Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkëmbime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve

Shkëmbime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve
Njoftimet e shtypit nga Koreja e Jugut thonë se forcat detare të Seulit kanë shkëmbyer zjarr me anijet detare të Koresë së Veriut në afërsi të brigjeve perëndimore. Një zëdhënës ushtarak në Korenë e Jugut e konfirmoi përplasjen por tha se nuk kishte detaje të tjera.

Njoftimet e shtypit të Koresë së Jugut thonë se shkëmbimi i zjarrit la anijen e patrullimit koreano-veriore të dëmtuar keq. Nuk dihet nëse ka patur të plagosur në anijen e Phenianit.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, thotë se anijet e luftës të Koresë së Jugut qëlluan një flotë detare të Koresë së Veriut pasi një anije e tyre kaloi kufirin detar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Agjencia e lajmeve thoshte se anija e Koresë së Veriut ishte kundërpërgjigjur me të shtëna. Njoftimet thonë se nuk ka dëmtime nga pala e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut shpesh rrit tensionet në prag të zhvillimeve të mëdha diplomatike rajonale. Incidenti ndodh ndërkohë që presidenti Barack Obama do të vizitojë rajonin këtë javë. Muajin e kaluar, flota detare e Koresë së Veriut akuzoi Seulin se po dërgonte anije lufte përgjatë kufirit për të nxitur tensionet dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të çojnë në shkëmbime zjarri. /VoA/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back