Shkatërrohet “Black Market” në qendër të Tiranës

Зngjεll

___________
Policia, super-operacion ndaj biznesit të paliçensuar të celularëve

Policia e Tiranës, ka realizuar super-operacionin e radhës. Në mes të kryeqendrës së vendit dhe në mesa të ditës, blutë kanë arritur të vënë në pranga një person dhe të shoqërojnë në ambientet e policisë edhe 6 të tjera. Operacioni i koduar “Blak Market”, ose “tregu i zi”, është zhvilluar te vendi që prej shumë vitesh njihet se “tregu i dollarit”. Ndërhyrja e oficerëve të krimit ekonomik mësohet, nga njoftimi për shtyp i drejtorisë, se ka ardhur pas informacioneve të marra në rrugë operative se në këtë treg shiten mallra kontrabandë. “Viktima” e “Black Market” ishte 35 vjeçari Shpëtim Pashaj, i cili rezultoi të shistet në tezgën e tij mall kontrabandë dhe se ushtronte aktivitet të paligjshëm. Ndërkohë që Pashaj është mbajtur në ambientet e policisë së Tiranës, bashkëpunëtorët e tij janë lënë të lirë. Policia njofton se tashmë kanë nisur hetimet ndaj aktivitetit të tij të paligjshëm si dhe janë sekuestruar një sërë aksesorësh.

“Tregu i zi”...

I vendosur në hyrjen e “Postës Shqiptare”, tregu që u konsiderua i “zi” ditën e djeshme nga ekspertët e krimit ekonomik, gjendet aty prej shumë vitesh. Gjeografia e tij vjen deri në hyrje të “Rrugës së Kavajës”, duke bërë kështu të mundur edhe zbulimin e aktivitetit të tyre të paligjshëm. Ditën e djeshme, anti-krimi ekonomik ka marrë ofensivën e radhës duke goditur pikërisht grupin e shitësve që ishin të vendosur në afërsi të Postës. Ndërsa janë shoqëruar 7 persona, vetëm një prej tyre është vënë nën masën e arrestit, pasi materialet që dispononte policia kishte fakte se i kishte kontrabandë. 6 të tjerët janë lënë të lirë me kusht, dy prej të cilëve mësohet se janë adoleshentë. Kështu, i arrestuari Shpëtim Pashaj akuzohet si i dyshuar për konsumimin e veprës penale “tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”. Ndërkohë policia e motivon aksionin e djeshëm me faktin se personat e shoqëruar ushtronin në mënyrë të kundërligjshme dhe pa liçensë aktivitetin e shitjes së celularëve dhe të aksesore të tjerë.

Materialet e sekuestruara

“Black Market” përveç shoqërimit të 7 personave ka mundur të kryej edhe sekuestrimin e materialeve që shitësit tregtonin. Sipas të dhënave zyrtare që shoqërojnë informacionin për operacionin e policisë saktësohet se janë bllokuar në cilësinë e provës materiale sende që kapin vlerën e 4 milion lekëve. Sipas policisë u grumbulluan kapakë celularësh, ushqyes, këllufë e një sërë materialesh të tjera, ndërkohë bëhet me dije se ofensiva e policisë nuk do të ndalet deri në mbylljen e këtij aktiviteti të paligjshëm që ushtrohet në mes të Tiranës.
5000 copë kapakë aparatesh celularë të markave të ndryshme.
1000 copë këllufë telefoni celularë të markave të ndryshme.
3050 copë karikus telefonash celular të ndryshme.
2500 copë bateri telefonash të ndryshme.
1500 copë Kufje për celular të ndryshëm.

Ndalohet i riu: kryente kalimin e dy shtetasve

Kalimi i paligjshëm i kufirit me anë të ndihmës së njohësve të mirë jo vetëm të terrenit, vazhdon të jetë jo vetëm mënyra e pëlqyer e trafikantëve për të fituar para por edhe e shtetasve për të u larguar në jashtë vendit. Kështu, ngjau edhe dy ditë më parë, kur policia kufitare në vendkalimet me Greqinë ka mundur të zbulojë kalimin e paligjshëm të tre shtetasve. Ndërkohë që sipërmarrja e tyre është ndaluar, policia kufitare ka bërë të ditur edhe emrin e të riut të rënë në pranga, nën akuzën e “kalimit të paligjshëm të klandestinëve”. Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Gjirokastrës mësohet se i ndaluari është 22 vjeçari, Jurgen Sinaj nga një fshat i Mallakastrës, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe dy personat që shoqëroheshin prej tij. Sipas të njëjtave të dhëna është mësuar se i riu, kundrejt kalimit të dy personave për në tokën greke ai përfitonte shumën prej 2000 eurove, “pazar” ky tashmë i njohur edhe nga qarqet policeske. Burimet policore tregojnë se personat që po ndihmonte Sinaj, donin të shkonin në Athinë te njeriu i tyre i cili punonte prej vitesh atje pa mundur që të realizonte bashkimin familjar. I riu që tashmë do të hetohet për trafik klandestinësh, iu bashkohet dhjetëra trafikantëve të tjerë, të cilët kanë rënë viktimë e këtij përfitimi të paligjshëm. Burimet e policisë tregojnë se trafikantët i marrin paratë e tyre vetëm pasi arrijnë të realizojnë edhe misionin. Vetëm pak ditë më parë, kufiri grek rezultoi më i shkeluri në të gjithë kufirin e BE-së, e kryesisht këto shkelje iu përkasin jo vetëm shtetasve shqiptarë por edhe vëmendjes së cunguar të policisë.

Kryehetuesi i pasurive sulmon Prokurorinë

Ish-prokurori i njohur i institucionit të hetimit jo vetëm në Tiranë, Adriatik Llalla, ka lwshuar një lumë akuzash pikërisht mbi këtë institucion. Tashmë, prej më shumë se 9 muajsh i larguar prej këtij institucioni, për në një tjetër post të rëndësishëm, prokurori Llalla, ka kërkuar hapësirën e duhur për të akuzuar për mosbashkëpunim institucionin të cilit i shërbeu prej shumë vitesh.
I pozicionuar në krye të inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive ditën e djeshme në një intervistë mediatike ka akuzuar Prokurorinë për qëndrim të njëanshëm. Këtë qëndrim të njëanshëm të organit të akuzës Llalla e ka të bazuar në lidhje disa çështje të zyrtarëve të lartë, ndërsa sipas fjalës së tij, problemi nuk janë kjo sërë zyrtarësh, por janë pjesa tjetër. Gjithashtu në të njëjtën linjë është lëshuar edhe akuza mbi vendosjen në mënyrë të padrejtë për disa çështje si dhe mosbashkëpunimin me Inspektoriatin që prokurori drejton, duke u bërë kështu edhe mbrojtësja e shkelësve të ligjit.
Mirëpo, akuzat e djeshme nuk janë të vetmet në rangje institucionale që janë lëshuar kohëve të fundit. Institucione që janë të pavarura, jo vetëm që u ndër-akuzuan për varësi nga më të ndryshmet por edhe për qëndrime të njëanshme e deri edhe të marrura “peng” prej ekzekutivit. Ndërsa akuzat e djeshme që vijnë nga zëri i ish-prokurorit për godinën e hetimit, kanë lidhje me qëndrimin e organit të akuzës me disa çështje të zyrtarëve të lartë. Vetëm brenda kësaj jave janë shënuar edhe incidentet të tjera mes prokurorisë e gjykatës dhe anasjelltas. Akuzat që kanë shoqëruar njëra-tjetrën në shumëplanësi, nxjerrin në pah vetëm faktin se pala e akuzuar është mbrojtëse e shkeljes së ligjit. Kjo akuzë erdhi edhe së fundi konkretisht për institucionin që heton dhe punon për zbulimin e veprave të përbëjnë dhe janë “kushtetutshmëria” e tij. /TO/

 
edhe ca i paskan sekuestruar te shkretit
vetem kapak kellef e kufje
 
Back
Top