çfarë ndodh me ju nëse bëni më shumë seks

-640-0-60317e60e2630.jpg
Askush nuk e ka mohuar se seksi është më shumë në tru, por fati ynë është që ky fakt nuk është gjithmonë gjë e keqe. Gjatë një akti seksual, trupi dhe truri komunikojnë më shumë dhe më mirë me njëri-tjetrin. Më poshtë janë disa fakte që shkaktohen nga një jetë e shëndetshme seksuale.


1. Një orgazmë në ditë mban larg mjekun

Studimet kanë provuar se nga seksi përfitimet shëndetësore janë të panumërta. Nëse nuk shkon në palestër çdo ditë, atëherë zëvendësoje atë me seks të rregullt. Seksi përmirëson gjumin, forcon muskujt dhe i tonifikon ato, madje edhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës.


2. Të afron më shumë me partnerin


Seksi është fizikisht dhe emocionalisht mjaft intim. Gjatë orgazmës, trupi prodhon shumë oksitocinë, hormoni që nxit më shumë lidhjen mes njerëzve. Përveç aktit biologjik, seksi forcon ndjenjat që ke për partnerin dhe e bën lidhjen emocionale edhe më të fortë.

3. I jep shkëlqim lëkurës

Kush e dinte se seksi mund të të bëjë më të bukur? Mjekët thonë se shkak për këtë është fakti që seksi rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, shton oksigjenin në lëkurë, duke e bërë atë më të ndritshme dhe të shkëlqyeshme.

4. Rrit vetëvlerësimin

Marrëdhënia e rregullt seksuale ka të bëjë me tërheqjen fizike, e cila të bën të ndihesh më mirë, më e dëshiruar dhe e veçantë – pika të rëndësishme për të rritur vetëbesimin. Nëse ti ndihesh mirë, njëlloj do të jetë edhe për partnerin.

5. Seksi largon tensionin

Gjatë aktit seksual, trupi lëshon endorfinë, që ndihmon në largimin e tensionit, jep qetësi dhe të ndihmon të ndihesh më e qetë dhe më e lumtur. Më pak tension në trup do të thotë më pak tension mes marrëdhënies suaj dhe më shumë kohë për të shijuar njëri-tjetrin.

6. Orgazma të bën më të zgjuar

Po, e ke lexuar si duhet. Studimet kanë treguar se orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut dhe vë në lëvizje të gjitha pjesët e trurit.


Revista Class
 
Ja te presim cdo na thote gjinia femerore ???
 
Oj shkence, shiqo ndonje gje te hajrit, leri puthjet se pandemia
 
Pranej ma qu tensioni mu kyt vit ?
 
A thua sa do e kenë IQ nimfomanet! ?

Pëndryshe i besoj artikujt shkencorë ?
 
A thua sa do e kenë IQ nimfomanet! ?

Pëndryshe i besoj artikujt shkencorë ?
Ti fol per vedi jo per tjert ?
 
Te bon seksolog. ahahahahahahahahah
 
A thua sa do e kenë IQ nimfomanet! ?

Pëndryshe i besoj artikujt shkencorë ?
Ate mendova e une. Asnjehere nuk semuren ato, thuaj jane super-njerez :lol:
 
A thua sa do e kenë IQ nimfomanet! ?

Pëndryshe i besoj artikujt shkencorë ?
Einstein thonë ka qenë cik nimfoman lool
 
ah sa bukur ah
 
Tashi ajo me shum ca perkufizon... kur e tejkalon me orgazem.... se kjo gjo mka nodh iher e sishte gja e mire se u ba tullaci afrikan ju mor fryma u nxi u bo ibret :p
 
Ca thava mo?
 
Hiç hiç lool
 
iq tepërt të qërro lool
 
Ja më prek pak ???
 
P.S ndiq zërin lool
 
Thash se ishe qerru mi ? ti paske fik dritat lool
 
dhe ti sa qenke rritur te mbaja mend te vockel lool
 
Oooj të rrtime ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back