Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë

Love

βeℓℓe â๓e
VLORE – Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë të Vlorës. Persona ende të paidentifikuar kanë prishur pak ditë më parë memorialin ku ishte varrosur Ismail Qemali pranë tyrbes së këtij fshati.

vlore-ish-varri-i-ismail-qemalit-i-shkatwruar-300x225.jpg


Eshtrat e tij janë zhvarrosur më 26 nëntor 1932 në Kaninë dhe janë rivarrosur në vendin ku sot mban emrin “Sheshi i Flamurit”. Banorë të fshatit Kaninë, kryepleqësia dhe komuna shprehen të shqetësuar nga shkatërrimi i memorialit.

Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, ata janë mbledhur dhe kanë vendosur që të investojnë të gjithë banorët dhe biznesmenët e fshatit Kaninë që të vendosin bustin e Ismail Qemalit në mesin e sheshit të fshatit, i quajtur ndryshe “Sheshi i Tyrbes”.

“Prej disa ditësh vumë re se varri ku preheshin më parë eshtrat e Ismail Qemalit, që ndodhet në afërsi të tyrbes së fshatit Kaninë, ishte shkatërruar. Edhe memoriali prej betoni që ishte ngritur në vendin ku ka qenë varrosur Ismail Qemali, por i papërfunduar, është hedhur në shesh duke prerë hekurat me sharrë dhe shkatërruar betonin. Madje ishte shkatërruar dhe një pjesë muri pranë vendit ku ndodhej varri, ku shkruhej: ‘Këtu ndodhet varri i Ismali Qemalit’”, u shprehën banorë të Kaninës.
Burimi: panorama
 
Titulli: Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë

Po c'fituan,moren dicka me vlere?
Me siguri duhet te jen njerez qe urrejn Shqiperine dhe "simbolin" e Pavarsis!
 
Titulli: Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë

Po c'fituan,moren dicka me vlere?
Me siguri duhet te jen njerez qe urrejn Shqiperine dhe "simbolin" e Pavarsis!

Ndersa une them me siguri duhet te jene ata qe vuajne per buken e gojes,mund te ken mar hekurat e ti shesin per leke.
Nuk ka shqiptar qe urren Shqiperine apo simbolet e tij,ka shqiptar qe jane indiferent ndaj ketyre gjerave dhe bejne cdo gje per te nxjere buken e gojes.
Kjo eshte pjese e varferise dhe krizez ne Shqiperi, jane shtuar hajdutet me shumic, ka hajdut se jane mesuar me kete jete ka dhe hajdute se nuk kane me cfare te ushqehen e zgjedhin menyra te tilla.
 
Back
Top