polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Ideja për shkëmbimin e territoreve është ide, e cila na çarmatos para bashkësisë ndërkombëtare, dhe shkon në dëm të shqiptarëve. Kështu vlerësuan pjesëmarrësit në konferencën e përbashkët të rrjetit të organizatave shqiptare, të mbajtur sot në Shkup nën organizim të lëvizjes qytetare Zgjohu.
Në këtë konferencë të ROSH-it u prezantua raporti 6 mujorë i ngjarjeve aktuale në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Luginë të Preshevës.
.
“Unë mendoj se neve po ma matet pulsi me këtë tezen për shkëmbimin e territoreve ndërmjet veriut të Kosovës dhe Kosovës lindore, pikërisht në kohën kur ne, kur më pak nuk i kemi kontrolluar këto dy zona. Në njërën anë s’po na lejojnë me pas ushtri, s’po na lejojnë me pas sovranitet, fjalën e fundit e kanë ndërkombëtarët edhe në anën tjetër na qesin kartën shkëmbeni dy territoret që në fakt do të duhej të ishin tonat, por që aktualisht se kontrollojmë asnjërën.”, vlerëson Albin Kurti, Vetëvendosja, Kosovë.
“Ideja e krijimit të shteteve të pastra etnike është një kuti pandore. Në rast se neve i përshtatemi ose jemi akoma të frymëzuar nga këto ide, garant se çarmatosemi nga mbështetja ndërkombëtare. Absolutisht që nuk do të ishte e dëshirueshme për shqiptarët një shkëmbim territoresh dhe shkëmbim popullsie, do të ishte një traumë e jashtëzakonshme për popullsinë civile edhe po të bëhej kjo gjë” theksoi Adri Nurellari, Instituti liberal, Shqipëri.
Ndërkohë Artan Grubi, nga Lëvizja Zgjohu, theksoi se shqiptarët nuk kanë se çfarë të shkëmbejnë, por vetëm kanë se çfarë të marrin, ndërkohë që u ndal edhe në implementimin Marrëveshjes së Ohrit dhe dështimin e politikës së subjekteve politike shqiptare në këtë drejtim dhe në drejtim të raporteve të autoritete maqedonase kundrejt Kosovës.
“Dështimi i faktorizimit të politikës dhe vullnetit shqiptar përballë partnerëve maqedonasë shihet në vonesën e pajustifikueshme për të njohur Republikën e Kosovës ma herët, skandali me mos ftesën e presidentit Sejdiu në inaugurimin e kryetarit Ivanov, kushtëzimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën me vijëzimin e kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës.” tha Artan Grubi, Zgjohu, Maqedoni.
Ndërsa përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës, përmendi shpërnguljen e popullatës si rezultat i zhvillimeve të fundit në këtë trevë të banuar me shqiptarë.
“Janë arrestuar disa shqiptarë nga autoritet serbe në emër faktikisht të luftës kundër terrorizmit apo të krimit të organizuar, por ajo që është më keq është që kjo ka ndikuar në shpërnguljen e mëtejshme të qytetarëve, diku 500 familje shqiptare kanë lëshuar Preshevën dhe Bujanocin pas këtyre arrestimeve nga frika. Do me thënë në këtë kuptim përpos që nuk kemi kthim të popullatës së shpërngulur gjatë viteve 2000-2001 kemi edhe më tepër një rritje të shpërnguljes” tregon Belgzin Kamberi, nga KDLNJ në Preshevë.
Ndryshe Rrjeti i Organizatave Shqiptare ROSH përbëhet nga 20 organizata të ndryshme shoqërore shqiptare nga të gjitha trevat, ku jetojnë shqiptarët. ROSH ka për qëllim që të organizoj aktivitete të përbashkëta me karakter kombëtar si dhe të punojë drejtë vetëdijesimit të shqiptarëve për pozitën e tyre politike, ekonomike e shoqërore në Ballkan..
Në konferencë ndonëse të paralajmëruar nuk morën pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe اamërisë.
diplomacia.dk